Mashtrime me shifra, vjedhje me fatura. Kur do hetohet drejtori i OSHEE?

December 5, 2018 03:03

Mashtrime me shifra, vjedhje me fatura. Kur do hetohet drejtori i OSHEE?

Qeveria nisi në tetor të vitit 2014 një fushatë të gjerë arrestimesh  nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, fushatë që dërgoi në burg disa mijëra qytetarë.

Fushata u udhëhoq nga vetëkryeminisitri Edi Rama. I njëjti, të cilit kur i janë kërkuar arrestimet e premtuara në fushatën elektorale për vrasjet e 21 janarit dhe korrupsionin e ish-qeverisë Berisha është përgjigjur se nuk mund të bëhet prokuror e gjykatës.

Suksesi i asaj fushate dëshmoi se çfarë është në gjendje të bëjë Ekzekutivi nëse dëshiron vërtet.

Së paku 2,600 persona u arrestuan. Numri i stërmadh shkaktoi mbipopullim të burgjeve.

Po  ndërsa qytetarët e thjeshtë u burgosën në masë për qindarka, askush nuk ka hetuar deri tani, dyshimet e vazhdueshme për shkeljet e rënda miliona euro në procedurat e tenderimit të energjisë elektrike apo aspekte të tjera të menaxhimit të OSHEE.

Këto dyshime janë ngritur përgjatë viteve nga një numër i madh aktorësh, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës, Kontrollin e Lartë të Shtetit, raporte investiguese nga media dhe agjenci raportimi si BIRN.

Vetëm një nga raportet mbi punën e OSHEE zbuloi 9.7 milionë euro dëme të shkaktuara në bilancin e kompanisë vetëm nga procedurat e paligjshme të prokurimit të energjisë elektrike.

DITA ka botuar numrin e sotëm disa dokumenta dhe dëshmi që tregojnë se rritja reale e të ardhurave nga OSHEE përgjatë viteve është së paku dy herë më e ulët se sa është pretenduar nga kompania dhe qeveria.

Krahasimi i deklaratave publike me dokumentet zyrtare tregon qartë se OSHEE dhe drejtuesi i saj, Ardian Çela kanë përdorur në vijimësi të dhëna të rreme për ta ushqyer publikun me suksese imagjinare.

Një nga dokumentat e botuar provon se deklarata publike e drejtorit të OSHEE mbi fitimet vjetore të kompanisë nuk përputhet me dokumentin e dorëzuar te Enti Rregullator i Energjisë. Diferenca është në rendin e dhjetëra milionë eurove.

Diçka shumë e rëndë ka ndodhur ndërkohë me atë që njihet si “mbifaturim” që në fakt është një vjedhje masive, direkte, e planifikuar e konsumatorëve, krim për të cilin deri tani askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë.

Dokumente dhe dëshmi nga zyrtarë, ish zyrtarë dhe faturistë të OSHEE-së ngrenë dyshime se disa drejtori rajonale të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike kanë mbifaturuar qytetarët në bazë të një plani mujor që shpërndahej nga zyrat qendrore.

Ky plan vjedhjeje kishte për qëllim të fshihte humbjet në rrjet dhe të përmirësonte treguesit e kompanisë.

Një ish-drejtor rajonal ka dëshmuar se pasi faturistët dërgonin leximet e abonentëve për secilin muaj, zyra qendrore e OSHEE-së në Tiranë, përpara se të lëshonte faturën me vlerat respektive,  llogariste humbjet për secilin rajon ose çdo njësi dhe pastaj i frynte faturat e qytetarëve për të ulur humbjet.

Pjesë nga dëshmia e tij:

“Pjesa drejtuese bashkëpunonte për të rritur kilovatët aq sa kanë pasur ata nevojë dhe për të rregulluar humbjet në mënyrë abuzive, duke ia mbifaturuar abonentëve. Ata thonë që nuk është mbifaturim, por keqfaturim. Pra një gabim i faturuesve. Por përse ndodhin vetëm gabime keqfaturimi me mbifaturime? Pse nuk ndodhi njëherë keqfaturim për t’i çuar faturën zero atij që ka konsumuar 1000 kilovat?”.

Tre raporte audituese të kompanisë, dy nga ekspertë kontabël të kontraktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe një tjetër nga kompania ndërkombëtare KPMG, kanë ngritur të njëjtat pikëpyetje mbi saktësinë e të dhënave të faturimit me atë të arkëtimit dhe humbjeve në kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike.

Drejtori Ardian Çela citohet në të gjitha dëshmitë si përgjegjësi kryesor i abuzimeve.

Çela mori timonin e drejtimit të kompanisë publike, përgjegjëse për mbledhjen e faturave të energjisë, fiks 4 vite më pare, në fillim të dhjetorit 2014, duke zëvendësuar në këtë post Arben Seferajn, pas dorëheqjes së tij të papritur.

Pak muaj përpara emërimit, kur Çela mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit, u kallëzua në Prokurori për shkelje ligjore në procedurat e tenderit për gjelbërimin e qytetit.

Sipas kallëzimit, Çela ka drejtuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për zbukurimin me palma të qytetit të Durrësit në vitin 2012. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje ligjore në këtë tender dhe një dëm ekonomik që arrin në 7 milionë lekë.

Kjo nuk e pengoi kryeministin të firmoste emërimin e tij.

Sot në ambjentet e biznesit përflitet që asnjë tender i OSHEE nuk fitohet pa u paguar “30 përqindshi”. Emri i Çelës përflitet gjithashtu se ka dalë në një përgjim të autorizuar për persona të tjerë.

Këto përfolje mbeten për t’u hetuar e provuar, por ndërkohë, manipulimi me shifrat dhe krimi i paprecedentë i vjedhjes massive të qytetarëve përmes mbifaturimeve, kanë prova të forta që duhen marrë sa më shpejt në konsiderate nga prokurorët.

 

****

Shkrimet e plota, dëshmitë dhe emrat e të cituarve mund të lexohen sot në DITA versioni print, në të gjitha pikat e shitjes së shtypit në vend

December 5, 2018 03:03
Komento

22 Komente

  1. Martini December 5, 04:36

    Kjo eshte plotesisht e vertet dhe detyrimisht e denueshme.Banda e Sali Berishes ne sistemin elektroenergjitik u vu ne sherbim te karerizmit te Drejtorit e co dhe te hjereve me lart.Por kjo seshte gje dhe krim shume i lehte ne krahasim me megavjedhjet ne procesin e shitblerjes nderkombetare dhe te faturimin e prodhuesve private ne vend te energjise elektrike.Avokatet mbrojtes jane njerezit me me fat ne Dhqipeti

    Reply to this comment
  2. OPGJ December 5, 05:37

    Kjo vjedhje dhe ky.skandal ku.vidhen qytetaret e varfer te.nje vendi te.varfer per te thene qeveria qe jemi mire me planin eshte unikale ne.bote.Por.duke para pasurimin e Damianit dhe drejtorit atehere mdodhemi para nje krimi shume te rende mareveshje e.hapur e zgjatur per 5 vjete me.qellim mbajtje posti per te mundesuar vjedhjen dhe pasurimin Evropa a.quan kete KRIM TE ORGANIZUAR

    Reply to this comment
  3. Kleanthi Koci December 5, 07:33

    CELAJ NE BURG !

    Pa vonuar dhe pa asnje lloj meshire !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

    Reply to this comment
  4. info analitike December 5, 08:47

    Po lali Dhjeri kur do te futet ne burg per abuzimet me faturat e UKT? Shoke te Dites lufta nuk behet vetem per ke doni ju te vini ne shenjester.

    Reply to this comment
  5. Referendum per arrestimin e koleres sali December 5, 08:50

    Ne kete vend rrumpall pa zot,ka 28 vjet qe eshte bere m… mullar dhe asnje nuk eshte ne gjendje ta pastroj.
    Si u pasuruan nje pjese e njerezve ketu,me pune ?jo vetem me pislliqe.
    Fillojeni qe nga politikani me i thjeshte dhe deri tek familjet mafioze berishovic e likefloriri e deri tek keta te sotmit….
    Nuk eshte vetem nje sektor qe eshte abuzuar…
    Keta qellimisht e kane lene popullin te zaptoj pronat ,te nderojn pa leje ,te zene kolektoret rruget trotuaret e te vjedhin energjin ujin e pyjet,se duke len keta te vjedhin e shkatrrojn kane mundesi vet te vjedhin milionat.
    Duke e pare qe asnje nuk hetohet e denohet te gjithe jane sulur per te vjedhur.
    Shikoni diferencat e menyres se jeteses dikush vdes per buke dikush jeton mes luksit te vjedhjes.
    Dhe ketu po ligjerohet vjedhja qe nga pronat e tjetersuara deri tek pasuria e perbashket…..
    Asnje nuk e thote kush eshte shkaktari i kesj rrumpalle,por edhe ata qe e shkaktuan bertasin si clirimtar te rrumpalles…

    Reply to this comment
  6. intelektuali December 5, 09:43

    PRANDAJ E PERZUNE ME DAJAK CEZ-IN PER TE VJEDHUR PAQ VETE MILETIN BUDALLA DHE DRU ME PRE

    qe:

    I hodhen trute e gomarit miletit me arritjet dhe fitorjet e Rilindjes enveriste ne Luften pa kompromis me CEZ-in e keq te huaj duke detyruar konsumateoret te paguajne edhe qindarken e fundit, ndryshe Edvini te ras ne burg pa pyetur fare as Prokurori dhe as Gjykate.

    PO FULLAN KUSARI QE VODHI BANKEN E SHTETIT SI I PAPARE?

    Ai eshte spiun i sigurimit dhe prandaj eshte dora jone, prandaj edhe Likja edhe Saliu nuk e hapen gojen fare kur Edvini jo vetem qe e shpetoi nga burgu Fullan Kusarin me finte enveriste pa pyetur as Prokurori dhe as Gjykate, por e demshperbleu me 20 paga per kuserine e tij makaber qe i beri Thesarit te Shtetit.

    PO A MUNDET KRYEHAJDUTI TE FUSE NE BURG BANDITET E TIJ HAJDUTE O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
  7. intelektuali December 5, 09:44

    PRANDAJ E PERZUNE ME DAJAK CEZ-IN PER TE VJEDHUR PAQ VETE MILETIN BUDALLA DHE DRU ME PRE

    qe:

    I hodhen trute e gomarit miletit me arritjet dhe fitorjet e Rilindjes enveriste ne Luften pa kompromis me CEZ-in e keq te huaj duke detyruar konsumatoret te paguajne edhe qindarken e fundit, ndryshe Edvini te ras ne burg pa pyetur fare as Prokurori dhe as Gjykate.

    PO FULLAN KUSARI QE VODHI BANKEN E SHTETIT SI I PAPARE?

    Ai eshte spiun i sigurimit dhe prandaj eshte dora jone, prandaj edhe Likja edhe Saliu nuk e hapen gojen fare kur Edvini jo vetem qe e shpetoi nga burgu Fullan Kusarin me finte enveriste pa pyetur as Prokurori dhe as Gjykate, por e demshperbleu me 20 paga per kuserine e tij makaber qe i beri Thesarit te Shtetit.

    PO A MUNDET KRYEHAJDUTI TE FUSE NE BURG BANDITET E TIJ HAJDUTE O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
  8. ??? December 5, 10:15

    Ndonje prove konkrete me letra keni ju, apo vetem me “perflitet”?
    Kushdo mund te dale e deshmoje, por duhet bazuar ne prova e jo fjale. Une e besoj qe ai mund te jete i korruptuar, por derisa te dale konkretisht qe personi X ka bere dokumentin A dhe e ka ndryshuar ne B, ka marre kaq para dhe i ka depozituar ne ate banke ose investuar ne Y kompani, cdo i dyshuar duhet te prezumohet i pafajshem.

    Reply to this comment
  9. met bathorja December 5, 12:48

    Ky Cela eshte jo vetem hajdut por edhe arrogant. Eshte nje kale qe shkel me kembe sipas kalit te madh Edi Rama ,cilindo qe i del perpara.Ka ikur per lesh e gjithe Rilindja,por ama xhepat i kane mbushur mire per nja 5-6 breza. Sipas porosise se EDIT vidhni se dhe pak kohe u ka mbetur ne pushtet.

    Reply to this comment
  10. Beni December 5, 13:22

    DITA,mos u ben shembelltyre e Lulit,qe bertet cdo dite se duhet te arrestohet Dako.Ke prova kunder ketij drejtori,publikoi dhe te veproi ligji,provat i vlereson organi i Prokurorise dhe ja çon Gjykates…Gazeta mund te shuitet edhe pa keto”zbulime” thashethemxhijesh.Mjaft qe shkruar Arben Duka…shtohet tirazhi.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 5, 16:02

      Te eshte prishur busulla e trunit dhe ke humbur orientimin enverist,

      O BOLE BUDALLAQE

      Bejtexhiu Arben Duka eshte i Rilindjes dhe kselhas BOLE fanatike si puna jote me bejtet e tij ne gazeten DITA, por rregullo busullen e trunit se te eshte prishur orientimi enverist.

      Nga ana tjeter:

      NGA E DI TI QE NUK VJEDH EDVINI ME BEDEALT E TIJ ME ENERGJINE ELEKTRIKE:

      sepse:

      Une them qe vjedh te gjithe shqyptaret si i papare, prandaj edhe largoi CEZ-in, sepse donte te vidhte paq njesoj si Saliu para tij, qysh keshtu thua ti, ja ta thote intelektuali me qarte dhe me ckoqur:

      Provat dhe faktet i ke te faturen e energjise elektrike, jo vetem te dritave si thone katunaret dru me pre, si edhe te ujit si edhe ne ate te karburantit,

      sepse:

      Shqypnia si prodhues i energjise elektrike me HEC-e e vetme e llojit ne Bote do te duhej ta kishte cmimin e energjise me te ulet te pakten ne Ballkan, nderkohe qe e ka me ta larte se vendet fqinj, nderkohe qe nuk ka investuar pothuaj kurgje nga buxheti i shtetit per hidrocentralet famoze komuniste qe trashegeoi nga Enveri qe nga ana e tij i kishte marre falas badiava nga vellezerit e tij komuniste qe i nderronte si Mbreti grate.

      PSE ATEHERE EDI RAMA QE NUK KA DHENE ASNJE KACIDHE INVESTIME PER ENERGJINE E SHET ATE ME CMIMIN ME TE LARTE NE BOTE?

      Ketu fshihet LEPRI i hajduterise dhe kuserise dhe zbulimi i tyre nuk eshte detyre e gazetes DITA, por ne radhe te pare e KLSH qe do te thote Kontrolli i Larte i Shtetit, qe Edi Rama e ka ne xhepin e vogel te citjaneve te gjera shume kohe me pare, pas KLSH servile vjen Prokuroria e Arta Markut qe Edi Rama e zgjodhi vete me tym dhe tymnaje ne Parlament per ta pasur si nje qenush qe e ka futur ne xhepin e vogel tjeter te citjaneve te tij famoze,

      ndryshe:

      Keshtu kerkonte fakte dhe prova edhe Like Floriri kur e kishte pare gjithe Bota si vidhte me ze dhe figure ryshfetin pushtetar,

      Keshtu kerkonte fakte dhe prova edhe Fullan Kusari qe vodhi Banken e Shtetit qe Edvini, Saliu dhe Like Floriri e shpetuan nga burgu dhe jo vetem kaq po i paguan 20 roga demshperblim qe e kishin fyer dhe ofenduar per vjedhjen makaber qe kishte kryer,

      Keshtu bertiste edhe Sali Berisha me Lul Bashen per fakte dhe prova kur opozita i akuzonte per vjedhje makaber ne Rrugen e Kombit qe ka mbetur akoma CYRYK si nje prove e pakundershtueshme e korrupsionit pushtetar te Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Mexhmijen,

      prandaj:

      Rregullo busullen e trunit fanatik,

      O BOLE ENVERISTE E EDVIN HAJDUTIT

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën December 5, 17:09

        Ikë more plehrë e pa riciklueshme , se nuk duam as të shohim siglën e një banditi , të vetë quajtur “Inteloleshi ” ! Edhe një fëmijë e kupton , se ti nuk je , veçse një spiun dhe armik i egër e i kamufluar i shqiptarëve . Ndyrësirë , që nuk di të bësh asnjë punë tjetër , përveç spiunllëkut !

        Reply to this comment
    • intelektuali December 5, 16:03

      Te eshte prishur busulla e trunit dhe ke humbur orientimin enverist,

      O BOLE BUDALLAQE

      Bejtexhiu Arben Duka eshte i Rilindjes dhe kselhas BOLE fanatike si puna jote me bejtet e tij ne gazeten DITA, por rregullo busullen e trunit se te eshte prishur orientimi enverist.

      Nga ana tjeter:

      NGA E DI TI QE NUK VJEDH EDVINI ME BEDELAT E TIJ ME ENERGJINE ELEKTRIKE:

      sepse:

      Une them qe vjedh te gjithe shqyptaret si i papare, prandaj edhe largoi CEZ-in, sepse donte te vidhte paq njesoj si Saliu para tij, qysh keshtu thua ti, ja ta thote intelektuali me qarte dhe me ckoqur:

      Provat dhe faktet i ke te faturen e energjise elektrike, jo vetem te dritave si thone katunaret dru me pre, si edhe te ujit si edhe ne ate te karburantit,

      sepse:

      Shqypnia si prodhues i energjise elektrike me HEC-e e vetme e llojit ne Bote do te duhej ta kishte cmimin e energjise me te ulet te pakten ne Ballkan, nderkohe qe e ka me ta larte se vendet fqinj, nderkohe qe nuk ka investuar pothuaj kurgje nga buxheti i shtetit per hidrocentralet famoze komuniste qe trashegeoi nga Enveri qe nga ana e tij i kishte marre falas badiava nga vellezerit e tij komuniste qe i nderronte si Mbreti grate.

      PSE ATEHERE EDI RAMA QE NUK KA DHENE ASNJE KACIDHE INVESTIME PER ENERGJINE E SHET ATE ME CMIMIN ME TE LARTE NE BOTE?

      Ketu fshihet LEPRI i hajduterise dhe kuserise dhe zbulimi i tyre nuk eshte detyre e gazetes DITA, por ne radhe te pare e KLSH qe do te thote Kontrolli i Larte i Shtetit, qe Edi Rama e ka ne xhepin e vogel te citjaneve te gjera shume kohe me pare, pas KLSH servile vjen Prokuroria e Arta Markut qe Edi Rama e zgjodhi vete me tym dhe tymnaje ne Parlament per ta pasur si nje qenush qe e ka futur ne xhepin e vogel tjeter te citjaneve te tij famoze,

      ndryshe:

      Keshtu kerkonte fakte dhe prova edhe Like Floriri kur e kishte pare gjithe Bota si vidhte me ze dhe figure ryshfetin pushtetar,

      Keshtu kerkonte fakte dhe prova edhe Fullan Kusari qe vodhi Banken e Shtetit qe Edvini, Saliu dhe Like Floriri e shpetuan nga burgu dhe jo vetem kaq po i paguan 20 roga demshperblim qe e kishin fyer dhe ofenduar per vjedhjen makaber qe kishte kryer,

      Keshtu bertiste edhe Sali Berisha me Lul Bashen per fakte dhe prova kur opozita i akuzonte per vjedhje makaber ne Rrugen e Kombit qe ka mbetur akoma CYRYK si nje prove e pakundershtueshme e korrupsionit pushtetar te Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Mexhmijen,

      prandaj:

      Rregullo busullen e trunit fanatik,

      O BOLE ENVERISTE E EDVIN HAJDUTIT

      Reply to this comment
  11. Perkthyesi December 5, 13:30

    4 vjet kam hequr te zite e ullirit, duke hapur dhe mbyllur dyert e zyrave te ketij Institucioni, thjeshte per te korrigjuar faturat e fryra te vena t nje te afermi tim, i cili kishte 6 vjet pa banuar aty. Dhe ky fare drejtori as nuk e cau koken, megjithese ne zyra punonin (ndoshta punojne ende) injorante dhe analfabete te thekur. Ta gezoje ate post, se ka kush e paguan…Ata jemi ne taksapaguesit e thjeshte qe shterngojme rripin, per te paguar rripat e pushtetit dhe te qeverive……Turp e faqe e zeze!

    Reply to this comment
  12. ashtu posi! December 5, 13:52

    Vjedhja masive qytetarëve po u bëhet me faturimin e energjisë që faturohet si “ambient i përbashkëta”.
    Megjithëse në çdo faturë është faturuar çdo muaj kilovat shtesë për ambientet e përbashkëta,tani,po u faturohet qindra kilowwat shtesë si “ambient i përbashkët”.
    Për çdo kontratë qytetarët marrin një mbifaturim 70- 100 mijë lek.

    Reply to this comment
  13. Dodona mbi Tomorr December 5, 16:25

    Ky Cela eshte pasuruar aq shume sa po ja kalon edhe Saliut dhe eshte ne gjendje qe ta bleje edhe Saliun ne menyre qe ai Dixhitali i tij te mos thote asnji fjale te keqe per Celen . Dhe Cela noton i qete ne xhunglen e OSHE,qe megjithse deklaron :”Arritje madheshtore” punon me rrjetin e “periudhes se elektrifikimit” , ate te viteve “70 te shekullit te kaluar! “Vetingu”nuk duhet ti lere pa prekur keto shushunja qe vazhdojne te thithin akoma “gjak ” nga trupi i drobitur i popullit!

    Reply to this comment
  14. Feniks December 5, 16:38

    Nuk eshte vetem OSHEE,qe vjedh qytetaret,por edhe UKT vjedh masivisht qytetaret e Tiranes!
    Kam denoincuar edhe tek kryeministri Rama se :UKT VJHEDH QYTETARET”,por ai jo vetem ka heshtur,por me eshte hakerryer se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
    Faktet:
    1 -Uji qe na furnizon UKT eshte i pa pijshem,por na faturohet si i pijshem!
    Pervec demit ekonomik na ka demtuar edhe shendetin!
    2-Cmimi i ujit eshte skandaloz:6.5 leke per m/3,ndersa ai i energjise elektrike eshte 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e energjise elektrike eshte shume here me e larte se e prodhimit te ujit!
    3-Jane me mijra qytetare te Tiranes,qe banojne dhe punojne jashte Shqiperise dhe kane kerkuar mbylljen e kontratave me UKT,por qe dewri me sot UKT jo vetem nuk ua ka mbyllur kontratat duke shkelur ligjet,por edhe vazhdon t’u faturoje atyre taksat vendore,qe mund tre shkojne ne disa miliarda leke ne muaj grabitje shteterore!
    Hesht kryeministri,hesht Avokati i Popullit,hesht KLSH,hesht Fiks Fare,STOP,Bashkia e Tiranes dhge te gjithe gazetat kryesore qe ua kam derguan kete denoncim!
    Po prokuroria a i ka lexuar keto denoncime te qytetareve?
    Po denoncimin se buka prodhohet me miell kanceroz serb,a e di prokuroria?
    Po kryeministri corape kuq a do kujtohet te behet i gjalle per keto skandale te tmerreshme? Apo do vazhdoje te zgerdhihet neper media?

    Reply to this comment
  15. Dodona mbi Tomorr December 5, 17:03

    Po “Feniks”!Atyre qe rendit ti dua tu shtoi edhe dy taksa qe une si pensionist vazhdoi ti paguaj UKT padrejtesisht ; Taksen e baneses qe me vendim qeverie per ne pensionistet eshte hequr dhe “taksen vendore ” nji taks e re kjo qe Bashkia e Tiranes nuk di perse e mer dhe per cfar e perdor ; te pakten per keto te na sqaroje !

    Reply to this comment
  16. Dodona mbi Tomorr December 5, 17:05

    Po “Feniks”!Atyre qe rendit ti dua tu shtoi edhe dy taksa qe une si pensionist vazhdoi ti paguaj UKT padrejtesisht ; “Taksen e baneses” qe me vendim qeverie per ne pensionistet eshte hequr dhe “taksen vendore ” nji taks e re kjo qe Bashkia e Tiranes nuk di perse e mer dhe per cfar e perdor ; te pakten per keto te na sqaroje !

    Reply to this comment
  17. Juristi December 5, 17:43

    Shkrim tipik gjobvenesish. Keqardhje per Ditan qe boton bakallaro te tilla. Ne cdo paragraf gjen shprehjen: thuhet, perflitet. Keto dacibao komuniste duhet te marrin fund. Nese ka prova gazetaret e BIRN le ti drejtohen Prokurorise. Perdorimi I shtypit per te shantazhuar institucionin apo drejtuesin e tij perben veper penale qe denohet me gjobe deri heqje lirie. Flm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*