Masakra në Selenicë, pas vrasjes autori filmoi viktimat

August 12, 2018 11:47

Masakra në Selenicë, pas vrasjes autori filmoi viktimat

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ritvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia.

Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit. Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat.

Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka.

Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar celularin e Ritvan Zykajt nga ku rezulton video e plotë e masakrës dhe komunikimet e fundit që ai ka bërë me të njohur dhe postimet në rrjetin social Facebook.

Prindërit, vëllai dhe motra e autori të vrasjes së 8 kushërinjve, kanë braktisur shtëpinë në Resulaj të Selenicës. Policia, menjëherë pas ngjarjes, i ka marrë në mbrojtje dhe banorët e tjerë nuk kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

Frika e hakmarrjes bëri që forcat e policisë të përgatisnin një plan mbrojtje për familjarët e Ridvan Zykës, vrasësi që në pak minuta ekzekutoi tetë persona, midis tyre dhe një fëmijë. Një ditë pasi iu dha lamtumira e fundit 8 viktimave, në fshat njerëzit nuk vazhdojnë jetën normalisht. Ata ende janë në orët e pikëllimit dhe flasin për atë që ka ndodhur

Të hënën Zykaj do të dalë para Gjykatës së Vlorës aty ku ndaj tij prokuroria ka kërkuar arrest me burg deri në përfundim të hetimeve si dhe një ekspertizë psikofizike për të kuptuar nëse ka apo jo probleme mendore.

.

o.j/dita

August 12, 2018 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*