MASAT NDAJ COVID / Revoltohen britanikët: Johnson po na ndalon të bëjmë seks nëse nuk banojmë në të njejtën shtëpi!

October 16, 2020 17:01

MASAT NDAJ COVID / Revoltohen britanikët: Johnson po na ndalon të bëjmë seks nëse nuk banojmë në të njejtën shtëpi!

Pas masave të rrepta që Boris Jonhson mori ndaj Covid, mediat britanike kanë bërë humor me vendimin e tij, duke raportuar ndalimin e seksit mes njerëzve që nuk banojnë në një shtëpi në zonat me izolim të kategorisë së dytë dhe të tretë.

Sipas autoritetev, çiftet që nuk jetojnë bashkë, në zona që prej jugut të Londrës deri në veri të Anglisë në Northumberland nuk mund të takohen për të bërë seks në shtëpitë e tyre.

Vendimi aplikohet për zonat e njohura si në “kategori dy dhe tre të izolimit” të koronavirusit.

Ata që jetojnë me partnerët e tyre nuk preken nga masa por kushdo që merr në shtëpi të dashurën apo të dashurin e ri, do të penalizohet.

I njëjti ligj ishte vendosur edhe në verë në Britani, për të gjithë vendin.

Gjithsesi policia tha se nuk do të hyjë me forcë në shtëpia për të zbatuar masën.

Masa nuk është preferuar aspak nga popullata ‘single’ dhe ata që për momentin nuk jetojnë bashkë.

Rregullat e reja në Britani parashikojnë që në zonat e përcaktuara me rrezikshmëri infeksioni, njerëz të shtëpive të ndryshme nuk mund të përzihen me njëri-tjetrin, si në publik apo në shtëpitë private.

Mes përjashtimeve përfshihen njerëz kanë nevojë për kujdesje apo kujdestarët e fëmijëve.

j.l./ dita

October 16, 2020 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim