Mashtrim dhe Mashtrues

December 22, 2019 09:00

Mashtrim dhe Mashtrues

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi dje se së shpejti qeveria do të shpallë ofertën për ndërtimin e aksit Thumanë-Rrogozhinë.

Ky është një aks më herët u përfol shumë në media dhe ishte fituar nga kompania Gener2 e cila gjithësesi nuk e prezanton (KLIKO) atë në faqen e vet online.

Kjo kompani ka paditur qeverinë shqiptare (KLIKO) për anullimin e projektit në një proces gjyqësor që ende nuk dihet publikisht si ka shkuar.

Çështja është te koherenca e qeverisë shqiptare dhe mënyra sesi ajo MASHTRON (kliko) mbarë qytetarët shqiptarë.

Në janar të vitit 2019, ministrja e sapoemëruar Balluku deklaroi (KLIKO) anullimin e koncesionit Thumanë –Kashar me argumentin se financimi i saj do shkonte për Paktin për Universitetin.

Ky projekt u tha se kushtonte rreth 221 milionë euro (KLIKO).

Sa para kanë shkuar nga këto drejt Universitetit për paktin në fjalë në vitin aktual?

Revista ekonomike “Monitor” raportonte në muajin tetor (KLIKO) se në rishikimin buxhetor të këtij viti, qeveria ka shkurtuar fondet për Arsimin e Lartë me 2.5 milionë euro.

Vetë buxheti fillestar ka qenë më i ulët se në vitin 2018 dhe pyetja është:

Ku shkuan gjithë këto para kur fondet ulen?(KLIKO) Ku u adresuan?

Vijmë në momentin e tanishëm kur qeveria përmes të njëjtës ministre premton investime të stërmëdha infrastrukturore.

Si do të gjenden këto para kur Shqipëria përballet me emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit? Emergjencë që nëse i referohemi ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është padyshim me faturë më të lartë sesa 200 milionë euro (KLIKO). Pra është të paktën aq sa kushtonte projekti në fjalë.

Qeveria gjendet në të njëjtin moment pamundësie financimi për këtë projekt, gjendet në situatën kur edhe nga brenda saj ka vërejtje për buxhetin, por ajo në ndryshim nga muaji janar paska lekë mjaftueshëm për të financuar tanimë jo me koncesion, por me TENDER ndërkombëtar(nëse ka ndonjë dallim) disa projekte njëherësh.

Vetëm pak javë më parë zv.kryeministri Erjon Braçe deklaronte se projekti i Balldrenit nuk financohet dhe se është anulluar.

Po kështu asnjë bankë nuk mund të financojë projekte mbi 100 milionë dollarë sipas Bankës së Shqipërisë (KLIKO).

Si do gjenden dhe ku do gjenden këto para?

Qeveria ndoshta nuk na ka thënë të vërtetën për të mirën tonë. Kuptohet.

Vetëm se MASHTRIMI edhe kur provohet se është për qëllime humane, është vepër penale sidomos ku pasojat janë me mbi tetë zero.

 

Re.Pu.

December 22, 2019 09:00
Komento

20 Komente

  1. PORNO-DEMOKRACIA December 21, 21:31

    KOLONI….
    Cirk, grabitje, mashtrime me KOLONIN DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
  2. Mbreti Gent December 21, 21:43

    Nëse kështu punon më i miri, atëherë jemi në hall kombëtar

    Duke shpresuar se më e keqja kaloi dhe duke mbajtur në mendje viktimat e kësaj ngjarjeje është për të shënuar dhe shqyrtuar sjelljen, gatishmërinë dhe aftësinë e autoriteteve.

    Kryeministri na thotë se po punon me mish e me shpirt dhe se ai për sa i takon e sheh veten si më të mirin në detyrën e tanishme.

    Është një vanitet prej oshënari të ngashëryer që i përplas qytetarëve shqiptarë të njëjtën fytyrë të propagandës dhe arrogancës që e njohin mirë prej vitesh.

    Kur punët ecin mirë ose ka ndonjë haber, z. Rama del e thotë se reformat e shtetbërjes janë të paprecedenta për historinë e këtij shteti.

    Kur punë shkojnë keq, kalojmë te thënia: nuk kam shkop magjik.

    Për koncesionet e rrugëve e fasadave hapet thesi i miliardave, për pasojat e tërmetit buxheti nuk dalka.

    Pak vjet më parë z. Rama, asokohe opozitar, bashkë me mediat e tij tallnin ushtarët shqiptarë që visheshin me atlete.

    Sot, kur dallimi mes forcave të huaja dhe atyre shqiptare u vu në dukje qartë dhe hapur dhe jo vetëm për aspektin logjistik, mbetemi të shohim kryeministrin që sy ulur, humbur në xhup dhe mjekër, të sintonohet emocionalisht me dertet e të lënduarve për të kaluar situatën.

    Dy lekë propagandë mjerane në një situatë që nuk do ta uronte askush. Që këtu del në pah problemi themelor që kemi të gjithë: nëse ky zotëri beson me zë të lartë se është më i miri, këtë vend me të vërtetë e ka marrë lumi dhe është në emergjencë kombëtare. Sepse kështu punën e bën kushdo.

    Reply to this comment
  3. Arben December 21, 22:17

    Pak a shume si gjithe populli shqipetar trim dhe heroik

    Reply to this comment
  4. Mehmet Musa December 21, 22:20

    Kryesija e shoqatës kulturore shqiptare„ SHQIPONJA“ ‚me seli në Siegen të Gjermanisë ku në gjirin e sajë përfshinë të gjithë shqiptarët e katër vilajeteve të Shqipërisë natyrale(katolik,musliman dhe ortodok) shprehë

    Zemrim!
    Ne mbledhjen e sajë të rregullt te datës 21 dhjetor 2019,analizoj punën e berë gjerë me tani në procesin e ndihmave vëllezërve dhe motrave tona që u dëmtuan nga termeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, njëherit si një pikë e veçant u diskutua edhe për politikën taktike dhe strategjike që,po ushtron kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në taport me vëllanë dhe ministrin e informatave të Sllobodan Millosheviçit;Aleksandër Vuçiqin!
    Pasi përcollëm dhe ndëgjuam aq sa mundëm e ditëm,përmes mjeteve elektronike të informimit,bisedat e pjesmarësve në samitin e Tiranës,në pergjithsi dhe të sejcilit veç e veç e, sidomos të kryeministrit të Shqipërisë në veçanti, vendosëm që me këte letër t‘i drejtohemi opinionit shqiptar dhe kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama!!
    Pjesa më e madhe jona,si mërgimtar që nga vitet e 70-ta e gjerë kë emigrantët e ri pas viteve të 90-ta,nuk pretendojmë dhe rrahim gjoks që kemi një nivel të lartë zhvillimi politik,ngase kushtet dhe rrethanat na e kan kufizuar në dheun e huaj një gjë të tillë,ama me çështjen komëtare jemi rritë ,edukuar dhe frymzuar nga ngjarjet historike,dramatike,tregjike e heroike qe perjetoj populli yne, nga gjysma e dytë e shekullit që shkoj e gjerë kë luftërat e Ushtrive Çlirimtare(ku më ate kohë Edi Rama ishte azil në Francë)
    Me këte rast konsiderojmë ,se shqiptarët dhe serbët mardhenjët ndërnacionale mes tyre sidomos më herët por, që nga viti 1878,e gjerë me sot jan në gjendje lufte,herë të përgjakshme,herë të armatosur e herë psikologjike e herë politike jo, për fajin e shqiptarëve!
    Pasi sllavët e jugut të udhëhequr nga serbët dhe malazezët ripushtuan 3/4 e trojeve shqiptare nuk u ngopën kurë me ate,por,gjatë Luftës së dytë botërore , bënë përpjekje për ta gllabruar dhe futë nënë ambrellë si republikë të shtatë tere Shqipërinë!
    Vukmanoviç Tempo me direktiva të akademisë serbe shtroj tezën e konfederatës ballkanike dje, apo( minishëngenit) siq po quhet dhe pranohet nga Edi Rama sot!!!
    Aleanca e tillë eshtë e vjetruar dhe i vie erë qelbi,ku këte erë qelbi do ta nuhatë edhe çdo fëmi i vogël me përjashtim të njerzëve të qelbosur siq eshtë zoti Edi Rama.
    Po u zgjuan nga varri Esad Pasha,Ahmet Zogu,Sinan Hasani,Kolë Shiroka,Ali Shukria e Rrahman Morina me siguri do i kanë zili Edi Ramës,për dashurinë dhe respektin e pa fund që ka ndajë Serbisë e ndajë Aleksandër Vuçiqit i, cili ende i ka dhëmbët të zhytur me gjakun e fëmive shqiptar në luftën e fundit!Ndërsa Fatos Nano e përgëzon sepse ai nuk goxoj ta sjellë në Shqipëri kasapin e ballkanit Sllobodan Milosheviqin por e takoj në Kreta!
    Më mirë se kushdo tjetër shqiptarët e Shqipërisë natyrale të, okupuar nga serbosllavia afër një shekull e gjysmë e, dinë se çështë liria,demokracia,lëvizja e lirë ,qarkullimi i mallërave,sepse më se 150 vite me radhë luftuan me serbomalazezet dhe nuk ngeli sokak në trojet tona pa u la me gjakun e bijë e dhe bijave më të mirë!
    Nuk ka shqiptar dhe shqiptare që eshtë kundër fçinjësisë së mirë,të urtë e të pastër me ata fçinjë që respektojnë ndërsjellshëm. Por fçinjësi me serbët të cilët na i dhunuan mbi 20.000 motra,nëna dhe vajza tona,me mbi 12.000 vëllëzër,motra,nëna dhe gra tonat të vrara, me 1653 të vrarë e mbajtur peng ende sot në varrezat në Serbi , me kafkën e figurës poliedrike te Ukshin Hotit, me dëmet matriale, ,pastaj me kidnapimin e bankave të Kosovës ;eshtë absurditet të mendohet që Shqipëria të futët në këte kazan konfederate me Serbinë edhe pse si individ Edi Rama mundë të puthet me Vuçiqin mundë të shkruaj e nënshkruaj,çfar të doj por, eshtë e vështirë që vendimet e çfar do lloji qofshin ato,mundë të zbatohen,pa pjesmarjen edhe të Kosovës luaneshë!
    Shëtitja nepër gërmadhat e Durrësit,e tri përsonaliteteve ngjante sikur të ishin së bashku nëpër Durrës ;Sllobodan Milosheviçi ,Zaievi dhe Aleksandër Vuçiqi,portreti i Edi Ramës ishte përkthye në ate të Sllobodanit dhe nuk vërehej fare!
    Dogmat dhe fantazitë e tija,me një prepotencë antinjerzore,para mediave, duke bëre krahasime me udhëheqësit kosovar se përse ata takohen me serbët në bisedime ,dreka e darka,e nuk thuhet as një fjalë per ta,duke e mjegulluar se takimi i udhëheqësve kosovar bëhet me trysninë e bashkimit europian,sepse ata shqiptar që kan marë pjesë në luftën e fundit kundër Serbisë,me deshiren e tyre kurrë në tryezë me kriminelin (zëdhënësin ) e Millosheviçit nuk ishin ulur ,aq më pak „gënjeshtari“ i Edi Ramës ,Ramush Haradinaj i cili duke i fale atdheut tre vellezerdhe, me ushtrinë e vet dhe forcave të natos , përzuri nga Kosova vëllaun e Edi Ramës ,Aleksandër Viçiqin,i cili edhe sot nuk njeh gjenocidin ne Kosovë por e cilson si trillim të ambasadorit të USA-së Wolker,si dhe diten e naten ban perpjekje per ti detyruar shtetet me ndikim qe ta c´njohin shtetesine e Kosoves.
    Parimisht ,Edi Rama eshtë dashtë që njëhere e përgjithmonë të i zbaton vendimet e mara të samiteve të Vlorës,Pejës,e pastaj,bashkarisht me Kosovën të mer vendim si vëllai me vëlla si( si do t‘ ia bëjmë ) që Serbia ta njoh shtetin e Kosovës, të na i këthen nga varrezat e Serbisë 1653 më të dashurit tonë,te na ktheje kafken e Ukshin Hotit, te paguaj dëmshpërblimin e luftës, të njeh gjenocidin dhe etnocidin që kreu ushtria e Millosheviqit,Daçiqit,e Vuçiqit në Kosovë,si dhe të gjykohen kriminelët që jetojnë shlirshëm në Serbi,të cilët kryen masakra ndër më çnjerzorët në shekullin që shkoj!
    Dhe më vonë të flitet per qarkullimin e lirë të njerzëve,e mallërave kineze,ruse e malazeze neper Shqiperi.
    Shqiptarët nga të katër anët e botës u solidarizuan me vëllezër e motra tona në Shqipëri me rastin e tërmetit,ku si falënderim dhe shpërblim per festat e fundvitit Edi Rama na shpërblej me puthjën e Aleksander Vuçiqit në Tiranë dhe Durrës!
    Falëmnderit Edi!!!

    Si përfundim,i, bejmë thirrje popullit shqiptar,në Shqipëri e sidomos Partisë Socialiste që,sa më parë ta nxjerrë nga radhët e saja këte mjeshtër pikturash Edi Ramën,për të mirën e partisë socialiste dhe për të miren e kombit,ndërsa populli shqiptar i bejme thirrje qe ta rrezoj nga pushteti dhe ta detyroj që të kërkon azil në Beograd,siq e detyroj Ahmet Zogollin!!!
    Dhe qeverise aktuale dhe,asaje qe vije ne Kosove i bejme thirrje qe ta shpalle person non grada kete satrap!!!

    Siegen e shtune me 21 dhjetor 2919
    Mehmet Musa; për kryesinë e Shoqatës SHQIPONJA në Siegen

    Effertstufer.104
    57072 Siegen
    Deutschland

    P.s.me kete leter bashkangjesim edhe letren derguar nga shoqata Shqiponja Aleksaner Viciqit me daten 21.07.2017 ne Beograd

    Reply to this comment
    • Zef Shpatari December 22, 00:20

      Mashtrimi përmes falsifikimit të dokumenteve të tenderave mes të cilëve dhe vulën apostile të SHBA dhe firmën e Sekretarit të Shtetit, është bërë nga kompania fituese “DH-Albania” prapa së cilës fshihet Bashkim Ulaj, oligarku klient i Ramës, me qëllim përfitimin e 30 milionë eurove.

      Kështu, një nga skandalet më të mëdha, për vetë faktin se si asnjëherë më parë u arrit deri atje sa u falsifikua firma e sekretarit të Shtetit të Delavare në SHBA, për përfitimin e miliona eurove nga Ulaj, fshehur pas kompanisë fantazmë “DH-Albania”, është lënë në harresë të plotë.

      Edhe pse po mbushet 1 vit nga koha kur u zbulua se si 30 milionë euro do përfitoheshin nga oligarku klient i Ramës, askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë së këtij falsifikimi.

      Pavarësisht se në këtë aferë janë të involvuar që nga Ulaj e deri tek ish krerët e ARRSH e OST përkatësisht Afrim Qendro e Klodian Gradeci e deri tek ish ministri i Infrastrukturës e Energjisë, Damian Gjiknuri, pa përjashtuar kryeministrin Rama, hetimet kanë ngecur.

      Avdjol Dobi, 26-vjeçari i cili figuronte si përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, degë e kompanisë “D-Haberman”, regjistruar në Dalavare, vazhdon të jetë në liri të plotë, pasi organet ligjzbatuese shqiptare ende s’kanë mundur ta arrestojnë.

      Ndërkohë që për Bashkim Ulajn, oligarkun klient të Ramës as që bëhet fjalë t’i afrohen për ta pyetur qoftë dhe me cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa kompania e tij “Gener 2” vazhdon aktivitetin normal, duke “thithur” pafund paratë e qytetarëve shqiptarë.

      Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2018 nga prokuroria e Tiranës, e cila me sa duket ka ngecur në këto hetime, pasi është mjaftuar vetëm me pyetjen e Qendros dhe Gradecit, pa mundur të gjejë Dobin, dhe pa guxuar të pyesë Ulajn, Gjiknurin dhe ndoshta dhe Ramën.

