Për lokalet edhe pak ditë do të jetë limiti i orës 21:00, çfarë nuk do hapet

May 19, 2020 18:39

Për lokalet edhe pak ditë do të jetë limiti i orës 21:00, çfarë nuk do hapet

E vetmja gjë që nuk do hapet në Shqipëri edhe në vijim, me afat të papërcaktuar është transporti publik.

Kështu tha kryeministri Edi Rama sot në një lidhje me News24, duke theksuar se ai është problem i madh për pandeminë e koronavirusit.

“Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”.

I pyetur për konfuzionin që ka krijuar orari për restorantet e lokalet në të gjitha zonat, Rama saktësoi.

“Më vjen keq por nëse s’është kuptuar s’di në cfarë gjuhe duhet thënë, deri në 9 është e lirë lëvizja pa autorizim në zonat e kuqe e lokalet e restorantet patjetër që në zonat e tjera mund të rrinë hapur edhe përtej orës 9, edhe në zonat e kuqe edhe për pak ditë do jenë deri në orën 9 dhe më pas do zgjerohet orari”.

 

l.h/ dita

May 19, 2020 18:39
Komento

3 Komente

  1. Zorro May 19, 19:12

    Thuaje ne gjuhen e njeriut normal e jo keshtu sic flet ti,pa piken e edukates elementare!

    Reply to this comment
  2. Marikasi May 19, 20:25

    Zoti kryeminister, une e kam shpine ne Marikaj, ndertim pa leje po te legalizuar nga ju vete personalisht. Tani kam nje problem tjeter, gjysma e shpise eshte ne territorin e kuq te Tiranes dhe gjysma ne territorin e gjelbert te Durrsit. Problemi eshte qe guzhina eshte ne pjesen e Tiranes, ku levizja eshte e kufizuar. Ne ngelemi sa here pa darke. A do me jepni leje per ngrejtjen e nje guzhine tjeter edhe ne anen e gjelbert, qe te hame edhe darke normalisht? Me respekt Taku Xanun.

    Reply to this comment
  3. Eagle May 20, 15:58

    KUFURI dhe jo LIMITI. GAZETAR ANALFABET

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim