MASHTRIMI / Ahmet Zogu kundër Ismail Qemalit

August 16, 2017 12:30 Updated

MASHTRIMI / Ahmet Zogu kundër Ismail Qemalit

Ahmet Zogu nuk ka marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Sipas proces-verbaleve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, përfaqësuesit e Matit kanë marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit, më 7 Dhjetor 1912. Në fakt,  ditën e 28 Nëntorit 1912, kur firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë,  përfaqësuesit e Matit, Ahmet Muhtar Bej Zogolli, Riza Bej Çela dhe Kurt Aga Kadiu nuk ishin nisur akoma nga Burgajeti

Nga Azis Gjergji

 

Azis Gjergji

Në kuadrin e veprimtarive të kremtimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 24 Dhjetor 2012, ndër të tjera, u përurua edhe shtatorja e Ahmet Zogut, 3 metra e lartë, e vendosur në kryqëzimin e Bulevardit “Zogu I” dhe Unazës Veriore të Tiranës. Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri Berisha deklaroi: “Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptareve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do të qëndronte i palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptareve.” Në mediat e ndryshme shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qarkullon mendimi se Ahmet Zogu “është themelues i shtetit shqiptar, si nënshkrues i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorë, në 1912,” se ai u thirr posaçërisht nga Ismail Qemal Bej Vlora në Kuvendin e Pavarësisë.

Po çfarë thonë dokumentet dhe dëshmitarët e ngjarjeve? Ish-skenaristi dhe realizuesi i rreth  80 dokumentarëve shkencorë historikë në Radio-Televizionin Shtetëror (1971-1990) dhe ish-punonjësi shkencor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, të  Akademisë së Shkencave (1998-2008), gjithashtu, autor i studimit “Myslim Peza-dëshmitar dhe protagonist 1912-1939” (2008), Azis Gjergji, shkruan se Ahmet Bej Zogolli shkoi në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ditën e fundit dhe u largua shumë shpejt prej aty, duke iu kundërvënë Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe veprimtarisë shtetformuese të Ismail Qemalit.  

                              

Ahmet Zogu në Kuvendin e Vlorës

I pari që ka lënë të kuptojë se është thirrur direkt nga Ismail Qemali në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 1912, është vetë Zogu Mbret në rrëfimin që ka bërë për Ministrin Fuqiplotë të SHBA-ve në Shqipëri, Bernshtain (Bernstein) në vitin 1933: “Një patriot shqiptar, Ismail Qemali,” rrëfen ai, “ftoi të gjithë udhëheqësit e rëndësishëm të takoheshin në një kongres kombëtar në Vlorë. Zogu ishte midis të ftuarve gjithashtu. Pasi përzgjodhi njëzet e pesë burra të rinj si roje të armatosur, ai u nis për në Vlorë…” (King Zog Tells his Story to Herman Bernstein…, chapter three)  Dy vjet më pas, biografi i parë i Ahmet Zogut, Timo Dilo, në botimin “Mbreti ynë në rininë e tij” (1935) shkroi: “Gojë pas goje, kualitetet e rralla të Ahmet Zogut dhe përpjekjet e tij ishin përhapur në çdo vend të Shqipërisë dhe nuk vonon shumë kohë që Ahmet Zogu të merrte thirrje zyrtare nga Ismail Qemali që të nisej për Vlorë me përfaqësue Matin në mbledhjen historike që shpalli Indipendencën Shqiptare.”(f. 17)

Adjutanti i Zogut, Hysen Selmani, në botimin “Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve” (2008), jep edhe përmbajtja e supozuar të letrës: “Ismail Qemali thoshte: “Arrita në Vlorë, ku kemi thirrur një Kongres për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Ju lutem të vini sa më shpejt në këtë Kongres pasi koha nuk pret.” Me të marrë ftesën, Zogu mblodhi parinë e Matit e të Dibrës dhe į njoftoi për këtë mbajtjen e Kongresit në Vlorë…

Sa mbërriti në Vlorë, Zogu shkoi tek Ismail Qemali, i cili kur e pa Zogun, u çua në këmbë e përqafoi i mallëngjyer dhe i tha: “Mirë se erdhe biri im, ja ku erdhi koha, por duhet ta dish se për këtë punë që po bëjmë sot për shpëtimin e Shqipërisë, kemi pasur si mësues gjyshin tënd, Xhelal Pash Zogun dhe këtë po ta them që ta dinë të gjithë këta bashkatdhetarë që janë këtu sot në këtë mbledhje historike. Pasi përfunduan përshëndetjet e rastit, Zogu u vu në dijeni të qëllimeve dhe të programit të kongresit, duke u treguar i zjarrtë në realizimin e ëndrrës shekullore të Shqipërisë. Fjalimi i tij pati një ushtim të thellë tek të gjithë pjesëmarrësit në këtë kongres, të cilët e quajtën si një nga shtyllat e shëndosha për ruajtjen e fatit të lumtur të së nesërmes së Atdheut… Pasi morën fund të gjitha bisedimet, më 28 Nëntor 1912, në orën katër pasdite në prezencën e 47 delegatëve të popullit, në Vlorën kreshnike u ngrit drejt qiellit të kaltër Flamuri i Pavarësisë Shqiptare dhe Shqipëria u shpall zyrtarisht si shtet i pavarur.” (f.35-36)

