Masakra shtetërore në Përmet, dëshmi nga fronti i luftës ‘Mars 1997’

Përgatiti: Kujtim Boriçi June 12, 2013 19:41

Masakra shtetërore në Përmet, dëshmi nga fronti i luftës ‘Mars 1997’

PJESA IX: Trazirat e marsit 1997. Çfarë ndodhi në qytetin e Përmetit, terrori i mercenarëve të Berishës në këtë qytet, vizita urgjente e Gazidedes dhe e titullarit të Ministrisë së Mbrojtjes. Dëshmi nga fronti i luftës të ushtarakëve Adem Çopani dhe Elmaz Punavija

 

Mbrëmja e 8 marsit 1997 e gjeti qytetin e Përmetit të “pushtuar” nga SHIK-asit e Gazidedes, mercenarët e armatosur, repartet e tankeve dhe të artilerisë. Vijnë me urgjencë e japin porositë për luftë, Ministri i Mbrojtjes dhe gjeneral Gazidede, komandanti i operacionit.

 

Dr. Hekuran Rapaj

 

Lajme të zeza e tragjedi në qytetin e luleve, qytetin tradicionalisht të qetë të Përmetit. Përmeti ishte zgjedhur baza nga do të niseshin formacione të shumta ushtarake për mësymjen kundër “rebelëve të kuq” të Jugut. Bashkë me pranverën, në Përmetin e njerëzve të mrekullueshëm, hyri dhe masakra shtetërore.

 

PËRMETI, EPIQENDRA E LUFTËS

Pse u zgjodh pikërisht Përmeti? Ndoshta më tepër për karakterin e veçantë të përmetarëve, sesa për terrenin e përshtatshëm. Përmeti ishte i vetmi qytet në Jugun e Shqipërisë që ndodhej nën kontrollin e rreptë të regjimit. Shteti kishte informacionin e sigurt për karakterin e njohur të qytetarit përmetar. Si njerëz të edukuar, të urtë e mikpritës, nuk do të rezistonin ndaj makinës shtypëse ushtarake dhe përqendrimit të forcave atje. Për herë të parë në historinë e tij, Përmeti ka parë këtë përqendrim të madh forcash dhe mjetesh luftarake. Ndërkaq, për herë të parë do të binte në kontakt me kulturat e dobëta banale dhe veprimet rrugaçërore. Mënyra e organizimit të luftës në Përmet me të vërtetë nuk kishte precedent. Nga çdo pikëpamje që ta shohësh ajo është një spektakël që nuk e ka shokun në analet e historisë së konflikteve shqiptare.

 

HAKMARRJA E SHTETIT KUNDËR PËRMETIT

Që në agimet e para të pranverës dhe deri në mbrëmjen e 8 marsit 1997, qytetin historik të Përmetit e mbuluan forcat e shumta të mercenarëve, specialet e SHIK-ut, Brigada Komando, Brigada e Këmbësorisë së Shijakut, Burrelit, Brigada Tankiste Zall-Herr, Brigada e Artilerisë së Divizionit Këmbësorisë Tiranë, një brigadë e quajtur “rezervistë”, të grumbulluar kryesisht nga rrethinat veriore të Shqipërisë.

Qyteti i Përmetit u mbush me dy ushtri, të organizuara dhe të drejtuara nga shteti, të përqendruara në dy kampe përballë njëra-tjetrës. Lumi i ndante në mes: Forcat vullnetare të veriut dhe të SHIK-ut, si dhe Forcat e Armatosura të ushtrisë. Pas udhëtimit të gjatë e të mundimshëm, përpara syve të njëra tjetrës, asnjëra nuk mund të hynte në “betejë”. Kjo gjendje vërtetonte faktin se edhe “fitorja” e cilësdo force, ishte e padobishme. Zhvillimi i ngjarjeve të planifikuara do të qëndronte aq larg për t’u zbatuar sa edhe më parë se të përqendroheshin forcat.

Kjo llojshmëri forcash të çorientuara, ky agresivitet i njerëzve që as vetë nuk e dinin përse kishin ardhur deri këtu, krijoi konfliktin më serioz jo vetëm për popullin e Përmetit, por edhe midis formacioneve të ushtrisë dhe SHIK-ut.

 

PARADOKSI I NJË BETEJE

Si duhet të shpjegohet kjo! Si njëra palë e forcave edhe pala tjetër kishin në përbërjen e tyre pothuajse të njëjtën bërthame, ata ishin vetëm forca vullnetare. Bërthama e rregullt e Forcave të Armatosura në këto momente ose ishte shkrirë komplet, ose ishte bërë tepër e dobët për të realizuar veprimet që kërkonin zbatimin e urdhrave të dhëna. Ajo përbëhej nga një masë e caktuar rekrutësh të pastërvitur, të mashtruar rreth asaj çka do të kryenin. Ishte vetëm uniforma që i dallonte ose që i bënte ushtarë. Stërvitja as që nuk ishte menduar të bëhej. Dëshira e oficerëve të forcave të ushtrisë së rregullt, por edhe ai numër i pakët i oficerëve vullnetarë nuk ishte për stërvitjen dhe drejtimin e këtyre lloj operacionesh.

Për organizimin e mirëfilltë ushtarak nuk mund të flitej madje, as për forcat e ushtrisë së rregullt. Absurdi qëndronte në faktin se edhe ushtarët aktiv ishin ushtarë të rinj. Ishte absurde të hidhje rekrutët e pastërvitur në një aventurë të tillë përballë njerëzve e familjeve të tyre që përjetonin të njëjtin fat.

Kështu, forcat ushtarake shtetërore të grumbulluara në Përmet mbetën tepër të befasuar, duke refuzuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Disponues për zbatimin e urdhrave ishin disa prej kolonelëve dhe ushtarakëve të ardhur atje, por që mbetën të vetmuar. Për një moment të mendojmë se dëshira e personelit komandues dhe drejtues ekzistonte për stërvitje dhe manovrat e mëtejshme dhe se kjo vështirësi mund të kapërcehej. Por si do të qëndronte puna me shpejtësinë e përgatitjes së kontigjenteve të mbledhura e të grumbulluara me urgjencë para pak ditësh në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”? Ky kontigjent kishte në përbërjen e vet diferenca moshe nga më të ndryshmet. Brezi i ri kishte rreth 10 vjet që nuk stërvitej ushtarakisht, gjë që i mungoi këtij kontigjenti rezervist. Për stërvitje me rezervistët as që ishte menduar ndonjëherë. Ishte kësisoj një efektiv i përbërë nga vullnetarë dhe rezervistë të papërgatitur. Ndryshonte uniforma, emërtimi dhe deri diku urrejtja ndaj jugut për aventurë. Ndërsa për kontigjentet e tjera mbështetëse dhe speciale, puna qëndronte dhe më keq. Këto lloj shërbimesh kërkonin një kohë më të gjatë përgatitje, stërvitje më të kujdesshme sesa për këmbësorin e thjeshtë. Kjo edhe për vetë kuadrin drejtues.

Për një moment mendojmë se të gjitha këto vështirësi kapërceheshin dhe pjesa më e madhe e grupimeve gjendeshin në kushte të mira përgatitje. A mund të lëviznin ata edhe në këtë rast? Efektivave atje u mungonte ushqimi i thjeshtë, u mungonte morali. Ushtaraku mbi karroceritë e mbushura me pluhur, rrugës hante copën e bukës me gjalpë e djathë, ndërkohë që fëmijët dhe familjet e tyre i kishin lënë në kushte jo më të mira. Furnizimi i saj duhej të plotësohej, por depot e ushtrisë kishin vite që pjesë-pjesë ishin grabitur sikundër ishin vjedhur dhe lekët e tenderëve për ushqim dhe për veshmbathje. Organizimi i kësaj pike më elementare të shërbimit logjistik ishte një zero.

 

MERCENARËT E BERISHËS NISIN TERRORIN

Forcat e tjera ishin më në gjendje, më të përkëdhelur nga shteti. Kishin marrë shumë më tepër lekë, por jo mbështetje logjistike. Ndryshimi qëndroi në atë që ishin më të guximshëm në shkatërrimin dhe vjedhjen e dyqaneve, lokaleve dhe furrave të bukës. Kështu që as që mund të parashikohej se sa do te zgjaste kjo gjendje e amullt në të dy kampet e grumbulluara, njëra tek pishat e bukura në hyrje të qytetit dhe tjetra tek reparti special i forcave komando, derisa materiali mendor i cilësisë së lartë i ushtarakëve dhe i vullnetarëve të mos ishte bërë i vlefshëm për vënien në lëvizje të asaj makine gjigante të armatosur, për të ulur armët dhe për t’u gjunjëzuar në emër të një çështjeje të madhe. Këtu ishte fundi i vendosmërisë për konfliktin e hapur që bënë kuadrot dhe efektivat e Forcave të Armatosura kundër drejtuesve të vet. Këtu mbeti fundi i çorganizimit të plotë i  komandim-drejtimit në ushtri.

 

POPULLI PËRBALLË MERCENARËVE

Në “vijën” përballë këtij fronti dhe grupimi të madh forcash dhe mjetesh qëndronte përsëri populli vullnetar i armatosur, po me armët e ushtrisë. Këtyre kontigjenteve nuk mund tu dihej me saktësi numri, përgatitja, mjetet, armatimi, teknika, mbështetja logjistike. Ishin të vendosur në kërkesat e tyre legjitime,  por edhe kuraje për tu ndeshur nuk mund të dihej me saktësi.

Kështu që, grupimet e forcave ushtarake të makinës shtetërore dhe populli i armatosur i Tepelenës, i Gjirokastrës, i Labërisë, dhe i krejt Jugut, të frikësuar nga njëri-tjetri, duke iu trembur fitores pothuajse aq sa edhe disfatës, qëndruan përballë njëra me tjetrën, duke u orvatur të krijonin diçka. Nuk mund të vepronin, nuk mund të ishte ndryshe, kur shihej edhe nga ushtari më i thjeshtë mbretërimi i padijes, dhe i mungesës së përvojës. Paniku nuk ishte i papritur. Tërheqja në çastin vendimtar të hyrjes së luftës civile e cila pushtoi  fillimisht tërë ushtrinë nuk mund të na habiste. Një gjë e tillë u bë më se normale duke penguar luftën civile.

Nëse forcat e mercenarëve të vepronin, unë mendoj, se mbi kokat e tyre do të binte grushti i madh i historisë, ose do të ishin të detyruar të tërhiqeshin me disfatën e turpit, sepse forcat e jugut së bashku me ato të ushtrisë do të hidheshin në veprime, deri në një gjakderdhje të pashmangshme. Masa aktive e efektivave, oficerët dhe ushtarët e thjeshtë që u ndodhën në Përmet, kundërshtuan të ndërgjegjshëm këtë aventurë luftënxitëse. Ky çelës i bllokimit të veprimeve justifikoi plotësisht zbatimin e urdhrave të eprorëve  për përqendrimin e forcave në Përmet, por që atje dhe vetëm atje, në momentin kulmor të historisë kërkohej që çelësi mos të funksiononte më. Ishte momenti kur gjithçka ishte shembur. Lufta civile ishte në start. Dikush i pari të merrte guximin dhe gjithçka shembej.

Gjithsesi, demonstruesit e jugut duhet të falënderojnë ushtrinë e cila që në fillim i mori në mbrojtje në Përmet. Në të kundërt lufta do të zgjaste pambarim duke hapur në të njëjtën kohë atë konflikt gjakmarrjeje që dëshiruan disa, midis Veriut dhe Jugut të Shqipërisë. Jo rastësisht për këtë ishte zgjedhur “vendkomandë” Përmeti.

 

MINISTRI NË PËRMET

Për zbatimin e planeve bën fjalë vizita e ish Ministrit të Mbrojtjes në mesditën e 8 marsit 1997 në Përmet i shoqëruar nga ish Drejtori i SHIK-ut dhe një eskortë ushtarakësh të armatosur. Takimet e para i filloi me më të besuarit e shtetit, drejtuesit e SHIK-ut, veçanërisht  me komandantin e forcave speciale Nënkolonel Mulosmanin. Më pas me drejtuesit e forcave të ushtrisë. Hija e ardhjes së ish Ministri të Mbrojtjes në Përmet mbetet ogurzezë, por edhe tepër misterioze.

Adem Çopani, Gjeneral Major, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA: “Në njërën nga këto ditë vëmë re se Zhulali nuk vjen në zyrë. Meqë i kërkohej diçka pyetëm edhe në familje, por nuk dinin gjë se ku ndodhej. Asnjë nuk kishte dijeni gjatë gjithë ditës. U hap fjala në Shtab se ai do të ishte arratisur. Pastaj rastësisht marrim vesh se kishte marrë një helikopter dhe pa njoftuar paraprakisht asnjërin, kishte shkuar në Përmet.”

Pra ky veprim tregonte se shteti nuk tallej, prezenca e tij vulosi një nga ngjarjet më të shëmtuara. Këtu u bë  ndarja historike. U nda ushtria nga rruga e humnerës së përgatitur. Iniciativa kaloi tek mençuria, gjakftohtësia, tek masa e gjerë e efektivave që të drithëruar gjendeshin më afër tradhtisë. Shakatë pa kripë të ndonjë politikani  a ndonjë të padituri, sepse ushtria u tërhoq dhe nuk zbatoi urdhrat e dhëna, mund të falen vetëm për një gjë: “Turp për mburrjet e mëvonshme dhe për kujdesin që ata kanë treguar për ushtrinë shqiptare”. Edhe pse u tentua disa herë që të merrej drejtimi në forcat e ushtrisë nga “gjeneralët” për “marshimin” drejt jugut, ushtria u distancua nga kjo aventurë. Ajo përfundimisht në heshtje u pozicionua kundër shtetit. Ushtria parandaloi luftën e tmerrshme civile që pas shpine e planëzuan liderët e saj.

 

PËRBALLJA E ARMATOSUR

Ky ishte Përmeti i kontrastit të çuditshëm. Të egërsuar ballë për ballë ushtarakët që kundërshtuan urdhrat dhe mercenarët që bënin terror. Në anën tjetër ushtarakë, oficerë dhe ushtarë të ushtrisë që rrinin në shtëpitë përmetare.

Elmaz Punavia, Kapiten, dëshmitar okular nga Burreli në Përmet: “Mua m’u dha rasti të strehohem në shtëpinë e Robertit, (një ish oficer i njohur im, Robert Ibrahimi). Nëna e tij na ushqente si fëmijët e saj. Natën e fundit vajza e tij 6 vjeçare e miqësuar me ne më tha: “Mos u mërzit o xhaxhi, se do ta takosh vajzën”. Gjithë natën kuadrot e reparteve të ushtrisë diskutuan dhe vendosën rrugën e tërheqjes së efektivave drejt reparteve nga kishin ardhur. Pas orës 10.20 në mëngjesin e datës 9 mars 1997, ushtria e la Përmetin e gjakosur, me 6 të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Përmetin e trëndafilave e përgjaku krimi çnjerëzor i shtetit. Përmeti i historisë së lavdishme të shqiptarëve do të kthehej kësisoj teatri i luftimeve ku “gjeneralët” e yllëzuar brenda një dite do të privonin aftësitë e tyre në këtë ngjarje makabër. Plani i tyre do të vijonte: Përqendrimi dhe njëkohësisht tërheqja e forcave ushtarake të shtetit në Përmet sigurohej nëpërmjet dy rrugëve kryesore dhe të kontrolluara: Tiranë-Berat-Këlcyrë-Përmet, Tiranë-Elbasan-Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet.

Mendohej se forcat ushtarake të shtetit mund të kalonin lehtësisht urën e Leklit për në drejtim kryesor të mësymjes Gjirokastër-Delvinë-Sarandë. Kapia e objektivave ne rajonin e Gjirokastrës do të realizohej në bashkëveprim me forcat ajrore, sidomos me helikopterët të cilët do të fluturonin ulët mbi lartësitë e Dhëmbelit. Këtu do të hidhnin forca speciale dhe mbështetja logjistike drejt vatrave kyçe të “zjarrit rebel”. Kapja e objektivave të largët, Delvinës dhe Sarandës në këtë drejtim të mësymjes mendohej të realizohej në bashkëpunim me aviacionin luftarak dhe forcat e bazës detare të Sarandës. Kështu hyri në pranverën e zezë të vitit 1997, Përmeti i mrekullueshëm, i luleve,  paqedashësi i 10 mijë banorëve.

 

(Fund)

Përgatiti: Kujtim Boriçi June 12, 2013 19:41
Komento

9 Komente

  1. templari_antishpellar June 12, 19:55

    Dhe te mendosh qe Gazidedes nuk i hyri gjemb ne kembe nderkohe shefi i tij eshte ne pushtet per here te dyte dhe perseri vrau.

    Reply to this comment
    • Fanol Bardhi June 12, 23:35

      tragjedi e vertet dhe pas disa viteve do i nxirrin syt ata qe votuan dhe perkrahen bishen qe la krahas tij edhe diktaturen ne drite te mire.

      Reply to this comment
    • fortunato65 June 13, 18:27

      kjo ndodhe ngaqe ne shqiptaret jemi nje popull frikacak .duke pasur te gjitha keto fakte berisha dhe te gjithe pushtetaret e atehershem duheshin varur ne litare.por nga nje ane mire t’ju behet ,votoni edhe njehere berishen serb.

      Reply to this comment
  2. lala June 13, 10:27

    fajinj e kan permetaret qe shapin noi gjyq per genocid me gjith kto fakte qe kan….i harrun perdhunimet neper shpira dhe vrasjet qe ben

    Reply to this comment
  3. AL-Boston June 13, 12:33

    Popull Shqiptare mos haroni se Sali Berisha dhe zagaret e tij ishin ata qe nisen luften civile dhe deshen te ndanin veriun me jugun,te gjitha keto per interesat e Serbis.Duhet te jemi te vendosur qe keta kriminel duhet te dalin ne banken e drejtesis per te mare denimin e merituar per krimet qe kane bere.Vetem keshtu do arijme ta bejme shqiperin si gjithe Europa.

    Reply to this comment
  4. kosta June 13, 16:48

    O Hekuran Rrapaj, doktor……po perse nuk e thua se cili erdheroi por edhe hapi zjarre vete, kunder turmave ne sheshin e Permetit……apo ke frike….apo keshtu te duhet tani qe jemi ne fushate dhe do te perfitosh ndonje kocke nga Edi Rama…..dhe pikerishte keto shpjegime jo ushtarake por gazetareske per kete gazete qe eshte gadi ti vere flaken Shqiperise ne favor te nje perversi homosekluale……propagandon ne kete menyre kaq te turpeshme…thuaje o burre po pate pak burreri…apo edhe ti ngjan me Edin…..ata njerez atje ne Permet, i vrau ARBEN CUKO dhe per kete vrasje u shperblye nga PSja duke e bere komandante te Gardes dhe me vone deputet…..por me e ndyra akoma eshte se Bujar Nishani, si minister i brendshem i dha disa dhjetra miljon leke shperblim….pikerishte per kete vrasje terroriste……dhe ti Hekuran i di mire keto por ta kane ndaluar ti thuash…..

    Reply to this comment
  5. Gramoz June 13, 19:11

    eshte fatkeqesi sesi permeti mban degen e partise demokratike ,,me shume se kudo permetaret keta jashteqitje ti demaskoje dhe duhej ta shkrinte dege fashiste…populli i permetit ka edhe kusure te tjera qe nuk do tu falet …..turpi me i madh qe e bene qytetin e tyre te bukur vareze greke …

    Reply to this comment
  6. Elbasani June 13, 22:51

    Sot aktualisht Sokol Mulosmani,pastron paret e vjedhura ne fshatin Shtyllas Fier,gjoja ka mare kredi dhe ka bere freshtari.Partia socialiste duhet ta hetoj kur te mari pushtetin dhe ta vendosi para ligjit.

    Reply to this comment
  7. i June 14, 05:54

    Dite me te mira erdhen mbas vitit 1997 per popullin shqipetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*