Masakruesit e historisë

April 13, 2018 11:39

Masakruesit e historisë

(Vijon nga numri i kaluar)

Xhevdet Shehu

Thelbi i shqetësimit që u trajtuar në numrin e djeshëm kishte të bënte me një fakt të thjesht: në emër të luftës kundër komunist janë dhënë dhe vazhdojnë të serviren shifra jo reale për çfarë ka ndodhur gjatë regjimit komunist ndaj ish-të përndjekurve politikë të atij regjimi. Fakti që po e trajtojmë këtë çështje në ‘DITA’ nuk ka të bëjë aspak me ndonjë nostalgji për të kaluarën (sikurse mund të pretendojë apo të akuzojë ndokush). Jo. Ka të bëjë me seriozitetin që duhet të tregojmë me ta kaluarën tonë që të mos bëhemi qesharakë.

Në shkrimin e djeshëm unë dhashë disa shifra që servilen aktualisht për numrin e të pushkatuarve me gjyq ose pa gjyq gjatë diktaturës. Fakti është i pamohueshëm, por shifrat janë të pasakta. Ndaj dhe iu referuam një raporti konfidencial zyrtar që ka siguruar ‘DITA’, i cili është hartuar në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2007, pra kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte Kryeministër i vendit.

Pasioni i verbër i disave për të nxirë sa më shumë të kaluarën, ua ka errësuar logjikën dhe flasin me shifra hiperbolike. Unë këta i konsideroj si masakrues të historisë dhe të vërtetave, sikur e shumëzojnë me zero të kaluarën, ashtu dhe kur e bëjnë 100 fish më të bukur realitetin e tashëm. Sepse jam ndër ata që kanë jetuar edhe në atë kohë, edhe në këtë kohë. Mirëpo kam vënë re se sa herë përmenden ngjarje të asaj të kaluare, përfshi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe një sërë arritjesh të kohës së socializmit, sa herë përmendet emri i Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, një kategori njerëzish, grafomanësh dhe pseudohistorianësh hidhen menjëherë në sulm dhe fillojnë nga akuzat dhe etiketimet turlilloj që nuk kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Kështu ndodhi, fjala vjen, kur bëra në tetorin e vitit të kaluar një shkrim për përfundimin e elektrifikimit të vendit. Nuk e ndryshoj mendimin se elektrifikimi ishte diçka madhështore që solli më pas një revolucion të tërë në jetën e shqiptarëve dhe një emancipim shoqëror të vrullshëm përpara. Pavarësisht se elektrifikimi ndodhi në atë kohë. Mund të mohohet ky fakt! Ata që kundërvihen, le t’i fikin dritat. Le t’i harrojnë dhe hidrocentralet që u bënë në atë kohë dhe që u japin dritë shqiptarëve edhe sot e kësaj dite. Por, mohuesit le të kenë kurajon e të tregojnë hidrocentralet e pas vitit 1990 ose vepra të tjera të rëndësishme që janë ndërtuar.

Historiani Pëllumb Xhufi u sulmua në mënyrën më të përbindshme pse u shpreh kundër dhe argumentoi pse kampi i Tepelenës nuk duhet të bëhet si model i Aushvicit shqiptar. E ç’krim bëri Pëllumbi? Pse ju që hiqeni si ithtarë të zjarrtë të fjalës së lirë që na ishte mohuar gjatë diktaturës, i turreni në të njëjtën mënyrë historianit që të mbyllë gojën? Demokratike është kjo? Dakord, kundërshtojeni por mbështetuni në të vërtetat historike. Për shembull, unë nuk jam dakord me Pëllumb Xhufin kur thotë se një burg si model për muze të krimeve të diktaturës mund të ishte Spaçi apo burgu i Burrelit. Unë do thoja se burgu që meriton më shumë nga të tjerët që të shërbejë si model, mund të jetë ai i Porto Romanos, një burg tipik fashist, i ndërtuar në kohën e pushtimit dhe ku kanë vuajtur e vdekur qindra e qindra njerëz, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera ballkanike…

Nejse, debati është i hapur.

Sot ne po botojmë pjesën e dytë të dokumentit konfidencial, i cili e plotëson më mirë tablonë për diskutimet që bëhen.

Me pak gjakftohtësi gjithkush mund të bindet se e vërteta nuk është ajo që serviret nga disa.

 

Dokumenti konfidencial (Pjesa II)

Shifrat dhe faktet reale zyrtare për ish-të përndjekurit politikë dhe sidomos për të pushkatuarit me ose pa gjyq, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 9831, datë 12.11.2007

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, që ka qenë data 01.07.2009, e parashikuar në nenin19, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar, rezulton se në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar shumë kërkesa për dëmshpërblim, dokumentacion ky që disponohet në institucionin tonë në pritje të ndryshimeve përkatëse ligjore përmes të cilave do të rivendoseshin në afat.

Në këtë kuadër, sektori i Trajtimit të Kërkesave për Dëmshpërblim në Ministrinë e Drejtësisë, ka bashkërenduar për evidentimin e numrit të aplikimeve të depozituara jashtë afatit sipas kategorive përkatëse të dënimit. Situata paraqitet si vijon:

– Kategoria e dënimit burg dhe izolim në hetuesi” -1587 dosje;

– Kategoria e dënimit “Dënim me vdekje dhe vrasje pa gjyq për motive politike” – 628 dosje;

– Kategoria e dënimit “Internim/dëbim” – 118 dosje;

– Kategoria e dënimit “Izolim për mjekim të detyrueshëm” – 53 dosje.

Në total deri tani janë evidentuar 3449 dosje të depozituara jashtë afatit.

Sqarojmë se, Sektori i Trajtimit të Kërkesave për Dëmshpërblim vazhdon punën me evidentimin kërkesave të reja, të cilat paraqiten vazhdimisht pavarësisht përfundimit të afatit ligjor të aplikimit për dëmshpërblim financiar.

Vlen të theksohet se, gjatë shqyrtimit dhe hetimit administrativ të dosjeve, rezultojnë disa problematika, por më kryesoret janë:

– i)Problematika që kërkojnë zgjidhje në vijim të procesit, të cilat mund të kërkojnë ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi, me qëllim:

  1. a) trajtimin e 3449 kërkesave, të cilat janë të depozituara në protokollin e të përndjekurve, por të pa trajtuara për shkak se janë depozituar jashtë afatit 1.7.2009, të përcaktuar me ligj;

Sjellim në vëmendjen tuaj se në zbatim të ligjit 9831/2007, i ndryshuar, me ligjin 10111/2007, është miratuar VKM-ja nr. 933, datë 17.10.2010, “Për përcaktimin e procedurave të shqyrtimit administrativ të kërkesave dhe masës së dëmshpërblimit financiar për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”, nëpërmjet së cilës është vendosur shtyrja e afatit deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi vetëm për kategorinë e dënimit vrasje pa gjyq për motive politike;

b)miratimin e dëmshpërblimit financiar të dosjeve të klasifikuara problematike për shkak të problematikave të hasura si psh: nuk vërtetohet koha e hyrje-daljeve nga burgjet apo mungon baza ligjore për të përcaktuar nëse dënimi apo izolimi i kryer nga ish i dënuari politik është për një vepër penale politike të parashikuar në ligj;

  1. c) miratimin e skemës së pensionit për kategorinë internim-dëbim në zbatim të germës “c”, të nenit 6, të ligjit nr. 9831/2007;

ç) miratimin e dëmshpërblimit financiar për kategorinë internim telame gjemba, për shkak se mungon akti administrativ i kohës që kërkohet në ligjin 9831/2007, në burimet arkivore të kohës.

Referuar nga sa është parashtruar më sipër, sugjerojmë që:

  1. Lidhur me pikën a), kërkohen ndryshimet ligjore përkatëse për shtyrjen e datës së paraqitjes së aplikimeve nga ish të dënuarit që janë ende gjallë/ose të familjeve përfituese të ish të dënuarve sipas ligjit 9831/2007, i ndryshuar. Kjo, pasi deri tani, janë paraqitur rreth 3000 aplikime që nuk mund të shqyrtohen, sepse janë jashtë afatit ligjor të parashikuar në nenin 19, të ligjit 9831/2007, i ndryshuar, ku citohet:

Afati i paraqitjes së kërkesës dhe autoriteti

  1. a) Brenda datës 01.07.2009, ish të dënuarit politikë, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara, që plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5, të këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji.
  2. b) Mosparaqitja e kërkesës brenda fatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, sjell humbjen e të drejtës së dëmshpërblimit për ish të dënuarin politik apo familjarin e viktimës me dënim kapital. Sipas këtij ligji ish i dënuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimës së pushkatuar, nuk mund të rivendosen në afat, për paraqitjen e kërkesës, pas datës 1.7.2009.
  3. Lidhur me pikën b) dhe ç), në praktikën e përditshme të shqyrtimit administrative të dosjeve janë hasur problematika si psh:

– mungon hyrja-dalja nga burgu për të vërtetuar periudhën e saktë të vuajtjes së dënimit;

– rezulton data e arrestimit, por jo data e lirimit nga burgu;

– mungon vendimi i gjykatës që ka dhënë dënimin e formës së prerë;

– mungon baza ligjore, dmth neni dhe vepra politike e konsumuar nga i dënuari.

Në lidhje me këtë, si dhe referuar nenit 26, të ligjit 9831/2007, i ndryshuar, citohet se për aplikimet për të cilat gjatë shqyrtimit nuk provohet data e saktë e arrestimit-lirimit nga burgu/ kur mungon baza ligjore, ose në rastet kur nuk disponohet vendimi i gjykatës që ka dhënë dënimin, kërkesa klasifikohet si e pabazuar në ligj, për mungesë provash.

Gjithashtu, theksojmë se kur nga ana e aplikuesit paraqiten si dokumente provues, vendimi i gjykatës me objekt vërtetimin e kohës së dënimit (hyrja-dalja nga burgu), vërtetimi i komisionit trepalësh i krijuar sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 04.01. 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur, sugjerojmë nxjerrjen e akteve nënligjore përkatëse (VKM, Urdhër/ Udhëzim Ministri), që këto dokumente provuese të merren në konsideratë, për të proceduar me dëmshpërblimin financiar të tyre.

  1. Lidhur me pikën c), sqarojmë se është kompetencë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë propozimi i VKM-së për skemën e pensionit për personat e internuar/dëbuar. Kjo pasi ligji 9831/2007, i ndryshuar, në nenin 6, pika c), citon se për personat e internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
April 13, 2018 11:39
Komento

33 Komente

  1. salem April 13, 12:24

    Kur historia i lihet per ta bere Agron Tufa me diplome “kristali”,nuk mund te presesh ndonje gje te sakte.

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune April 13, 12:27

    antikomunizmi nuk te ben automatikisht as demokrat apo patriot, prandaj sic verifikohen e riverifikohen dosjet per cdo gje, te verifikohen dhe ato te persekutuarve sepse jo te gjithe jane disidente dhe me kete rast respektojme dhe vleresojme disidentin e vertet duke e ndare nga ordineri, filogreku e serbi, kolaboracionisti, ata qe ishin ne fik por rane nga fiku per pislleqe etj. Se taksat e popullit duhet te shkojne te kompensojne disidentet dhe jo plehrat e historise, le qe disidentet nuk duan lek por vleresim moral se ishin idealiste dhe rrezikuan me vetedije.

    Reply to this comment
  3. Monkey April 13, 12:47

    Në emër të Antikomunizmit, u dëmshpërblyen vrasës, spiunë e Tradhtar të Shqipërisë. Mirë që në kohën e Zogut ishin bejlerë e tregtarë që majmeshin e pasuroheshin duke përdorur pjesën tjetër të popullit si skllevër e edhe më pas bashkëpunuan me fashistët e nazistët kundër po pjesës tjetër të popullit por edhe tani pasi shkatërruan cdo gjë të mirë që ngriti populli në 45 vite, duhet t’i dëmshpërblejmë se na paskan vrarë e spiunuar e tradhëtuar për të mirën tonë por ne nuk i paskemi kuptuar.

    Reply to this comment
  4. Diktatura e Hajduteve 1992-2018 nje masaker qe i kalon ato te komunizmit ! April 13, 13:03

    Shkrimi eshte korrekt. Po pyetja eshte kush I mbush mendjen Berishes dhe berishisteve qe jane masakruesit e histories pas 1990 ?!! E verteta e diktatures eshte plotesisht reale po aq edhe e zmadhuar e fryer deri ne nje masaker ! Krime kunder njerezimit vecanrisht shqipotareve jane bere ne diktaturen e sali berishes, ne vitin 1997 kur u vrane me 100 ra shqiptare ka me masaker te madhe qe u eshte ber shqiptareve ? Nen emrin e anti komunizmit u shkatrua cdo gje arkivat, e shtetit, pasuria kombetare, e shqiptareve, pronat private me ligjin 7501e hajduteve politikan Produkti I kesaj masakre e vuajne sot shqiptaret !
    Ne se komunismin do ta quajme diktature, Demokracine e Berishes duhet ta quajme Diktaturene hajduteve politikane te tranzicionit nje masaker e madhe qe I kalon ato te diktatures komuniste ! Bilanci eshte shume I madh

    Reply to this comment
  5. MH April 13, 14:40

    Per shumicen e te persekutuarve jane si puna e atyne qe beheshin mbeshtetes te luftes nacionalclirimtrae qe vendosnin nji tabel ne deren e shtepise qe te shikohet nga rruga:Familje qe kontriboje ne luften clirimtyare.Po sa ishte e vertet kjo mbeshtetje te len te dyshosh mbasi nga tabela e vendosun perfitonte nji shume te caktuar parashe.
    Keshtu qe dhe keto te persekutuar kerkojne me cdo cmim te paraqiten te persekutuar edhe pse ne piken 3. ne shqyrtimin e praktikave te hapjes se dosjeve jane hasur problematika ku – mungon hyrja-dalja nga burgu për të vërtetuar periudhën e saktë të vuajtjes së dënimit.
    Pikrisht kjo ekzistence fallso te binde qe i persekutuari as nuk din nga i bie dera e burgut.Sepse nuk ka hy fare ne burg ku nenkuptohet qe nuk ka si te dal nga nji burge qe nuk ka hyre.Por problemi asht tek perfitimi.
    Keto fallsitete miratohen te mireqena dhe i paburgosuni gezon perfitim damshperblimin myzhde nga qeveri Berisha.Me kusht qe Berisha te qendroj e te baje pushtetin pushte qe kriojoj.

    Reply to this comment
  6. intelektuali April 13, 15:30

    Pty race e keqe kriminelesh enveriste fanatike qe edhe MUTIN si jashteqitje qe leshojne ne gazeten DITA e kane me porcione dhe seri

    PO PSE ME KRIMINELA DHE XHELATE SI XHEVDET SHEHU DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • qirsiimodh April 13, 17:42

      Me atè kokè qè paske Ti merriton qè shqipèria tè hyjè nè vèrèn e satème !

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen April 13, 17:53

      Jo , do te hyje me kriminele te mirefillte si inteloleshi , i cili , me gjithe deshiren dhe vullnetion e zjarrte e verbues antikombetar , ne pa mundesi te debatoje me fakte e me logjike , si kurdohere u kthehet klisheve bajate e te dale boje ne keto tre dekada me sllogane antikomuniste ! O idjot , me keto qe nxjerr nga goja , nuk ben asgje , vecse peshtyn veten kur je para pasqyres ! “Intelektuali ” me injorant qe ka nxjerre kjo toke ! Je krejt i coroditur dhe nuk arrin te kuptosh efektin e thelle te kundert , qe shkakton reagimi yt prej injoranti dhe sherbetori besnik te Beograd- Athines !

      Reply to this comment
  7. demo April 13, 15:30

    Po lere se nuk ta derguan ne Aushvicin e Tepelenes Pellumb Xhufin, o Xhevdet,qe po te dhimbset kaq shume.Duhet te kesh jetuar ne ato Kampe perqendrimi qe te kesh te drejten e mohimit.Kurt Kola,Simon Miraka,Beshir Alla,Nazmi Muzhaqi,Leke Previzi,qe jane ish femijet e mbijetuar nga kampi i cfarosjes se Tepelenes,kane te drejten e mohimit te tmerreve qe perjetuan aty,.Shifrat e sakta te pushkatuarve,te burgosurve dhe internuarve jane mbledhur nga shoqata e te perndjekurve politike nga dosjet e Ministrise se Drejtesise qe ne vitin 1991,ME DESHMI PENALITETI,kur ne pushtet ishte Partia e Punes dhe nuk kishte asnje interes te shtonte Dhe te ndryshonte textin e denimit gjyqesor dhe proces verbalet e hyrjes dhe daljes nga burgu.Akuzat per denime politike jane nga me te cuditshmet dhe ashtu si i kerkoni ju bijte e krimineleve sadiste qe i denuan,vetem Agjitacion-Propogande kunder regjimit, s`keni per t`i gjetur kurre.
    Grupi i 22 intelektualeve te bombes sovjetike jane denuar pa gjyq si terroriste,subversive,grupi i Protoduareve te Beratit jane denuar se do hidhnin ne ere kombinatin e textileve,grupi i vlleheve do helmonte ujesjellesin e qytetit etj etj.Me e cuditshme ka qene nje deshmi penaliteti e Izet Alles,qe u denua me 12 vjet per sabotim ekonomik,sepse kishte hedhur qerren e kooperatives ne kanal.Te gjitha keto Akuza jane ordinere,por te denuarit kane vuajtur denim politik dhe familjet e tyre kane vuajtur persekutim politik.

    Reply to this comment
  8. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni April 13, 16:13

    Shqiptaret kane qene nje shoqeri komuniste prej me shume se 2000 vjetesh.

    Sipas gojedhenes, kur Skenderbeu braktisi ushtrine Otomane per te drejtuar luften per clirimin e Shqiperise, ai morri nje tufe me shkopinj, i lidhi, dhe ja dha secilit nga njerezve te tij qe te provonin t’i thyenin.
    Kur askush nga luftetaret nuk i they dot, Skenderbeu e zgjidhi tufen dhe ja dha nje femije, i cili pa veshtiresi i theu shkopinjte nje nga nje.

    Cfare kulture eshte kjo? Kultura kapitaliste “secili per vete zoti per te gjithe”? Apo kultura komuniste “bashkimi ben fuqine”?

    Pikerisht pse Shqiptaret kishin kete kulture komuniste, ben ate rezistence qe nuk beri asnje popull tjeter. Dhe ishte po kjo kulture komuniste arsyeja pse Shqiperia ishte i vetmi vend qe i shpetoi Cifutet ne nevoje gjate luftes se dyte Boterore, ndersa perendimi kapitalist i “secili per vete zoti per te gjithe” i plackiti.

    Te gjithe te ashtuquajturit “te persekutuar te komunizmit” , do me thene “te persekutuarit e Shqiptareve” jane sllave te ardhur nga kosova, nje popull barbar qe e ka kriminalitetin element kulturor, ne formen e gjakmarrjes.

    Te thuash qe maloket jane persekutuar nga Shqiptaret, nenkupton qe popullsite e tjera i kane trajtuar maloket me mire.
    Po cilet jane keta popuj qe i kane trajtuar maloket me mire se Shqiptaret, Malazezet, Maqedonasit, apo Serbet?
    Ne cilet nga keto vende maloket u bene presidente, si Ramiz Alia?

    Shqiptaret kane bere vertete nje krim, qe e lane Shqiperine ne dore te barbareve, nje krim pasojat e te cilit i vuajten ne keta 30 vjet ne formen shkaterrimit te industrise qe me mund ngriten dhe poshterimit ne formen e jeteses se refugjatit, si te ishin nje popull Afrikan. Dhe pasojat e ketij krimi qe kjo gjenerate i beri Shqiperise ka per t’i vuajtur edhe se paku nje gjenerate tjeter.

    Reply to this comment
  9. Libri April 13, 16:49

    AHAHAHAH
    Keshtu deshiron autori muzhik dhe tere muzhiket e tjere.
    U deshen 27 vjet qe ky autor muzhik ta beje kete zbulim.
    E paska marre nje rroge nga ambasad ruse dhe serbe kyu autor muzhik.

    Reply to this comment
  10. ELIOT April 13, 16:59

    MALOKU SA HERE QE SHKRUN ME BEN PER TE QESHUR . TANI EDHE SKENDERBEU U BE KOMUNIST …… SPSE II BASHKOI SHQIPTARET ..NDERSA KOMUNIZMI I NDAU VELLAU ME VELLANE …MORE DRUVAR DEBILE ..TE LUTE% MOS ZHGARRAVIT …SE NJE NJE COPE IDIOTI QE KURR SE KA PARE SHQIPERIA … DHE TJA HASH MUTIN KOSOVAREVE ..SE JANE NJEIJE HERE ME BURRA SE TY … ZGJEBS SERB ..GREK TURK ..MBYLLE DHE SHKO PIRDHU ANALFABET …

    Reply to this comment
  11. Nastradini April 13, 17:46

    Ore ti Uran jr. rri urte e Mos na ca menderen se i thashe kolecit e te heq nga puna

    Se Po na shet ca si shume pordhe ketu

    Jashteqitje balliste koolaboracioniste

    Reply to this comment
    • intelektuali April 13, 22:25

      O Nastradini i Enverit:

      Beji te fala pederastit Enver Hoxha qe e filloi Luften LANC kriminale tek Kryeballisti Bahri Omari dhe e perfundoi Luften tek Kryefashisti Bahri Omari,

      dhe:

      PATAJ FOL PER BALLISTE DHE KOLABORACIONISTE ME DY oo

      Reply to this comment
  12. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni April 13, 17:56

    Maloket nuk jane vellezer te Shqiptareve.
    Vete fjala malok do te thote e kunderta e i civilizuar, d.m.th barbar.

    Shqiptaret qe kane nxjerre shprehjen “te kam si drita e syrit”, sepse syrin e cmojne me shume se gjithcka, dhe shprehjen “me mire te te dale syri se nami”, sepse namin e cmojne edhe me shume se syrin, pra nje kulture kaq e ndjeshme ndaj namit nuk do ta quante kurre veten e saj , apo “vellezerit” e saj, malok / barbar.

    Maloket jane popull me origjine Afrikane sjelle si skllever ne antikitet, sepse me kuturen e tyre klanore dhe paaftesine shtetformuese, ishin target i lehte per t’u skllaveruar.

    Vellai me vellane kane te njejtet prinder, e per pasoje te njejtat gjene.

    Kjo eshte panorama gjenetike e popujve te Europes, ku sllavet Shqipfoles jane edhe me te distancuar nga Shqiptaret se Greket dhe Maqedonasit.
    https://media.nature.com/full/nature-assets/nature/journal/v456/n7218/images/nature07331-f1.2.jpg
    http://blogs.discovermagazine.com/gnxp/files/2011/05/sobpc.jpg

    Dhe kjo eshte shperndarja e gjeneve Afrikane ne Europe:
    http://britam.org/Haplogroup-E1b1b.jpg
    https://cache.eupedia.com/images/content/Haplogroup-E1b1b.jpg

    Per sa i perket arsimimit, ne kohen kur Shqiptaret e lane veten qe maloket e zogollit ta kthenin Shqiperine ne koloni te Italise, vete maloket ishin nje popull thuajse krejtesisht analfabet.

    https://i.imgur.com/DWj6DcU.jpg

    Fjala malok, kultura Afrikane e gjakmarrjeve dhe martesave ne djep, nje histori shtypjesh nga c’do popull me te cilin kane rene ne kontak, dhe niveli i ulet i arsimimit, me vetem 176 barore qe mund te lexonin, nderkohe qe vetem qyteti i Enver Hoxhes kishte dyfishin qe kishin mbaruar nje universitet, jane qe te gjitha shprehje e intelektit te ulet prej origjines se afert Afrikane.

    Reply to this comment
  13. Po,Po April 13, 18:10

    Eliot , je xhindosur nga komenti i mesiperm ! Edhe une kam mjaft rezerva per te , por megjithate , e verteta eshte qe kur shqiptaret kane qene te bashkuar , kane qene te pa thyeshem ! Ky eshte nje realitet i pa mohueshem , ndaj fqinjet dhe te gjithe dashakeqesit tane , na cuan deri ne shkaterrimin e shtetit , ne percarje te thelle Juge-Veri , ne “identitet” shqiptar dhe kosovar
    , (sikurse u perpoqen disa ne Kosove) .
    Mendoj se dalja nga situata , nuk eshte ndezja e gjakrave ndaj njeri tjetrit , se keshtu do te binim plotesisht ne kurthin serbo-grek , por te luftojme me mish e shpirt kedo qe guxon te na ndaje e percaje . Dhe te tille nuk jane pak , bile jane nder politikanet kryesore ne Shqiperi e Kosove . Kete duihet ta bejme do e mos do , ne se duam te mbijetojme si komb e si race , nga me te vjetrit ne Ballkan dhe ne Europe .

    Reply to this comment
  14. demo April 13, 18:38

    Ti qe e mban nofken malok,kur gjysma Gjirokastres paska qene me shkolle te larte,po enveri nga ishte qe nuk mori dot nje provim?Mos ishte nga turkmenistani?

    Reply to this comment
  15. Kasandra April 13, 18:58

    Tullumbacet po shfryhen!
    Me këto dokumente vijmë nga fryrjet dhe abuzimet, si ato në artikullin e Entela Resulit dy ditë më parë, më afër realitetit sepse më saktë do të ishin faktet dhe shifrat origjinale jo këto të përpunuara sipas interesit të disave. Edhe për kaq domethënia është e madhe si edhe mirënjohja për autorin Z. Xhevdet Shehu dhe gazetën Dita. Sa larg janë “6000 të pushkatuar me gjyq dhe pa gjyq” ekspozuar nëpër muze, shtyp dhe internet krahasuar me rreth 2000-2600 që tregojnë vetë dokumentet e tyre të botuara në këtë shkrim. Po kështu janë edhe 750,000 bunkerët krahasuar me shifrën reale prej 175,000 gjithësej. Po kështu edhe gjendja nëpër burgje që nuk mund të ishte më e mirë se gjendja e të gjithë popullit sidomos në fshat pas lufte. Sidoqoftë, krahasimi me burgjet naziste është një tullumbace e dobët propagandistike. Nuk ishte vetëm sundimi i ligjit. Në keqësimin e gjendjes kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë të brendshëm edhe të jashtëm që ishin të interesuar për keqësimin e jetës për të gjithë, derisa e sabotuan plotësisht sistemin dhe e morën pushtetin në tavolinë duke pranuar kompromis të egër shkatërrimtar që solli një tragjedi dhe dhëmbje nga më të mëdhatë që njeh historia jonë.
    Shoshitja do ta gjejë rrugën tek origjinali dhe e vërteta. Dhe e vërteta, që populli e ka jetuar, do të tregojë edhe me letra se koha qe e vështirë për të gjitha palët, si jeta, humbjet, vuajtjt dhe dhëmbjet. Ishte luftë midis dy sistemeve me përmasa botërore, midis shumicës dërrmuese fitimtare që ndërtonte dhe pakicës humbëse që pengonte, vriste, priste e shkatërronte në vijimësi edhe gjatë “luftës së ftohtë”. Edhe sot ajo pakicë me përbërje të vjetër dhe të re, që vazhdon propagandën denigruese me të njejtin avaz në dëm të vendit dhe të unitetit tonë, akoma nuk njeh dhe nuk përgjigjet për krimet, shkatërrimet dhe vuajtjet që i ka shkaktuar popullit shqiptar që ishte dhe është në të drejtën e tij legjitime, nuk është e ngopur me dëmet dhe shkatërrimet që bëri në emër të antikomunizmit duke goditur me antihumanizëm dhe barbarizëm të ardhmen e të gjithëve etj. Nuk ka logjikë që të bëjë fajtor një popull të tërë se mbron jetën dhe veprën e tij madhështore, as udhëheqësin e tij të përkushtuar në ndërtimin e vendit e të shtetit dhe në mbrojtjen e interesave shqiptare me dinjitet. Urojmë që debati t’i shërbejë të vërtetës dhe mirëkuptimit për të ecur me kohën e favorshme aktuale. Kasandra.

    Reply to this comment
  16. The whole truth nothing but the truth April 13, 20:22

    Demo

    Po Bill Gates, Po Steven Jobs? ATA i nderprene studimet dhe skane diplome

    Po aman se na vdiqet me keto krahasuar, Enveri smorri dot nje provim. Po ku e di ti o burre, cfare sthane e cfare sthone,qe nga here pederast e here feminst, qe nga Ari ne Zvicer e nga provimet qe ngeli apo ishte Dru apo keshtu apo ashtu.

    Po mire o burre Po 30 vjet e su gjet nje Dokument. Po shkoni gjeni nje deffese a nje certifikate.
    Gjithe Ato sherbimet Sekrete cia e mix NUK i gjeten gje AS ne Zvicer e asgje.

    Po Diploma seshte tregues o burre. Ke gjithe qeveria e Parlament in me diplloma Bile dhe perendimore Po Jane gomare te gjithe ore. Me e keqja Jane spiunet hajdutet korruptuarit.

    Pastaj Po ate qe Ai ishte ngeles e smorri dot nje provim, aman se na Ul vlerat Tona e te baballareve tane, na morret erezin fare

    Do thone Bota, shqyptarer paskan qene 4 milion gomere qe i shtupi e i shtrydhi nje ngeles nje i paditur. Perendimoret e superfuqite do thone Bobo na i vu kufirin ne thana e na morri erezin nje analfabet shyptar .
    Besoj me mire U vjen pershtat te thone na i beri keshtu e ashtu nje Diktator se gje tjeter skane cthone.

    Ti Mund te kesh vuajtur ne ate Regijm, thuaj Enveri ISH Diktator apo dhe te thuash kriminelle(megjithese Ska vrare njeri, Ska denuar njeri, ska hedhur Firmen gjekundi ne denime, gjithe ate te denuar Kane pasur gjykatesi hetuesi Mund ti gjeni) Po Mos u merrnin me budallalleqe me shkolle Pa shkolle.

    Dhe nese , neve na ndertoi i pari Universitetin Shteterore te Tiranes. Pse sthua kete
    Ne na beri me shkolle.

    Skemi IDE te njejtat Po ndonjehere ne pelqen se si shkruan sidomos aktuales ne shqypni.
    Une NUK e di se cfare ke ti po te pakten llogjiko nje cike dhe ne lidhjen me kete teme
    ATA miliarderet qe permenda ne fillim NUK Kane Diplome Po Jane visioner, dhe nga intelligenca e gjenialiteti ne mendim e organizim NUK U afrohet asnje tjeter i Diplomuar

    Se harova, e di ti se Albert Einstein skish mature(Abitur)?

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 13, 23:36

      Nje gabim logjike te thjeshte qe ben zotrote eshte qe i merr shembujt si te intereson aty ke diploma, ko per gje po po te numerije une tey disa gjenira pa diplome, Lymi i Tutit, Liza e Qymyrit, Saçi i Rruga Urres, Gezim Kulufi, Ver Llapa (ky eshte edhe adash me Verin Gjenial). Dhe ne fund, ku e ke gjetur ate rrenen me Albert Einstein qe nuk kishte as maturen???

      Reply to this comment
  17. Krist April 13, 20:33

    Xhevdet,paaftesite tuaja,ne drejtshkrim,na beni te jemi te vemendshem,ne ralle te pare per shkrimin,e me pastaj,per permbajtjen!Po ju jap vetem nje shembull,qe ne fillim te shskrimit tuaj:Te dhenat,nuk SERVILEN,por SERVIREN.Pastaj ankoheni per komentet tona ,qe nuk ju pelqejne.Vetem servilet,-themi me te drejte,e kane mendjen tek kjo fjale,sepse nga qe u sherben,e perdorin edhe kur nuk duhet.

    Reply to this comment
  18. info analitike April 13, 21:27

    E kush na qenkan mbrojtesit e historise o Xhevo? Ata qe e shtremberuan cdo here sipas tekave te diktatorit si Xhufi me shoke? Ndaj i coi kumandari te studjonin jashte keta ne menyre qe te ishin specialiste ne manipulimet historike.

    Reply to this comment
  19. intelektuali April 13, 22:26

    O Nastradini i Enverit:

    Beji te fala pederastit Enver Hoxha qe e filloi Luften LANC kriminale tek Kryeballisti Bahri Omari dhe e perfundoi Luften tek Kryefashisti Bahri Omari,

    dhe:

    PATAJ FOL PER BALLISTE DHE KOLABORACIONISTE ME DY oo

    Reply to this comment
  20. Alban Dega April 13, 22:35

    VETING PER TE GJITHE ISH- TE PERNDJEKURIT POLITIKE TE SHQIPERISE !

    Nje fakt vjen me shume se nje thes me pallavra e mashtrime skandaloze !
    Si gjithnje mendja e ndritur dhe penda e mprehte e Xhevdet Shehut sjell jo vetem perla analize e gazetarie badhkekohore por edhe fakte te pamohueshme !
    Po sjell nje shembull te gjalle nga Nju Jorku!
    Eshte fjala per babain e nje viktime krejt te pafajshme te ish- diktatures komuniste ne grahmat e fundit e nje 17 vjecari shkodran te ekzekutuar me plumba pa vendim gjyqi pasi ishte hequr ligji barbar i arratisjes si tradheti ndaj Atdheut dhe rivleresimit te tij si “kalim i paligjshem kufiri”, sic e ka gjithe Bota demokratike. Jo vetem ekzekutuar por edhe terhequr zvarre me kamion per se vdekuri…
    Barbari mbi barbarine… Por bisha e plagosur eshte me e eger se cdo bishe!
    Nese keni dyshim shihni cfare po bejne bishat e bandes se gangstereve dhe Mafias se Tiranes keto dite ne Kukes, Tirane, neper rruge e ne Kuvend kudo perballe Reformes ne Drejtesi e Vetingut ne prag te hapjes se drites jeshile te BE-se per Shqiperine Evropiane…
    Tymi e flaka, traret e tyre jane postblloqe 24 karat ala enveriste e putiniste, serbe e ruse ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se, jane fytyra barbare e lukunise se bishave te Salí Berishe Milloshevicit, Flamur Noke Stanishicit, Lulezim Fazlic Putinit, Edi Paloke UDB-es , Mona Cizme Vasilit …. e bandes politike e biologjike te tyre….qe is vune e rivune flaken e zjarrin Shqiperise me dhjetera here ne keto 27 vjet, e ben Gerdec e Kandahar, e zhbene si shtet e dogjen e shkretuan, e shiten dhe i shituan si mos me keq vetem per te ruajtur e mbajtur ne fuqi sundimin e tyre ala “ Ligji jam une “ te Luigjit te 14-te, Salikracine, pandeshkueshmerine dhe paprekshemerine e tyre absolute !
    Te kthehem ku e lashe…
    Pikerisht babai i ketij deshmori te pafajshem na tregoi se sapo ishte kthyer nga Shqiperia.
    – Kam marre miliona per gjakun e djalit dhe burgun qe bera ne diktature … per spiunazh me sherbim te UDB-es .
    Shkova edhe ne Beograd per tu kerkuar shperblim per sherbimet qe u kisha bere!!!
    Me priten ne qendren e tyre ne Beligrad.
    Pasi u tregova pse kisha shkuar me percollen si nje qen te rrehun duke me thene se i kisha sherbyer UDB-se se Jugosllavise… Tani Jugosllavia eshte zhba. Na jena Sigurimi i Shtetit te Serbise dhe Malit te Zi jo UDB-a e Jugosllavise …ndaj nuk kena asnje detyrim ndaj teje po keput qafen nga ke ardhe se ndryshe te rrasim edhe ty ne burg …
    Ika si qen i rrehun duke mallkue veten se e lash djali jetim me babe gjalle dhe familjen pa Zot shpie…
    Perfundova si limon qe pasi ma kishin pi langun me dhane shkelmin ….
    Po Zoti e ruejt Sali Berishen e demokracine se me kthyen mundin ….
    Kur njeri nga pese te pranishmit nga Kosova i thote se ai ishte mund e sherbim i felliqte me sherbim te UDB-es dhe Beogradit gjakatar e antishqiptar qe ia kishin vrare dy vellezerit me familje e trembly dy vajzat e tyre 14 e 15 vjecare, qe nuk jane gjetur akoma, e jo me sherbim as te demokracise e as te Shqiperise, ai iku nga syte kembet si nje lugat, si nje vempir i gjakut te djalit te vet ….
    A meritojne shperblime e nderime lugate te tille … !
    Le te gjykoje lexuesi gjakftohte dhe i paanshem !

    Reply to this comment
    • intelektuali April 14, 09:11

      Fole edhe ti o spiuni dhe xhelati i Enverit?

      Na trego adresen ne New York se vijme ne cast per te nxjerre perpara Gjykates ne SHBA si kriminel i regjimit me sadist diktatorial qe ka pasur Bota dhe qe tallet me viktimat e Enverit,

      Na trego adresen se erdhem te kapim si mi enverist dhe te cojme tek Putini i Rusise apo me mire tek Asadi ne Siri se atje e ke vendim o kriminel qe ke dale nga nje familje xhelatesh te Enverit.

      Na trego adresen ne SHBA po te jesh burre

      Reply to this comment
  21. besimndregjoni April 13, 23:03

    Xhevdet Shehu nje fjale shkodrane thote : “Mos e kruj M. me krane se e ke per te zezen tane.”Per dijeni ty dhe shokeve te tu mos spekulloni me shkrime te kota per te fshehur te verteten e dokumentacjonit shteteror. Zoti Xhevdet te perndjekurit politik nuk e kan pasur as nuk e kan shtetin nen drejtimin e tyre qe te manipulojne shifra. Shtetin e kan komunistet e soj sorollopet e tyre. E dyta Te perndjekurit politik skan qene gjate 28 viteve ligjevenes qe te banin ligje ne favorin e tyre. Ate te drejte e kan pasur dhe e kane soj sorollopet e krimit komuniste. Zoti Xhevdet mos u mer me VKM qeverish por shko tek arkiva e ministrise se brendshme dhe arkives se shtetit. Aty i ke qe nga 6380 te pushkatuar me dhe pa gjygj nuk ju jane gjetur eshtrat 4500 qytetarve te vrare nga kriminelet Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Te perndjekurit politik nuk manipulojne me shifra siç manipuloni ju me deshmoret komuniste qe nga 28.000 nuk ju dalin as 3000.Sa per Pllum Xhufin nuk e penalizoi as nje historian apo studjues por vetem faktet rrenqethse dhe deshmitaret okulare te kampit famkeq çfarosese te Tepelenes qe jetojne dhe sot. Fatkeqesisht per ju qe mbroni krimet e diktatures me gazetare e historian keni vetem perçmimin e shoqerise dhe aspak nuk mund ta kaloni vemendjen ne hulline tuaj te urretjes e manipulimit.

    Reply to this comment
    • dibrani April 14, 16:12

      Nese se je vertet Besim Ndregjoni, e para mos kerceno Xhevdet Shehun, se ti dhe ndonje tjeter, i rruan trapin.
      E dyta te persekutuarit politike te kane akuzuar ty per mashtrues, ashtu si edhe je ne fakt, sepse me mashtrime thone ata ke arritur te perfitosh per vete dhe familjen tende ne emer te te perndjekurve politike.
      Mesa duket nuk paske qene asnje dite ne burg dhe ke dale thjesht qe te rrembesh ndonje kocke. Po qe se numurohesh edhe ti ne ato lista patjeter qe kane qene shume te vrare e te plagosur me gjyq e pa gjyq. Nxirrni numurat e sakte, emrat, dhe vendimet e gjyqit.
      E ke pare nje Simon Mirakaj, nje tjeter mashtrues shoqate, ai eshte i biri i kryekriminelit Kol Bib Mirakaj, ne nje rregjim tjeter ata do te vriteshin nga te afermit e atyre qe vrau i jati i tyre, ose nga vete pushteti. Pushteti i kaluar jo vetem ju ruajti jeten por ju dha pune e i shkolloi femijet e kryekrimineleve. Ndersa viktimat e baballareve te tyre u futen ne dhe. Tani keta quhen te perndjekur politike…Dhe dalin e flasin si puna jote per tmerret e rregjimit…
      Rrace m… qe boll e keni lujt m… me krane…

      Reply to this comment
  22. MH April 14, 02:23

    Tullumbacet po shfryhen!
    Komenti ma rreal i z.Kasandra.
    Komentet e kundert jane per tu perdore ne Wc. private dhe publike deri ne shuarje.

    Reply to this comment
  23. KOZi April 14, 13:18

    Ka disa vite qe gazeta “Tirana Observer” dhe ” Metropol”
    ne disa numra botuan listen e te pushkatuarve, denuarve, internuarve politike te regjimit komunist.Ajo liste fillonte me nje emer Abaz dhe ne fund kishte rreth 20 emra qe ishin harruar dhe u shtuan ne fund ku kujtoj qe emri i fundit ishte Llambi Pecini ose Llambi Zicishti.
    E them kete per te rikujtuar perfundimisht qe ai grupi i denimeve te fillimit per veprimtari armiqesore,diversant, koloboracionist etj jane pjesa me e vogel e listes. Dhe megjithate intervistat dhe reagimet jepen per ate grup politik ku ketu hyjne edhe kleriket e dominuar nga kleri Katolik.
    Prandej po ju ndihmoj qe duke filluar me periudhen e Koci Xoxes e shokeve te tij, pastaj disa grupe Deputetesh qe ishin pjesetare te Frontit Demokratik por jo komuniste, kemi Tuk Jakoven e Bedri Spahiun e shoke,Konferenca e Tiranes, grupet revizioniste te Liri Belishoves, art kultura te Pacrami- Luboja e sa tjere, ekonomia ,Abdyl Kellezi ,Kico Ngjela e sa nuk numerohen, Ushtaraket ku Beqir Balluku e kater tjere por jane rreth 400 oficere te denuar ne ate kohe ,pastaj Mehmet Shehu, Vjen koha e Kadri Hazbiut dhe sa tjere te denuar e internuar pas ketyre emrave.
    Dihet qe nuk kane qene ballista as hetuesi,prokurori,polici, toga pushkatimit,komandantet e personeli i kampeve por te gjithe ishin komuniste. Ne 1990 ka patur disa me kapele republika qe shkonin ne 29 nentor ne perkujtime. Po te llogaritesh moshen e tyre atekohe del qe ato ishin vrasesit e shokeve te tyre komuniste. Ka ardhe koha qe artikullshkruesi te orientohet me shume tek kjo kategori qe jane te gjithe ne listen e persekutimit politik….tung

    Reply to this comment
  24. Arben April 14, 14:26

    Litari sigurimit te shtetit

    Reply to this comment
  25. Nuk dua të përzihem me krundet. E shikoni se ata që ngjiren më shumë nuk kanë qenë asnjë ditë në burg. Si mund t’u zësh besë atyre? April 14, 15:41

    Ish komunistet nje dite te bukur u ben avokatet dhe anti komunistet me te devotshem per te mbrojtur te drejtat e ish te perndjekurve !
    Dhe me pas pasi moren pushtetin ne emer te anti komunizmes se tyre dhe mbrojtjen e te vuajturve te komunizmit filluan te investonin ne pasurine e tyre duke vjedhur dhe tjetersuar prona publike, private ! Udhane ca therime “ish te perndjekureve” ca poste, ca emerime ne pushtet por pervete u pasuruan dhe shumefishuan pasuri te patundshme per veten e tyre !

    Tani pas 27 vjeteve me thoni ose krahasoni ku jane “ish te perndjekurit ” ekonomikisht dhe ku “avokatet e tyre” ?!!!

    E ? Shikoni gje ndonje ashkel ne syrin tim ? Me siguri jo ! 🙂

    Reply to this comment
  26. Agron April 15, 15:48

    Aushvici eshte nje perralle nga disa aresye.
    E para qe per 6 milion cifute te persekituar jane botuar me dhjetra botime ne New York Times,Canada times dhe gazeta te tjera cifute,qe n e 1913te deri ne 1938en.
    Ka video qe tregon me fakte dhe dokumenta qe flasin per gjenocid te cifuteve qe nga keto vite.
    E dyta eshte.
    Popujt duhet ta dine aresyen qe,pse Hitleri donte te “zhdukte” cufutet?
    Eshte si “kryqezimi” i marangozit Krisht qe Bibla e psihopathisteve nuk thote aresyen qe pse u kryqezua marangozi Krisht qe “nuk e gjeten ne varr dhe u ngjall”.
    Kampet ne Albania ishin me keq se i ashtuquajture Aushvic me aresyen e vetme qe Enveri vrau,persekutoi, internoi popullin e “Tij” dhe kjo ben diferencen,se gjenocide ka pesur dhe ka edhe sot ne Siri,gjoja per te “hequr” Asadin shkaterruan nje shtet te tete.
    E treta eshre qe,a e konceptoni ju qe ne vitet 1910 nuk kishte cifute ne Palestine dhe si depertuan ata dhe me ndihmen e kujt?
    Me ndihmnen e aglezeve dhe amerikaneve qe nxine Evropen me afrikane dhe skllever vetem per interesat e tyre.
    Qellimi i cifuteve ishte dhe eshte qe vetem ata te jene viktime jo Armenet,Greket ne Kistandinopol,Smirna,Qipro,Epir,Maqedoni te Shkupit etj
    Sa jane pushtues Sllavet ne Ballkan ashtu edhe Turqit,Anglezet ne ishujt Malvine ne gjirin e Argjentines,ne Australi,Afrike te Jugut,Kosove,Canada.
    Mirepo shqipetaret muk e kuptojne qe Amerika e krijoi kete shtet myslimane vetem te percaje interesat syrategjike te Rusise,prandaj edhe e futen ne Nato Turqine islamike.
    Per mua nuk ka nbdryshim Milloshevici dhe Ataturku dhe ata qe i mveshtesin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*