Po dokumentet çfarë thonë? Sipas përmbledhjes “Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj” (1963), Ismail Qemal Bej Vlora, i ndodhur në Vjenë, më 18 Nëntor 1912, i dërgoi komisionit përgatitor për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, telegramin e njohur historik: “Wien. E Hënë, 5 Vjeshta e Tretë, 1328/18 Nëntor 1912. Përpara të Premtes jam atje. E mbledhmja e përfaqësuesvet në Durrës  ose në Vlorë âsht krejt e nevojshme. Į thirrni të gjithë. Gjer sa të mbërrij un, mbani qetësinë e bashkimin. Çâshtja jonë politike u sigurua fare.” (f. 26)

Anëtarët e Komisionit ua dërguan menjëherë kopjen e telegramit të Ismail Qemalit, kryetarëve të Bashkive, Klubeve Patriotike, parësisë edhe popullit të Janinës, Gjirokastrës, Filatit, Reshadijes, Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Margëlliçit, Leskovikut, Kolonjës, Korçës, Dibrës, Manastirit, Resnjes, Kosturit, Strugës, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Fierit, Lushnjës, Peqinit, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Krujës, Shkodrës dhe Matit. Kopja e telegramit të Ismail Qemal Beut shoqërohej me shënimin e anëtarëve të Komisionit të Vlorës që zgjedhja e delegatëve dhe nisja e tyre të bëheshin sa më shpejt. Lef Nosi, në botimin “Dokumente historike (1912–1918)” ka vënë këtë poshtëshënim: “Këtë telegrammë, zyra telegrafike e Elbasanit e ka marrë nga ajo e Vlorës, më 5 Vjeshta e Tretë 1328/18 Nëntor 1912, në orën 10:40 të ditës, ia ka transmetuar zyrave të tjera. Kështu, zyrës së Strugës, më 5 Vjeshta e Tretë 1328/18 Nëntor 1912, në orën 12:15, për qytetet Strugë, Ohër, Korçë, Manastir, Resnje, Kostur, Dibër e Mat…” (f. 69)

Nisja e telegrameve nga anëtarët e Komisionit Organizator të Vlorës dëshmon se Ismalil Qemal Beu nuk ka komunikuar personalisht me asnjë prej delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, as me Ahmet Bej Zogollin. Sipas proces-verbaleve të  Kuvendit Kombëtar të Vlorës, përfaqësuesit e Matit kanë marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit, më 7 Dhjetor 1912. Në fakt,  ditën e 28 Nëntorit 1912, kur firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë,  përfaqësuesit e Matit, Ahmet Muhtar (turq. Kryeplak) Bej Zogolli, Riza Bej Çela dhe Kurt Aga Kadiu nuk ishin nisur akoma nga Burgajeti. Më 2 Dhjetor 1912, prefekti i Elbasanit, Aqif Pashë Biçakçiu, i dërgoi Ismail Qemal Bej Vlorës, një telegram, ku i  shkruan: “Nga goja e Ahmet Be Matës që erdhi në Elbasan, mësuam se serbët kur hynë në Lumë, paskan filluar të djegin shtëpira dhe të vrasin njerëz. Nga kjo sjellje barbare, lumjanët qenkan revoltuar kundër serbëve dhe nja gjashtë batalione serbe i paskan zhdukur…” (AQSH. Fondi 245, viti 1912, dosja 52, fl. 22)

Në fakt, informacioni i Ahmet Bej Zogollit ishte i vonuar për Kryesinë e Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës, pasi luftimet midis lumjanëve dhe ushtrisë mbretërore serbe ishin zhvilluar dy javë më parë. Nga përmbajtja e telegramit, duket se Aqif Pasha nuk e dinte se Ahmet Beu kishte ndërmend të udhëtonte drejt Vlorës; këtë informacion e jep vetë Ahmet  Muhtar Matja, me një telegram që i dërgoi Ismail Qemalit, po më 2 Dhjetor 1912, nga … Tepelena (?!):

    Tepelenë, 19 Vjeshtë e Tretë 1328/2 Dhjetor 1912 

        Shkëlqesiës Tija Ismail Qemal Bej Efendiut, Vlonë

U sgjodha përfaqësues i Matjes. Ndënshkruni për mua vendimet e Kongresit. Të nisem për aty apo jo? Pres me nxitim urdhërin Tuaj.

