MASHTRIM FALAS

September 23, 2019 23:48

MASHTRIM FALAS

Shqiptaret e ndigjuan Kryeministrin Edi Rama, kur tha se Qeveria ka vendosur që këtë vit shkollor, do ti përfitojnë librat falas edhe klasat e pesta. Dhe kjo u shpall me pompozitet për ti thyer hundët edhe Pasrtisë Demokratike që kur ishte në pushtet nuk e bëri këtë, por po e bëjmë ne. Në fakt është më mirë të mos e bësh fare, sesa të bësh sikur po e bën.

Po ky po rezulton një mashtrim falas, fëmijët nuk po marrin librat e reja falas, po libra të shkatërruara, tëshkarravitura, me fletë të grisura e me kapak tërë njolla që të kundërmonte erë të qelbur që të ziente frymën. Me siguri, po të ngrihesh ndonjë komision mjekësor, do ti nxirrte jashtë funksionit, si të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Dhe këtë “fat” e pati edhe nipi im Arbiesi që sivjet do ti përfitonte librat “falas” për klasën e tretë. Po çtë shohësh, ato nuk ishin libra, po pleh, që ja vlente të paguash e të mos i marrësh. Ato libra që po u jepen fëmijëve gjoja falas, pasi janë përdorur për një vit, ashtu siç i përdorin fëmijët, ishin futur nëpër thasë plasmasi dhe kishin bërë pushimet e verës nëpër magazina, tani po ja u japin falas fëmijëve. Ashtu i dëshpëruar nipi im po kërkonte një libër disi më të mirë, po ishte e pamundur, të gjitha ishin njësoj dhe në shenjë proteste, siç mund të protestojë një fëmijë i klasës së tretë, nuk pranoi ti merrte këto lloj librash. Dhe unë që e kisha dëgjuar disa herë Kryeministrin kur kishte premtuar libra falas, nuk dija çfarë ti thoja nipit, se libra falas do të thotë libra të reja, që e mbulon Qeveria koston e tyre, jo libra të keqpërdorura që ska lidhje fare Qeveria me to. Me këto lloj librash, që ditën e parë të shkollës fëmijët e humbin dëshirën e tyre për të mësuar, sepse ato kanë kënaqësi e kureshtje vetëm kur kanë në dorë një libër të ri, jo këto që po u jep “falas” Qeveria jonë.

Mua gjyshit, që e njoh pak historinë mu kujtua viti 1946, kur sapo ishte vendosur pushteti popullor dhe mësuesi i madh me përmasa kombëtare Ndrec Ndue Gjoka, shkonte nga Mirdita në Shkodër për të siguruar ndonjë laps apo fletore dhe kur i gjente uandante përgjysëm fëmijëve që të mos ngelte asnjë pa to. Ndërsa sot Shqipëria e shekullit 21, që pretendon të hyjë në Europë, Qeveria nuk paska mundësi tu paguajë nxënësve të fillores librat që u ka premtuar vetë. Kur nuk ke mundësi, sepse nuk del hesapi edhe për të vjedhur edhe për të paguar librat, të paktën mos mashtro, lëri ti paguajnë vetë, po mos u jep pleh të mledhur nëëpr magazina e të mburresh se po u jep libra falas.

Edhe këmishën që kemi veshur, nuk vishet dy herë pa u larë, jo më të marrish libra të përdorura nga fëmijët për një vit me rrdhë. Turp zoti Kryeministër të mashtrosh dhjetra mijëra fëmijë dhe prindërit e tyre. Dhe kjo gjëndje besoj se nuk është vetëm në shkollën e nipit tim, po në të gjithë Shqipërinë, gjëndje të cilën na e pasqyroi me zë e figurë para disa ditësh emisjoni investigativ “Fiks Fare”. Nuk e di nëse e dinë ministria e Arsimit që paguhet për këtë punë, këtë gjendje skandaloze dhe vendimin e qeverisë për tu dhënë këtyre fëmijëve librat falas, dhe për cilat libra, për të përdorurat apo për të reja bën fjalë vendimi i qeverisë.

Po të isha unë kryeministër e para e punës që do të bëja, do tu kërkoja falje atyre mijëra fëmijëve, që nesër ndonjëri prej tyre mund të bëhet edhe kryeministër dhe tu thotë: “Më falni se administrata ime nuk e çan kokën për ato që them unë”, e dyta do ti shkarkonja që nga ministri e të tjerët pas tij që lidhen me këtë punë dhe do ti çoja mësues në një shkollë fillore jashtë Tiranës. Po këtë nuk e bën dot Kryeministri ynë, se ata e dinë se ai nuk e ka seriozisht për ato që thotë. Prandaj edhe vartësit e tij flenë gjumë në kolltuqet e qeverisë dhe nuk duan të ja dinë për fëmijët, se çfarë librash kanë nëpër duart e tyre të njoma.

Po edhe sindikatat në Shqipëri kanë vdekur me kohë. Sindikata e arsimit duhet të organizojë protesta në të gjithë Shqipërinë, jo për partitë, po për fëmijët, që me shpirtin e tyre, të padjallëzuar po e shfaqin me heshtje revoltën e tyre. Po meqënëse nuk duan të ja dinëQeveria dhe Kryeministri dhe sindikatat nuk ngrihen dot nga varri për tu dhënë jetë këtyre revoltave.I takon shoqërisë të mos heshtë para këtij skandali dhe ti thonëKryeministrit se fëmijët duan libra të reja falas, jo gënjeshtra e mashtrime falas.

 

Ndue Preng Gjeta

Lagjia “Besëlidhja” – Lezhë

September 23, 2019 23:48
Komento

20 Komente

  1. D September 24, 03:51

    Zonje ai nipi juaj ka te drejt sepse ato librat jane ruajtur keq dhe perdorur keq. Por libra falas nuk do te thote qe te jene domosdo te reja. Ketu ne US librat e femijeve deri sa mbarojne shkollen e mesme jane falas por jo te reja ato jane te perdorura. Kur nxenesit marojne shkollen i dorezojne librat ne shkolle dhe vitin tjeter ata marrin librat per nje klase me larte por jo te reja, te perdorura. Librat qe ata dorezuan do ti marrin pasardhesit e tyre, pra ato jane te perdorura dhe jo te reja. Ka kontigjente librash te reja qe futen cdo vite duke zevendesuar ato qe prishen nga perdorimi i keq ose shtohet numuri i nxenesve dhe duhen libra shtese qe ne kete rast i plotesojne me te reja. Po nxenesit dhe prinderit e tyre kane pergjegjesi mbi librat, nxenesi duhet ta ruaj librin, nuk duhet te shkruaj ne te as emrin dhe jo me te zhgarravis at, ne te kundert shkolla nuk ja merr dhe prindi duhet te paguaj per librin e demtuar.
    Prandaj mos kerkoni gjera qe nuk eshte e mundur te realizohen, pra nuk ka libra te reja cdo vite. Libri ka nje afat perdorimi dhe pastaj likujdohet dhe zevendesohet me te reja. Eshte e pa mundur qe shteti te mbaj gjithe nxenesit me libra falas dhe te reja per cdo vit. Por ketu ama te gjithe njerzit edhe kur dalin ne pension paguajne nje taks te majme per shkollen.

    Reply to this comment
    • Fake news September 25, 22:12

      Hej bre Ndue te shitofte Zana per genjeshtrat qe perhap! Librat ti kane vjedhe Nduet dhe Lleshet e tu dhe jo kryeministri. Mos genje bre, sepse vetem burre nuk mund te te quaj.

      Reply to this comment
      • Koli September 26, 12:03

        Po ky kryeministri kur nuk i jep vete falas keto libra pse del e mashtron duke u mburrur kot?
        Ky eshte super mashtrues!

        Reply to this comment
    • Une,une,o me hengsh mune! September 25, 22:58

      Te lumte o “D”,se ke bere nje arsyetim model!
      Librat falas ,kur e thote kryeministri do te thote qe ato do t’i financoje qeveria nga buxheti financiar i shtetit ,ndersa kur ato do jepen nga librat e perdorura nje vit me pare,do te thote qe qeveria te mos MASHTROJE duke bojatisur imazhin e saj gebelsian,por t’ua leje kete sodisfaksion prinderve dhe femijve te meparshem.
      Kjo do te bente qe femijet ne te ardhmen t’i ruajne sa me mire librat e tyre!
      Por ky kryeminister nuk ka TURP,qe ul veten dhe qeverine ne syte e femijve kur e nisin vitin shkollor me libra si te gjetura tek plehrat!
      Ky eshte vleresimi idiot qe ka ky palo kryeminister per femijet!

      Reply to this comment
      • E hengsh dhe te befte mir or tej! September 26, 00:21

        Te befte mire ushqimi qe do t’ja japesh ‘D’-se or tej. Perse te duket e habitshme qe librat duhen ruajtur? Nga vjen, nga shpellat or tej, qe nuk u bete njerez. C’te keqe ka te ruash librat dhe ti perdorin te tjeret ne vitin qe vjen. Eshte nje praktike e njohur ne shume vende te zhvilluara dhe sic thote me te drejte edhe ‘D’. Shqiperia nuk ka takatin te bleje libra te rinj cdo vit sepse nuk eshte vend i zhvilluar; njerezit qe jane pa pune, duhen ushqyer. Edhe Amerika qe ka triliona dollare nuk jep libra te rinj cdo vit.

        Reply to this comment
        • Une,une o me hengsh mune! September 26, 11:58

          O e “hengsh dhe te befte mire or taj”!
          Dukesh qe je idiot funksional ndaj nuk ke faj!
          Lexoje prap repliken time,or taj dhe do kuptosh idiotesine tende!
          Nuk ka thene qe te mos perdoren librat e nje viti me pare dhe merita ketu eshte e nxenesve te meparshem,por QEVERIA CFARE MUTI DO QE E PERVEHTESON KETE GJE SIKUR PO HEDH MILIONA?
          Kur del kryeministri dhe shpall se librat do jene falas bota kupton se qeveria po derdh miliona per kete qellim,!
          Ne kete rast Rama nuk duhet te mburrej kur nuk kishte asnje kontribut!
          E shumta per keto libra falas mund te fliste ndonje drejtor shkolle etj,por jo kryeministri!
          Edhe nje here me hengsh mune e ta kesh harram!

          Reply to this comment
          • @m.ti i m.tit ne katror September 26, 16:27

            @une ne katror te m.tit – Qenke pallosh i pakorigjushem. S’ke faj se kur ha shume m.t te mbushet koka me zarzavate dhe mendon m.ti dhe jo ti.

    • gjermani I fundit September 26, 23:36

      Z. Znj D, nuk eshte ashtu si thoni ju. Ndofta Shba shperndan te vjeter falas, por ne EU librat e fillores jane falas, dhe jane fringo te rinj. Nuk eshte ndonje shpenzim kolosal te financosh libra falas per shkollat fillore. Kurse ne kurset pas fillores jane me pagese, ndersa mund ti blesh te perdorur/te mbajtur mire me gjysme cmimi.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 24, 08:00

    “Me siguri, po të ngrihesh ndonjë komision mjekësor, do ti nxirrte jashtë funksionit, si të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.”
    nue,e ke gabim lali!!
    e shikon palloshin e tironës??
    shife sa osht shnosh!o bo buçko,po i plas dhjami veshësh!!
    të kujtohet ai edi kur erdhi nga parisi??mos e kujto të xhveshur e thonj pa prerë!jo se nuk ja vlen,por kujtoje të veshur,pavarsisht se vishej si halabak,të larë e të “krehur”,për sa ja lejonte gjatësia e flokëve!kujtoje ashtu elegat!!
    e më pas filloi duke përdor libra të vjetër dhe gënjeshtra falas!!
    i bëri mirë,buri dhjam dhe nga një ed të athershëm kemi edvinin,palloshin dhe dobiçin e tironës!!pra tre eda bashk!!i janë fryrë faqet,i dhëmbin gjunjët nga pesha,nuk merr dot frymë nga dhjami!!
    kështu o nue,përzjerja e gënjeshtrës me libra të vjetër të sjell shëndet!i shërben imunitetit,e ngrë atë në një nivel të jashtëzakonshëm!!mund të hash dhe mut e të të bëjë mirë!!mos sëmuresh asnjëherë!!
    për këtë kemi si provë K/ministrin tonë të dashur timonier botëror që ne shqipot se kuptojmë dot!!
    nuk kemi pa gjo akoma o nu!!
    do shohim dhe më tepër!!
    na plaçin po si pamë të gjitha!

    Reply to this comment
    • Pftuu @anti-anti-lesh September 26, 00:24

      Po ti dobici i Vicidolit (Bolja in Serbise) apo dobici i dobicit te Vicidolit (dmth Zeni), a e ke pare veten ne pasqyre se si je fry me parate e Gerdecit dhe te Piramidave!? Pftuu felliqesire e qelbur qe flet si rrugac i ndyre per njerez qe po punojne per Shqiperine.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 26, 15:00

        Pftuu @anti-anti-lesh
        po ti çpate mo??
        S ta shava tët ëmë!!
        apo ke fillu ti lexosh komentet tona??
        megjithëse ti e ke zakon,kur thua nuk e bën në gjë!nuk do të thotë gjë tjetër veçse gënjen,bën të kundërtën e asaj që thua!!
        ec buçko se nuk dukesh më si kallam i rrit në mut!!tashti dukes si fuçi birre!!
        bleve nndonjë palë brekushe te arabt në nju jork,ksaj rrdhe??
        adidas të kuqe më thanë se nuk gjete për qamet!!
        ec mos u mërzit buçko!do i prodhëojnë dhe për ty!!je timonier tepsije botëror!!

        Reply to this comment
  3. hasani September 24, 08:50

    Por or nu, por nuk e di a e di se librat e reja jane me leke dhe leket duhet ti pagaujme une e ti qe ato libra te prodhohen. Do te ishte mire qe para se te beje gjithe kete kritike, te tregoje edhe kontributin tend per ket qellim, pra sa eshte kontributi yt per te siguruar librat falas per femijet, pasi qytetaret, pervec taksave e detyrimeve te tjera duhet te paguajne edhe per librat e femijeve tane.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 24, 10:15

      cane,që ke të drejtë!?
      asqë e vë në dyshim!!
      çdo gjë paguhet!!
      POOOOOR,unë do të paguaja pa mu dridh dora për kalamajt e tu,të nues,ashtu si kanë paguar për mua të tjerët më parë,dhe nuk do të pranoja të jepja asnjë kacidhe për pasurimin e hajdutëve të politikës!!
      ti bën të kundërtën e kësaj që bëj e them unë!!
      ti i vërsulesh nus sepse nxjerr në shesh gënjeshtrat e krye hajdutit të momentit!!
      cane para se ti kërkosh nus llogari për kontributin e tij!?
      pyet këtë qënin tjetër se ku i çon paratë e mija,të tuat dhe të nusë që na i merr ” me kobure në kokë”!!
      cane,nëse dikush ti merr kështu taksat!?
      i duhet kërkuar në të njëjtën mënnyrë dhe llogari për shpërdorimin e tyre??
      a mor cane mor cane,në vënd të mbrojmë bythën tonë,ne mbrojmë grabitësit tanë!!
      cane,Ndue Preng Gjeta paguan taksat si unë dhe ti!
      prandaj kërkon llogari se ku shkojnë ato!!
      fillo e mëso të kërkosh llogari për djersën tënde!!
      edhe sikur,SIKUR,ky ndyrësira që po dhjamet gjithnjë e më tepër,të vepronte në mënyrën më të drejtë!?
      ti kërkosh llogari për paratë e tua,nuk e dobsojnë!!
      është e drejta e seicilit nga ne!!

      Reply to this comment
    • 333 September 25, 15:11

      O i shkreti hason?
      Ndueja i kerkoi palloshit qe pse i mashtroi femijet me libra falas?
      Pse muk u tha qe librat i blini vete!
      Se po te ishin falas kete fslje nuk e ben qeveria por femijet e tjete e jo weveria!
      Pse duhet te bente propagande mashtruese Rama per hjera qe nuk jsne tij?

      Reply to this comment
  4. Limani September 24, 15:06

    Ky D- ja më lart na paralelizon Amerikën me Shqipërinë .
    Gjepurra !
    Unë jetoj këtu , në Shqipëri , por , kam vajtur 6 a shtatë herë në Amerikë dhe kam librat e nipit e të mbesës – mbase edhe të përdorura , por mua me janë dukur të reja . T’u japësh plehëra fëmijëve është krim dhe poshtërsi .
    Ne kemi qeveritarë demagogë , hajdutë dhe mashtrues dhe asnjë rrethanë nuk i justifikon atë qe përmend Ndue .
    Unë i besoj Ndues dhe e neveris qeverinë tonë alabake të k/ministrit tonë palaço !

    Reply to this comment
  5. Vasili September 24, 18:18

    Mos u merre me me kryeministrin,pasi te gjithe e ndjejne dhe e shohin,deri ne veshje te tij, te shkruar,qe ka vite,qe i ka mbaruar afati i perdorimit.

    Reply to this comment
  6. pak ekuiliber September 24, 19:42

    E nxorren kollen te semuret!

    Reply to this comment
  7. 333 September 25, 15:14

    O i shkreti hason?
    Ndueja i kerkoi palloshit qe pse i mashtroi femijet me libra falas?
    Pse muk u tha qe librat i blini vete!
    Se po te ishin falas kete fslje nuk e ben qeveria por femijet e tjete e jo weveria!
    Pse duhet te bente propagande mashtruese Rama per hjera qe nuk jsne tij?

    Reply to this comment
  8. A September 25, 18:23

    EDI RAMA po mendohet si ta genjej kete nxenesen e vogel, por prap thote me vehte mos e kupton se une po e mashtroj me libra te vjetruara dhe te perdorura.
    Sa karagjoz qe eshte!!

    Reply to this comment
  9. kris 1 September 26, 04:03

    Ne amerike cdo pare e taksapaguesit per shkollat nuk shkon dem.Shkollat publike ne shume raste jane me kushte me te Mira se private.Femijet e ciklit te ulet nuk I marrin librat NE shtepi.
    Cilesia e librave eshte shume e larte.Kam 7 Te vegjel NE shkolle dhe nuk di te kem paguar gje per Ta.A demtojne?sigurisht SI gjithe moshataret e tyre NE bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*