Masakrat serbe në Darsi

Muharrem Sharka & Dr. Niko Ferro April 3, 2016 16:37 Updated

Masakrat serbe në Darsi

Krahina e Darsisë shtrihet në kodrat në jug të lumit Shkumbin, kufizon me Dumrenë në lindje dhe në jug e jugperëndim zbret deri në kufijtë e fushës së Myzeqesë. Një vendbanim i hershëm, me një terren kodrinor të butë ku banorët sigurojnë jetesën e tyre. E identifikuar gjatë viteve të diktaturës si “Zona e Hamit Matjanit”, ka zbehur në një fare mënyre kontributin e shume burrave të kësaj zone, të cilët luftuan dhe drejtuan për liri si dhe në radhët e Ushtrisë Antifashiste, si Rahman Uruçi, Zyber Sharka dhe një vargu të gjatë partizanësh trima, të cilët nuk mund t’i përmendim të gjithë.

Po të vëresh me kujdes toponiminë e kësaj krahine, ndryshe nga vise të tjera përreth, janë të pakta vendemërtimet me origjinë sllave. Nuk është vendi këtu për të rënditur arsyet pse ka ndodhur kjo,por në të vërtetë një “vepër” e ushtrisë serbe në 25 mars 1913, ka përjetësuar një vendemërtim që thirrej “Boka e Bardhë”, por sot nga banorët vendas njihet si “Ke të thermit”.

Një thermit” (Te të therurit).

Ne sfond vendi ku ndodhi masakra…

Ne sfond vendi ku ndodhi masakra…

Një ngjarje që numëron 103 vjet në datën 25 mars, e përjetësuar si toponim që përdoret nga pak banorë, të cilët i referohen rrallëherë për arsyet e tyre, e fshirë nga kujtesa historike.
Po sjellim disa fraza të shkëputura nga libri “Darsia” i studiuesit Harun Greca për të hedhur pak dritë mbi ngjarjen: Në marsin e vitit 1913 serbët kapërcejnë Shkumbinin, zënë kodrat e Darsisë…Në lartësinë 272 metra të Mollagjeçit u vendos shtabi i divizionit…Serbët synonin kalimin nëpër Darsi e Myzeqe të dilnin në Adriatik…Në paraditen e 24 marsit, formacioni ushtarak osman, i komanduar nga gjenerali Xhavit Pasha, që vinte nga Fushë-Kruja, në tërheqje për t’u kthyer në atdhe, ua preu hovin serbëve…Mënjanë, larg e veç ushtrisë osmane, dy banorë të fshatit Gjuzaj; Dervish Zyber Çela e Mersin Selman Çela, të ndodhur atë ditë në shtëpitë e tyre, pranë frontit ku zhvilloheshin luftimet, rrëmbyen armët, hapën “frontin e dytë” te varrezat e lagjes.

Pas largimit të ushtrisë turke, forcat serbe zunë përsëri pozicionet e mëparshme. Ata që e pësuan ishin banorët e fshatit Gjuzaj. Ushtria serbe rrethoi fshatin dhe arrestoi të gjithë burrat duke terrorizuar gra e fëmijë. Të gjithë burrat që morën nga vatrat e tyre, të paarmatosur, civilë, serbët i therën ashtu siç theret bagëtia në kasaphanë.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje Harun Greca, në të vetmen kujtesë të shkruar për zonën, pra në librin “DarsiaA”: Thikat ndritën neëerrësirë prej reflekseve të dritës…I therën në dy thertore, i hodhën kapicë mbi njeri-tjetrin…Era e rëndë e gjakut dhe rënkimet e të therurve trazuan qetësinë e shtirur të natës…

Nga kjo masakër doli i gjallë vetëm Mustafa Xhyra, të cilin jo se e kursyen, por thikat e ngulura në qafë nuk ia morën dot jetën, ndoshta për të rrëfyer për të tjerët ato çaste të fundit për 27 burra të fshatit që u masakruan barbarisht nga serbët, dhe për t’i treguar botës mbarë se cilët ishin barbarët, cilët ishin ata që dhunonin e thernin pabesisht shqiptarët.

Serbët pas masakrës u futën në Lushnje, ku qëndruan mbi dy javë. Nën presionin e Fuqive të Mëdha ata u larguan nga territoret e pushtuara.

Në respekt të këtyre martirëve, por dhe për të gjithë ata shqiptarë që kanë larë me gjakun e tyre të pastër këtë truall të shtrenjtë, besojmë se nuk është e udhës të kalohet në heshtje masakra e 25 marsit, kryer nga kriminelë të pamëshirshëm serbë në zonën e Darsisë. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, sipas informacioneve që morën pranë Bashkisë Lushnje në vendin e quajtur “Boka e Bardhë”, ose “Ke të Thermit”, do të vendoset një memorial, si  simbol ku pasardhësit të kenë mundësi të vizitojnë nga afër, çdo 25 mars, truallin e mbrujtur me gjak të pafajshëm, derdhur nga papërgjegjshmëria, nga ndjenjat harbute, çnjerëzore, nga pabesia e formatuar që në gen e një tufe kaçakësh që u kishte marrë koka erë, dhe fantazia e tyre e sëmurë shihte ëndrra me brigje deti. Këto tmerre të mbjella nga dora njerëzore,por me mendje dhe shpirt çnjerëzor, duhet të fshihen njëherë e përgjithmonë nga kjo botë, dhe për këtë është e nevojshme kujtesa historike.

Emrat e banorëve të masakruar

 

Adem Vallja, Islam Alleshi, Seit Greca, Beqir Greca, Islam Vallja, Sulejman Xhyra, Caush Greca, Murat Greca, Sefer Xhyra, Dervish Çela, Mersin Çela,Sako Xhyra, Elmaz Çela, Mustafë Xhyra (I mbijetuari), Selman Çela, Hasan Greca, Mustafa Greca, Tahir Greca, Islam Xhyra 16.Nuredin Greca 25.Xhaferr Greca, Islam Greca, Qazim Xhyra, Jaçe Greca, Idiz Çela, Sulejman Greca, Veli Xhyra

Muharrem Sharka & Dr. Niko Ferro April 3, 2016 16:37 Updated
Komento

10 Komente

  1. alphade April 3, 17:13

    O M.Sharka a e di Ti kush ishte Rrahman Oruci qe
    strehonte Hamit Matjanin, kriminelin e 162 njerzve
    te vrare prej tij :burra, gra dhe femije, nder ta edhe
    nje nipin tim te larget,emrin e te cilit nuk e kujtoj,por
    qe ishte nip edhe i Beqo Tabakut nga Lazareni ,kulak
    i bere ne vitet 50-te . Djali 15 vjecar qe po ruante dhent
    e qelloi ne koke duke vrapuar! Dhe Rrahman Oruci qe
    Ti po na e ben “hero” ishte bere strehe e Hamit Matjanit !
    O zoteri mesojeni mire historine !!! Hamit Matjanin nuk e
    reabiliton nje shkrim i juaj, nuk e lani gjakun e tij prej krimi
    neli !!!

    Reply to this comment
    • muharrem sharka November 9, 23:51

      Nese sheh kontekstin e ketij shkrimi nuk ka si qellim rehabilitimin e askujt ,por vetem evidentimin e kesaj masakre.Edhe personat qe jane permendur nuk jam nisur nga opinioni im individual pet te marre nje qendrim.Aktualisht Rrahman Uruci ka nje bust ne ambiente publike dhe kjo muk ka nevoje te komentohet nga individe sepse merr vlere subjektive.Per sa i perket niveli tim te njohjes se historise kur te kesh nje identitet te mirefillte mund te diskutojme bashke qe dhe une te kem mundeine te njoh shkallen tuaj te njohjes ,spse ky opinion nuk me thote asgje konkrete.

      Reply to this comment
  2. beni April 4, 09:26

    Keta zhapike te islamizmit qe mbanin flamurin e turqise mir ua kan bere serbet keshtu e meritojn pushtuesit dhe kolaboratoret e ksaj perandorie nazistesh!

    Reply to this comment
    • Fanol Bardhi April 4, 14:51

      Qka te ka ndodhur ty ne femijerin tende qe shkruan ne favor te nje masakre ndaj civileve te pafajshem ?

      Reply to this comment
      • beni April 4, 15:56

        Cilet ishin te pafajshem?
        Te mbash flamurin turk dhe ti vish ne ndihme ushtris turke qenke civil i pa fajshem?!
        Serbet cliruan shkodren e u sulen edhe ne shqiperin e mesme per ta zhdukur sundimin osman nga me te poshtrit per ne shqiptaret!
        Te krishteret katolike te shkodres e priten ushtrin serbe me bande e duartrokitje se i shpetuan nga bandat e rekrutuara te myslimanve shqiptare ne ushtrin turke bile njeri prej tyre daja i ahmet zagollit!

        Reply to this comment
        • Fanol Bardhi April 4, 20:34

          Po i thur lavde nje pushtuesi tjeter me asnje dallim nga turqit ? Ne qofte se masakra ne shkrimin lart esht per ty diskutabile e kan deshmuar serbet ne 101 vite te ardhshme barabarizmat shtazarake ndaj kombit tende si hebrejt . Duke e njohur motivacionin serb ndaj nesh , qe po te kish mundesi do na zhdukte pa dallim feje nga trojet tona i besoi blanco shkrimit dhe besoj i bindur se asnjeher nuk kan bere serbet diqka te mire per kombin tone pa e llogarit ne mendje zhdukjen totale te Shqiperise . Turqit u terhoqen nga Shqiperia sepse gjith perandoria Osmane u zvogelu ne ato kufij qe njohim sot dhe gjithmon edhe sot serbet e turqit , kur esht ne pyetje Shqiperia , jan ma afer njeritjetrit qe sa mendon apo din ti .

          Reply to this comment
          • beni April 5, 07:27

            Kush mbante flamurin dy kokshe te shqiponjave serbet nuk i trazuan vetem ata qe mbanin akoma simbolin osman ja u leruan nenen se kshu e meritonin!
            Ti thua komb me trup ne shqypni e me mendje ne turqi?

  3. demo September 8, 19:16

    Or ti kriminel antishqiptar me nogken beni,ti ngaterron turqit me shqiptaret,perdor ndarje fetare me keq se ai alfadja,qe thote mire ja bene serbet fshatareve shqiptare ne 1913,sepse ne 1951 pasardhesit e tyre strehuan Hamit Matjanin.Po ata fshatare qe strehuan Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun,mos ishin dhe ata fajtore?

    Reply to this comment
  4. Islami December 10, 10:29

    Kam dy mesazhe:
    I pari per kete Benin i cili pa i njohur fare njerezit e atij vendi i paragjykon.Turp per komentin qe ben,e per kete merr urrejtjen e banoreve te cilet paragjykon.
    I dyti per autorin e shkrimit,i cili megjithese mer persiper te jape nje informacion te drejte,deformon emrin e zones,dhe kete mendoj se e ben me dashakeqesi.Fshati ka emer te degjuar “GJUZAJ” dhe jo zona e Hamit Matjanit.

    Reply to this comment
  5. ELIOT September 2, 17:44

    SHOKU MUHARREM SHARKA NA TREGON PER NJE MASAKER QE SERBET I BENE SHQIPTAREVE .. DHE DISA I NGATARROJEN GJERAT … AS SERBET DHE AS TURQIT SNA KANE MBROJTUR ASNJEHRE DHE KANE MBROJTUR INTERESAT E TYRE PERSONALE ..PRANDAJ… MOS ZHGARRAVITNI KOT SIPAS MENDIMEVE TUAJ JO POZOTIVE ..KUSH MBANTE FLAMURIN ME KOKOSHE ME …. SHQIPONJEN…. . MORE BENI TE LUTEM SHUME ….MOS SHKRUAJ ME SE ME BERE PER TE QESHUR … .TE LUTEM …. SERBET PRISNIN VETEM NJE RAST TE NA MASAKRONIN TE GJITHEVE ..PER TE NA MARRE TOKAT TONA ….. DHE TI I BEN ENGJEJ …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*