                                                                      Ahmed Muhtar Matja.

                                (L. Nosi, Dokumente historike (1912–1918), f. 137)

Duket se përgjigja e Plakut të urtë të Vlorës, ka qenë pozitive dhe përfaqësuesit e Matit, duke udhëtuar nëpër Labërinë e Vlorës, në mbrëmjen e 6 Dhjetorit arritën në qytetin e Flamurit. Të nesërmen, ditën e Shtunë, 7 Dhjetor 1912, ora 2 p.m., Ahmet Muhtar Beu [Zogolli], Riza Bej [Çela], Kurt Agai [Kadiu] ndoqën punimet e Mbledhjes VII dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Në mbledhje u diskutuan gjerësisht përgjegjësitë dhe detyrat e Pleqësisë së zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar për kontrollin dhe këshillimin e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Mbledhja VII e Kuvendit Kombëtar të Vlorës u mbyll me fjalën e Kryetarit të Qeverisë Kombëtare së Përkohshme, Ismail Qemal Bej Vlorës mbi çështjen e besimit: “Ka apo jo kuvendi besim të plotë në veprimet e Qeverisë?” Përgjigja e të pranishmëve ishte e shkurtër, unanime dhe e fortë: “Po!” (L. Nosi, Dokumente historike, f. 185-186)

Në protokollet e mbledhjes nuk rezulton që Ahmet Muhtar Bej Zogolli të ketë bërë ndonjë pyetje apo diskutim, e aq më pak të ketë mbajtur ndonjë fjalim, siç thuhet në broshurat e botuara në kohën e  mbretërimit të tij dhe më pas në kujtimet “Nga notimet e Zogut…”. Në të vërtetë duket më bindës konkluzioni se arritja me vonesë e Ahmet Bej Zogollit në punimet e Kuvendit të Vlorës ishte rrjedhim i qëndrimit të tij mosbesues për suksesin e ndërmarrjes së guximshme të Ismail Qemal Bej Vlorës, siç ishte shkëputja e  Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Duke arritur në mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, nëse kauza e nismëtarëve fitonte, Ahmet Bej Zogolli do ta deklaronte me zë të lartë se kishte marrë pjesë në ngjarjen e madhe të historisë së popullit shqiptar; nëse Porta e Lartë e Stambollit arrinte ta shpërndante kuvendin dhe t’i kalonte në litar të gjithë firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, Ahmet Bej Zogolli as nuk kishte firmosur, as  kishte folur, por kishte dëgjuar dhe kishte ikur pa qenë dakord.  

Në të vërtetë, Ahmet Muhtar Bej Zogolli u kthye shumë shpejt në Mat. Në rrëfimin për Ministrin Bernshtain, Zogu Mbret e justifikon kështu largimin e tij  nga Vlora: “Zogu planifikoi të largohej menjëherë për në Mat. Që prej largimit të tij, serbët kishin mundur bashkatdhetarët e tij në të gjitha anët, kishin vrarë udhëheqës të ndryshëm të rëndësishëm, duke  zaptuar praktikisht të gjithë Shqipërinë. Por Ismail Qemali dëshironte që ai të qëndronte në Vlorë dhe të ndihmonte atë në organizimin e punëve të qeverisë së re. Zogu, megjithatë, e ndjeu se detyra e tij ishte ndaj krahinës dhe fisit të tij, prandaj vendosi të kthehet atje. Ngadalë, ai mori rrugen drejt veriut duke udhëtuar natën dhe pushuar ditën në pyje dhe shpella. Së fundi, pas shumë vështirësish, ai hyri në Mat, dhe arriti edhe një herë të udhëheqë vëllezërit e tij të armëve kundër armikut.” (King Zog Tells his Story to Herman Bernstein…, chapter three)

Por dokumentet dhe kronikat e Luftës së Parë Ballkanike flasin për një të vërtetë tjetër. Në mëngjesin e 3 Dhjetorit 1912, ndërsa Ahmet Bej Zogolli dhe grupi i shoqëruesve të tij nuk ishin nisur akoma nga Tepelena për në Vlorë, në frontin e Çatallxhasë ishte  nënshkruar armëpushimi i parë midis forcave ndërluftuese osmane dhe bullgare; armëpushim i njohur më pas edhe nga ushtritë serbe e malazeze. Diplomatët e fuqive të Mëdha të Europës filluan bisedimet e paqes në Londër. Armëpushimi u respektua në të gjitha fushat e luftimeve, përveç kështjellave të rrethuara të Shkodrës, Janinës dhe Edirnesë. Për çfarë luftimesh e kishte fjalën Zogu Mbret, kur në krahinën e Matit, gjatë dy Luftrave Ballkanike nuk u zhvillua asnjë luftim, nuk u vra asnjë banor e jo më “udhëheqës i rëndësishëm”? Aq më pak mund të flitet për “pushtim të gjithë Shqipërisë nga serbët”, pasi asnjë këmbë ushtari serb nuk mund të shkelte në jug të lumit Shkumbin, sepse në të gjitha marrëveshjet diplomatike dhe ushtarake serbo-greke, trojet shqiptare nga Shkumbini deri në Gjirin e Artës ishin planifikuar t’i aneksoheshin Mbretërisë së Greqisë.

Në fakt, në Vlorë, Ahmet Muhtar Bej Zogolli mori vesh se Qeveria Kombëtare e Përkohshme e Vlorës kishte emëruar në postin e nënprefektit të Matit, bashkëfshatarin e tij, mësuesin Shyqri Koçi. Sipas kopjeve që ruhen në arkivin e familjes Koçi në Tiranë, lajmin e emërimit në krye të nënprefekturës së Matit, Shyqri Koçit ia kishte komunikuar vetë nënkryetari i qeverisë, Dom Nikollë Kaçorri:

     I dashur Mik,

  1. Shyqri Koçi, Katundi Burgajet, Mat

      Shyqri! Andrra dhe dishira jonë, e çfaqun në mes nesh në burgun e Selanikut, u plotësue. Shqypnia u shpall e pavarme. Flamuri u ngrit më 28-XI-1912, ora 4 mbasdreke në Vlonë. Qeveria u formue nën kryesinë e Ismail Bej Vlonës, me nën-kryetar unë dhe Vehbi Efendiu. Me njeri kastile po u çoj dy flamurë, për t’i ngritë në dy vende t’asaj krahine. Qeveria u ka caktuar juve Nënprefekt i Matit… Pra, shpallni edhe aty pavarësinë, ngrini flamurin, organizoni administratën, mbroni krahinën bashkë me atdhetarë tjerë matjanë, nga zaptuesit Serb, n’emen të Qeverisë së Vlonës dhe si i ngarkuemi sajë…

                          Vlonë, Vjeshta III, 16/1328/ 29 Nëntor 1912     

Më 7 Dhjetor 1912, ditën që përfaqësuesit e Matit gjendeshin present në Mbledhje VII të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Shyqri Koçi ktheu këtë përgjigje:

       I Nderuemi, Monsignor Dom Nikolla

          Nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme, Vlonë

          Letrën tande, të çueme me njeri kastile… e morëm. Lajmi i dhanë ishte nji sihariq  i madh jo vetëm për neve, por për gjithë popullin matjanë. Flamuri u ngrit në dy vende në Mat, Burgajet e Lis, më 5 Shëndre [Dhjetor]1912…, në mes të nji gëzimi të papërshkrueshëm të popullit, në mes të këngëve e valleve, krizmave të pushkëve dhe buçitjes së lodrave (daulleve). Administrata u krijue dhe filloi punën. Unë mora detyrën e Nënprefektit (Kajmekamit), simbas porosis suej (Qeverisë) dhe Ismail Terziu, nji nga atdhetarët më të mirë të vendit e caktuem Kryetar i Bashkisë së Matit (Mat beledije -reizi). Emrat e memurëve të tjerë do t’ju a lajmëroj ma vonë , me letër tjetër. Vazhdojmë me çeljen e zyrave dhe të shkollave shqipe në Mat…

Burgajet (Mat) 7 Shëndre [Dhjetor] 1912…      

                                                                                   Shyqri Koçi,

                                                                         Nënprefekt i Matit    

Përmbajtja e letrës së Shyqri Koçit tregon se delegatët e Matit në Kuvendin e Vlorës nuk ishin zgjedhur nga ndonjë kuvend krahinor, por sipas ndonjë marrëveshjeje kompromisi midis bejlerëve dhe agallarëve matjanë, siç shkruan studiuesi Ramiz Fiçorri. Por emërimi i mësuesit Shyqri Koçi në detyrën e Nënprefektit të Matit, post shekullor i Zogollëve, duket se ka ndikuar që Ahmet Beu të largohej shpejt nga Vlora dhe të mbante qëndrim armiqësor ndaj Ismail Qemalit dhe Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës.