      Ndërkohë që ende nuk janë evidentuar zyrtarisht personat përgjegjës për këtë skandal që rrezikoi dhe marrëdhëniet me partnerin tonë të madh, mësohet se organi i akuzës justifikohet me faktin se është në pritje të përgjigjes për letërporosinë nga SHBA lidhur me regjistrimin e “DH- Albania” në Dalavare.

      Ndërkohë që kjo çështje zvarritet dhe abuzuesit me ligjin janë jashtë qelive të burgut, njëri në kërkim ndërsa të tjerët duke vjedhur paratë e shqiptarëve apo duke “bilbiluar” për Reformën e Zgjedhore, shqiptarët kanë besim vetëm tek SPAK për zbardhjen e këtij skandali.

      Ndërkohë që s’ka asnjë informacion për “bedelin” Avdjol Dobi i cili në mënyrë spektakolare, pa punuar asnjë ditë më parë në jetën e tij, u shfaq nga hiçi dhe fitoi tenderin 18 milionë euro të Unazës së Re bashkë me 12 milionë euro nga OST.

      Thuhet se është zhdukur në drejtim të paditur, ndërkohë që burimet saktësojnë se ai shetit i lirë sa në Tiranë ashtu dhe jashtë vendit, pa i hyrë “ferrë në këmbë” as në pikën doganore të Morinës kur shkon për të kapur avionin në Prishtinë, dhe as nga Qafë-Thana kur shkon për në Shkup.

      Reply to this comment
    • Mos lini Sali Pashe Toptanet dhe Ilir Ahmet Zogollianet te na percajne! December 22, 00:29

      Mehmet Pasha – Te kane vene nje emer pashai turk qe te ka pushtuar Shqiperine ne 1455. Perse? – A mund te na e thuash? Sa per Edi Ramen e kemi votuar ne dhe do te jete aty derisa Shqipeira dhe Kosova te bashkohen, Ju me emra Hajredin Pasha (Haradinaj), Mehmet Pasha apo Sali Pashe Toptani jeni te destinuar te perfundoni ne kanalet e ujrave te zeza. Coju shqiptar prej gjumit coju, Gjithe si vellazen ne nje bese shtrengonju, Dhe mos shikoni kisha e xhamija, Feja e shqiptarit asht shqiptaria. Lerini percarjet idioteske dhe le te bashkohemi Shqiperi e Kosove me kete rast qe na e jep Shengeni ballkanik. Perdnrushe do te jemi sic thote Vaso Pasha:

      Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

      Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

      Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

      E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

      Si mal me borë, si fushë me lule

      Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

      E s’të ka mbetun as emen as besë;

      Vet e ke prishun për faqe t’zezë.

      Prandaj le te punojme bashke dhe mos line Esat Pashe Toptanet te na percajne. TUNG!

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN December 22, 10:23

        Oh, të vranë Kosovë !!!

        në kasafortë të ndrynë
        Të shqyen si korbat, me helme të mpinë
        Të skuqën me gjak, ta mbytën lirinë,
        Lulen ma të bukur ku e ke sot rininë?

        Rininë tënde zojë, lulen sa ka çelë
        Ndez e kish krahnorin për vepra burrënore
        Fjalët, Liri, Luftë prej teje i kish vjelë
        Dashuninë për nanën, për tokën arbënore!

        U fale bekimin mos me e ditë me u shtrue
        Për tokën shtëpinë, nxore flamurtarë,
        Në beteja t’ashpra shqipojat ke lëshue,
        Ranë për Republikën, për kombin shqiptar.

        Oh, sa Kosovë sa, sa janë kush e di?
        Sa në shesh u shtrinë, sa të tjerë plagosun,
        Strehu nëpër male, mbi kokë kush u rri?
        Vallë kush i mjekon? Plagët s’kanë të sosun!

        Sa çika sa djem përcolle te vorri?
        Sa janë nën tortura brenda në çeli?
        Me kamxhik e hekur u derdh sot mizori,
        Lulet pranverore me tanke i shkeli!

        Mos i qaj Kosovë, mbahu heroinë,
        Bijt’ e tu dragoj s’e kanë hak vajtimin,
        Kudo fushat malet sot e shprehin zinë,
        Mbarë kombi shqiptar u kërkon shpagimin.

        M’u dogj zemra nanë, shpirti m’u helmue
        N’ truell tim arbënor larg teje unë jam,
        Të kisha krahë shpendi, n’ajër do t’isha lëshue
        N’gjinin tand Kosovë të ngopun nuk kam!

        Të vdisja bre, të vdisja, do ta kisha nder
        Pranë bijve të tu plumbi t’më kish marr!
        Për mue s’ka jetë nuk due pranverë,
        Pranë bijve të tu desha sot një varr!

        Vdekja për liri asht kapak florini
        Asht lulja që s’vishket, nuk e thanë trishtimi,
        Asht bajrak i gjallë, mizorë a e dini?
        Për beteja t’reja asht trumpetë kushtrimi.

        HAVZI NELA
        ai që babai E’DRAMËS dhe Gregut, e vari në litar

        Reply to this comment
      • kris 1 December 22, 13:34

        ky me siiper flet ne emer te kombiit dhe e shpalll dobicin mbret.Zogu ka Leken trashegimtar te ligjeshem

        Reply to this comment
    • ARNAUTO-OSMAN December 22, 15:49

      Taxpayers paid $22M for Serbian cheese upgrades, according to government waste report

      Reply to this comment
  5. Investimet December 21, 23:34

    Keto jane segmente strategjike qe ka nevoje Shqiperia.
    Nuk mund ti bejne kompanite shqiptare, pasi nuk kane as kapital as eksperience.
    Shteti te kontaktoje investitore te huaj ashtu sic kane vepruar edhe vendet e rajonit

    Reply to this comment
  6. Stepi December 22, 02:17

    Tre dite e kishte edhe termeti si cdo lajm tjeter.
    Tani duhen kerkuar burime te tjera per Generin.

    Reply to this comment
  7. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi December 22, 12:32

    Eshte nje realitet i hidhur qe nuk ka mashtrim a mashtrues ta fshehe dot : Qeverisja Rama eshte totalisht e falimentuar ne ekonomi e finance! Vazhdimi i shtyrjes diteve me kete qeveri eshte si te mbash nje kufome pa varrosur.

    Reply to this comment
  8. Zigur Qarri December 22, 13:36

    Nje Qeveri gangsterash,qe nga momenti kur kan ardhe ne pushttet,mashtrojn,vjedhin dhe shperdorojn Leket e takspaguesve
    shqiptare sikur te ishin te vetat,megjithate askush nuk eshte denuar!Ku eshte zhdukur Avdjol Dobi?

    Reply to this comment
  9. mirel December 22, 15:15

    Ore mos ja prishni humorin hajduteve me kritika.
    Ne gjuhen qeveritare keto quhen Shpifje.
    Lerini ti hane me terezi ato leke, se populli ate pune ka, te vuaje.
    Vuani dhe vdisni. E t’ia keni per mirenjohje qeverise se hajduteve.

    Reply to this comment
    • cuni December 23, 01:23

      dihen shume avni rustema.
      nje per berishen .nje per nanon.nje per ramen.nje per rucin..bashen.meten.kurvemadhen.eh…mor popull sa te mire qe jeni.. u jepni bythen politikes per nje thes miell dhe tani qaheni..
      rofte fikatalleku dhe censura..szgjohuni o popull boll me gjumin 100 vjecar..zgjohuni mos u beni bythlepirsa per nje roge..zoti qofte me ne o populli me i mjer ne bot

      Reply to this comment
  10. o papas December 22, 17:46

    Komentues te nderuar , ju lutemi shkruani shkurt dhe qarte pasi na eshte sosur durrimi ..!Duam ta lexojme dhe ta rrespektojme mendimin tuaj ..!

    Reply to this comment
    • dashamires December 22, 20:03

      Mire thua, hidhu nga fjalet ne vepra. Mos lejo dacibao pa fund por vetem komente. Mos lejo as sharje e fyerje dhe do shohesh se sa durim do kini per te respektuar ato qe do mbeten. (ne se ke akses ne gazete, natyrisht)

      Reply to this comment
  11. ganiu December 23, 16:43

    Mashtrim dhe Mashtrues?
    Keni harruar të Mashtruarit e përjetshëm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim