“Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n”

November 3, 2012 00:22

“Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n”

Botohet pas 95 vjetësh “Barbaritë greke në Shqipëri”

Autori i librit, Kosta Papa, u dënua me vdekje se publikoi këto fakte. Një kopje në bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Një dëshmitar i kohës flet për masakrat greke në Jug të Shqipërisë. Edhe pse jo fort i njohur apo i cituar nga historianët shqiptarë, Kosta Papa do të ishte ndër të paktët që do të denonconte botërisht atë çka po ndodhte në Shqipëri në ato vite të errëta kaosi, kur vendi i saposhkëputur nga Perandoria Osmane po “shqyhej” copa-copa nga fqinjët.  Bëhet fjalë për një libër me kujtime, jo shumë voluminoz, të titulluar “Barbaritë greke në Shqipëri”, i sjellë për lexuesin shqiptar nga botimet “Naimi”.

“Kosta Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime vendesh historike dhe shënjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913, dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan në 1914-n e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta”, shkruan në parathënien e librit botuesi dhe redaktori, Naim Zoto.

November 3, 2012 00:22
Komento

1 Koment

  1. xheklal staravecka January 6, 23:14

    se lei è il figlio del Comandante Partigiano Albanese Xhelal Staravecka, le comunico e se è interessato che sono venuto in possesso di manoscritti documenti e passaporto scritti e firmati da suo padre durante la prigionia a Roma per il processo per crimini di guerra avvenuti in Albania durante la seconda G. M.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*