(Vijon)

 

 

 

 

 

August 16, 2017 12:30 Updated
Komento

29 Komente

  1. Gjykoni pa paragjykimet e te vjeterve... August 16, 13:06

    O ju shqiptaret patriote, ka qene nje kohe dikur qe ishte ne mode te te gjithe nacionaliteteve te botes te ishe patriot apo nacionalist!
    Dhe Shqiptaret u bene patriote….e bene Shqiperine “Zonje”…e tjere..
    Mendoni pak hipotetish, po sikur te mos ishim bere te pavavur (pra do ishim sot pjese e Italise apo Greqise) cfare te keqe do kishte, se do ishim sot ne BE e nuk do kishim hequr ate diktature 45 vjecare qe hoqem?!
    Mendoni, pa paragjykimet e te vjeterve!
    Gjykoni si njerez te vertete!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 16, 13:24

    pra në një moshë të re,fare fare,sapo kishte mbushur 17 vjet,njihej për bëmat e tij????
    çfarë bëmash kishte bërë çuni pri burgajeti me 4 klasë shkollë??mos vallë tërë ata burra që kishe mati ishin vënë nën hyqmin e një 17 vjeçari??

    Reply to this comment
  3. demo August 16, 13:42

    Ne 1912 Zogu ishte 17 vjec.Edhe qe ka vajtur ne kuvendin e Vlores,shume ka bere.Enver Hoxha ne moshe te Zogut ishte nje lapanjoz qe e tallte shkolla..

    Reply to this comment
    • Thanasi qe t'a plasi August 16, 14:57

      Dhe meqe ishte lapangjos qe e tallet shkolla populli i Gjirokastrës e nisi si perfaqesueses te qytetit per te marre ne Shkodër eshtrat e patriotëve Bajo Topulli dhe Muço Qulli. O pika qe s’ju bie

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 16, 15:34

      dem
      për përvojë personale e di që pothuajse të gjithë ata që tallen gjatë periudhës shkollore,drejtojnë shtetet!!
      ata që tallin gjatë periudhës shkollore,e di si përfundojnë,shumica!?
      pianecë o i u ngjitet kazma ose lopata në duar!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit August 16, 22:12

        njerin ne Amerike qe e tallnin tere kaqolet e shkolles e njeh tere bota si pasanikun nr 1 te botes, quhet Bill Gates. Qe 17 vjeç Zogolli ishte kaq kaqol ne gjeografi, sa per te shkuar ne Vlore i binte nga Stambolli, po hajde mo, burrels prej Burgajeti.

        Reply to this comment
    • pirro August 17, 08:00

      Shkoj ne Shkoder per te terhequr eshtrat e Cerciz Topullit sepse Cercizi ishte babai i tij biologjik.

      Reply to this comment
  4. intelektuali August 16, 14:12

    Ismail Qemal perpara se te vinte ne Shqypni ka qene VALIBEJ i qytetit te Varnes ne Rumeline Lindore, por u kap ne shkelje te renda financiare dhe u shkarkua nga ky post autoritar i Pernadorise Osmane me ferman te Padishahut dhe i u konfiskua gjithe pasuria e tij.

    prandaj:

    O fantiku i Enverit, Azis Gjergji per Ahmet Zogun e vitit 1912 me mire fillo te lexosh histori te vertete dhe te hulumtosh per Ismail Beun qe iku me dajak nga posti i VALIBEUT te Varnes dhe gjeti nje kauze te re ne vendin e tij dhe kete ves te keq te korrupsionit pushtetar ja transmetoi edhe pinjolleve te tij qe la pas, te cilet si vampire te vertete kerkuan dhe arriten ofiqe dhe pensione te majme nga Ahmet Zogu gjate kohes se Mbreterise se Pare shqyptare, por kur erdhi Enveri ja preu menjehere pensionet e Zogut dhe i tha pinjolleve te Ismail Beut:

    PO PSE TERE JETEN DONI TE HANI QYL JU?

    He pra o enveristi fanatik dhe historiani i Partise se Punes Azis Gjergji:

    KUSH ESHTE ENGJELLI DHE DJALLI NE KETE HISTORI?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 16, 15:32

      o hale
      pas mbrojtjes të paimagjinueshme që i bën zogut dhe urrejtjes që ke për enverin,tashti po na del dhe pro turk e anti ismail qemalit??
      po ti qënke për tu futur në këmishë force mor gomar me avull!!
      hy lapangjoz njeri!!

      Reply to this comment
      • intelektuali August 16, 17:46

        Fakti qe rufjani dhe pederasti i Gjyles nuk i respektoi fare pinjollet e Ismail Beut, tregon se ja kishte lexuar me pare hollesisht te kaluaren e tij, ne dallim nga Ahmet Zogu qe u tregua mjaft bujar dhe doreleshuar me trashegimtaret e Mol Bej Qemalit, i cili kur erdhi ne Shqypni per te ngritur flamurin patriotik ne Vlore ne vitin 1912 kishte mbetur pa breke ne bythe dhe po kerkonte si i papare ne ngut LEKA ne biseda te fshehta me greket jo vetem per Vatanin, por edhe per familjen e tij lakmitare sic rezulton nga shume dokumenta historike ne Londer dhe Stamboll dhe ishte Enveri qe i kishte lexuar keto dokumenta dhe i tha pinjolleve te Ismail Beut:

        PO JU QYL DONI TE HANI GJITHE JETEN?

        Megjithese Ismail Beu i duhej per qellimet e propagandes se tij pseudopatriotike, njashtu sic beri me te gjitha figurat e tjera qe i vriste naten dhe i qante diten.

        Ku eshte HALJA dhe WC ketu?

        sepse:

        Lapangjozi eshte ai qe nuk di te lexoje histori te mirefillte, por perserit vetem ate qe ka mesuar nga Partia e Punes.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 17, 08:49

          o hale e qelbur e gomrit tënd,o nastradin
          ky zell që të del nga shpirti për të mbrojtun zogun e kurvës së burgajetit,sigurisht e ke të trahshëguar nga jot ëmë!!me siguri që shkon nga 99.99-101% ajo ka qënë ndonjë një nga ato që ka përfituar nga bujaria e zogut të burgajetit!!në rastin e sat ëme nuk ka e ka pas mëndjen vetëm për rehat,por paska bërë dhe evlat!!ndryshe nuk mund të shpjegohet ky zelli yt maniakal!!

          Reply to this comment
    • floriri i Bençes August 16, 17:46

      Fillove prape ti shkerdhata e Zogjit te kurves?

      Reply to this comment
    • DIBRANI August 17, 18:53

      Ike ore muuuut , te pelqen edhe te quhesh intelolesh ! ! !

      Reply to this comment
  5. ELIOT August 16, 14:26

    PRAPE ME ZOGUN KY ….. I ESHTE QEPUR NGA PRAPA IS SKENDERBEU TURQEVET …. ZOGU ZOGU DHE PRAPE ZOGU … MORE DONKISHOT A E DINI JU SE ZOGU KISHTE ME SHUME MEND SE ENVERI .. DHE SE ZOGU E BERI VENDIN TE PASUR . NE NJE KOHE KUR AMERIKA BOTA VUANTE NGA PAUNESIA NGA FAJITI I BANKAVE .. ZOGU E MBAJTI SHQIPERIN NE KEMBE .. DHE U MARTUA ME NJE PINCESHE ..KUR ENVER KOQJA MORRI NJE KURVE NGA …….. MJAFT NA SHPOVE VESHET MORE COOBAN …. PO ENVERI E FORMOI PARTINE KOMUNISTE ??????? APO E FORMUAN SERBET ME URDHER TE TITOS … PER TE PERCARE SHQIPTARET ..JO KETE GJE SE KUPTOI KY TYCI …MEGJITHSE JA FSHIU CIZMET ENVERIT PER 50 VJET ..CE HUMBNI KOHEN ME KETE SHARLATANIN …. KA SHKRIMATARE TE MEDHENJ NE SHQIPERI DHE LEXOJME NJE SHURRE TE CIVILIZATIONIT .NJE LOPE ..QE NE SHKOLLE SSE MESOI FJALEN DEMOKRACIE LIBERTE …KAQ I ZGJUAR ESHTE …….ME BEN PER TE QESHUR KY FSHATARI I ……… ZOGU ZOGU …. IK OR DELE SE ZOGU KURRRRRRE NUK KRAHASOHET ME HITLERIN TEND ENVERIN …

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 16, 16:13

      o eli
      moj tarrallake e keqe unë kujtoja se ishe vajza e tredhur e nastros,por në fakt qënke e mbesa e saliut,sipas thënjeve të reja”DHE SE ZOGU E BERI VENDIN TE PASUR . NE NJE KOHE KUR AMERIKA BOTA VUANTE NGA PAUNESIA NGA FAJITI I BANKAVE .”!dhe saliu na bëri të dytët në botën perëndimore pas gjermanisë!!
      shko moj debile e tredhur që sdi se çflet!!shko moj bëj çiçin se mos të shpëton nëpër brekë!
      kot si thonë bëmë baba të të ngjaj!!

      Reply to this comment
      • ELIOT August 17, 11:34

        Ffole ti analfabet ;;;;; i ke marre ilacet TI EDHE DISA BUDALLNJE .. E MESOVE HISTORINE APO LEXON AKOMA ZERIN E POPULLIT ..ME REDAKTORE NEXHMIJE HOXHA … BAJGE …KUR BOTA E CIVILIZUR E QUAN ENVERIN DIKTATOR … DISA COBANE TYCA NE TREGOJNE PERRALLA … MOR TRADHETARE TE POPULLIT … PO TE ISHTE AKOMA ZOGU NE FUQI NE 45 DERI NE 90 NUK DO TE IKNIN NGA VENDI 500 MIJE TE RINJ E GJITHE INTILIGENTA E SHQIPERISE .. DHE NGELEN VETEM LOPET DHE DISA KERRICA SI KY ANTICENSURE … EDHE NJE GJE KAQ TE THJESHTE SE KUPTUAT …. JU KA MARRE LLUMI MORE KATUNARE ..DHE PER KETE QE JETONKA NE ALBANY TE AMERIKES ..A E DINI JU MORE TYC SE ZOGU ISHTE ME DEMOKRAT SE ENVERI DHE ME 50 VJET ME VONE ….. A E DINI JU SE ZOGU KISHTE NJE CONCEPT PER VENDIN PER TE ARDHMENE SHQIPTAREVE .. SEPSE U LIDHE ME VENDE DEMOKRATE TE CIVILIZUARA . DHE SI MBYLLI SHQIPTARET SI LOPET NE HOLLANDE ME TELA .. SE KENI KUPTUAR AKOMA SE BOTA VETEM KAFSHET I MBYLL SIC E BERI ENVERI ME NE … ME DUKEN SE LODHEM KOT ME JU .. JENI DISA ANALFABET QE SE KENI 2 GRAM KULTURE …. 2 GRAM LLOGJIKE … TI ANTICENSURE KTHEHU NE CERDHE … SE KAQ TRU KE SA NJE FEMIJE 5 VJECE …. BON COURAGE …..MERCI

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 17, 12:58

          “500 MIJE TE RINJ E GJITHE INTILIGENTA E SHQIPERISE .”
          në këtë grup INTILIGENTA,duhet të kesh qënë dhe ti moj eli??
          eh shyqyr që na ke lënë pas mi sharabajgë e keqe!!
          eh moj bija e nastros,e karabushit zogist!!
          duke qënë se ai e ka trashëguar gjenialitetin nga bamirsi zog kurvet i burgajetit,dhe ti ke disa gjene të shkërdhyera perj tij?!
          apo e kam gabim??

          Reply to this comment
  6. albany August 16, 15:15

    Te nderuar lexues.
    .
    Kush i thote vetes shqiptar pasi te lexoje keto rrjeshta me poshte duhet te gjykoje se cfare perbindeshi ishte Ahmet Zogu qe kopja e tij Saleh Berishaj i ngriti permendoren.
    .
    Njihuni me krimin me makaber te Ahmet Zogut i cili pasi dh urdher te varej Dom Gazulli……dhe pasi u sigurua qe ai dha shpirt..nxorri dekretin per falje ?

    Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. . Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet.
    .

    Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”.

    .
    Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak.
    .
    E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:
    .

    Të digjet Puka,
    sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit.
    .

    Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve

    Reply to this comment
    • Arber I August 16, 16:07

      Gjon Gazulli eshte nje hero kombetar i shqiptareve. Z. albany, sivjet asht 90 vjetori i varje se meshtarit Dom Gjon Gazulli, mos shkruani me pseudonime , por flisni legalisht, kush mund te shkruaje nje studim per figuren e tij deri edhe nje monografi shkencore. Dergojeni studimin tek redaksia e gazetes DITA .

      Reply to this comment
  7. Arber I August 16, 15:25

    Ky studim te le pa goje!

    Reply to this comment
  8. Soll lili August 16, 15:42

    Shkrim tendencioz.Per here te pare mesojme se A.Zogu ka qene ne ngritjen e flamurit kur ai vete nuk e ka permendur kete.E verteta del tek tuk neper pasazhe.
    Ai u vonua per shkak te sulmit dhe masakrave te serbve ne veri dhe per kete shkak u kthye atje pernjehere nga Vlora.Doni apo jo sipas traditave te kohes ai ishte in charge ne Mat.

    Reply to this comment
  9. Arjane Grande August 16, 16:03

    Po, pra…!
    Zoteria Azis Gjergji e konfirmon tereNaltesine e Tij Ahmet Zogu i Pare, si i lindur per tu bere Burre Shteti…
    Edhe kunder deshires se tij, Gjergji, sado qe rreket te gjej dokumente te kunderta, nuk arrin dhe as me keto, Zogu nuk i rezulton jo vetem i Panjoftun, por kurresesi negativ.

    E verteton se Familje e tyre ishte mese e njohur dhe e nderuar ne Mat, pra si gjithe ata qe u njoftuan per te shkuar ne Vlore, dhe pastaj rrefen se (edhe sikur o vonuan per te arritur ne mbledhje) ishin ne lufte me serbet, si krahine, perfshire familjet e medha ne mes tyre.
    Vete dora e merzitun Hazis Gjergji, pohon se edhe (nese eshte e vertete se) iken nga Vlora pa firmosur, u kthyen ne Mat te vijonin luftrat kunder serbeve, a ka ndogje problem ketu?! do pyeste Edi Rama!

    Shlodhu Azis Aga, historia ka ndodhur, mbetet ta shkruajme sic ka ndodhur, jo sic e porosiste KQ dhe ndihmesat e tij…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 16, 17:11

      Arjane Grande
      ti e thua fare mirë se zogu,me moshën e tij në atë kohë,nuk është thirrur personalisht por,ndoshta është dërguar nga familja si përfaqësues i saj!!pra nuk është merita e tij personale por merita e familjes së tij!!
      familja e tij me drit-hijet e saj ka qënë e njohur,por kjo nuk e bën zogun si njeri të shquar për kohën për të cilat bëhet fjalë!!

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes August 16, 17:57

      Shkerdhatat e Zogjollit dolen nga tubat e ujrave te zeza.

      Reply to this comment
  10. Jak Boston August 16, 23:54

    Qe Zogu ka pas gabime as qe diskutohet bile edhe te pafaleshme.
    Sa per ate qe e firmosi apo jo deklaraten, per mua personalisht firma me e mire eshte firma e atij qe lufton pushtuesin. Deklarata e pamvaresise qe kemi pare ishte nje dokument si procesverbal i ndonje roje nate nga ata te kooperativave te komunizmit.
    Dokument me tre rreshta dhe diza firma poshte, qe vetem dokument pavaresie smund te jete.
    Qe nje dokument te merret per baze duhet ti permbahet nje lloj protokolli te caktuar, dhe cuditerisht Ismail Beu si ish zyrtar i perandorise s’mundi ta bente.
    Nuk cuditem aspak qe pamvaresia e Shqiperise nuk u pranua pasi ai dokument eshte si pacavure.
    Amerika 200 vite perpara e ka dokumentin qe ke qef ta shohesh edhe sot, kurse ne shqiptaret…..
    Eshte kollaj te shash Zogun dhe ka shume per te share, por diktature nuk beri dhe vendin nuk e izoloi.
    Pastaj mos harroni edhe nje gje tjeter qe administratat e shtetit shqipetar si ne kohen e Zogut, te komunizmit apo dhe ne kohen e sotme jane po te njejtit cakej dibrane, gjirokastrite, korcare, shkodrane, mirditore, skraparlinj, kolnjare etj… cakej qe vetem keq dine te bejne.
    Keta cakej kane bere dezinformime dhe deri vrasje kuptohet disa me aprovime nga eproret duke i portretizuar viktimat si kercenime serioze.
    Zogu rrinte ne pallat dhe kuptohet qe varej nga keta informacione.
    Po keshtu mund te them edhe per Enverin, me perjashtim te atyre qe Enveri i njihte personalisht.
    Prandaj o shoku komunist Aziz mjaft na hape barkun me keto studimet e tua pa asnje vlere bile do te thoja qe ti je nje nga ata cakenjte qe srrini dot pa bere keq duke futur percarje kombetare duke i sherbyer deri ne fund Viceve te Serbise dhe qirjeve te grekut.

    Reply to this comment
  11. Mark. Uk August 17, 06:15

    Ismail Qemali erdhi si i derguari i turkut ne Shqiperi.Ku ka ndodhur ne gjith boten te ngrihet flamuri i fitores pa luft sic ka ndodhur ne vendin tone me 1912.Ku ka ndodhur qe te njoh si shtet vendin ku e ka pushtuar brenda 24 oresh sic beri turku ne ShqiperiFlamuri qe u ngrit ne Vlore. nga cila principat u zgjodh se i kastriotve nuk ishte.Ky flamur u zgjodh nga turqit dhe e sodhen ne Shqiperi nepermes turkut shqipfoles Ismail Qemalit. Te gjith kan mashtruar.Edhe Enveri thoshte se i ati mori pjes ne ngritjen e flamurit ne Vlore.

    Reply to this comment
  12. Blu vetem Blu August 17, 11:30

    Rraca me e ndyre njerzore kjo e terrorriteve-komunist -enveriste kane pafytyresine te ndyjne akoma edhe sot kur banda e tyre kriminale ka rene nga pushteti per te mos u kthyer me kurre !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*