Mashtrimi i madh në Facebook/ Habit drejtori i Postës: U dashurova prej fotos, ishte joshëse

September 28, 2017 16:11

Mashtrimi i madh në Facebook/ Habit drejtori i Postës: U dashurova prej fotos, ishte joshëse

 

Është zbardhur dëshmia e plotë e drejtorit të Postës, të fshatit Manzë, në Durrës.

30-vjeçari, Barush Ahmeti ka treguar se si u mashtrua nga një 27-vjeçare, që jetonte pikërisht në Manzë, e cila i zhvati shumën prej 60 milionë lekësh.

Ajo hiqej si emigrante dhe i kërkonte vazhdimisht para.

30-vjeçari, i cili nuk e njihte aktoren e telenovelave, Elizabeth Gutierrez, kujtoi se ajo ishte vajza e ëndrrave.

Ai ka treguar në Polici se u dashurua pas biondes joshëse dhe seksi, që shihte në foton e profilit të Facebook.

Dëshmia e plotë:

Ne u njohëm në vitin 2015 në “Facebook” dhe ajo më thoshte që ishte bionde e bukur. Atë fotografi kishte vendosur edhe në foton e profilit dhe pasi folëm disa herë unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht ishte vajza me të cilën do martohesha. Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali. Më tha që familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike dhe fillimisht më kërkoi lekë. Ja kam nisur me Western Union. Nisa 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht sepse më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të m’i kthente. I kam dërguar 10 mijë euro me Western Union, prej vitit 2015.

Më tha njëherë se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha se kishte ardhur në Shqipëri. Shkova në Itali e nuk e gjeta. Më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, dhe nuk e linin prindërit të dilte jashtë të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve. Për të vërtetuar dashurinë time karshi saj, më tha se në Manëz kishte një teze, që ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim iu kam blerë kolltuqe dhe divane. Iu kam dërguar çdo orendi shtëpiake herë pas here.

Më thoshte se më donte dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja njësoj sikur ishte shtëpia ime.

Unë e mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t’u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake iu kam blerë e ia kam çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon dhe më thoshte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të. Më thoshte se do të m’i kthente lekët dhe do të martohej me mua.

Punoja në fshat në punë shteti, dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time, që nga viti 2015 kur u njohëm. Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët me Western Union dhe i blente. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. E mendoja se ishte nga qyteti i Durrësit, më tregoi të gjithë historinë e jetës së saj.

Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe në gjumë me njëri-tjetrin. Nga fotoja që shihja në FB ishte shumë e bukur, bionde dhe shumë joshëse. Nuk e kisha pandehur se do më bënte këtë gjë.

Nuk e kam takuar asnjë herë, sepse më thoshte që nuk e lejonte familja që të dilte jashtë shtëpisë. Kur vëllezërit më kërkuan lekët, i thashë se më duhen lekët që më kish marrë borxh, por pas kësaj kërkese më la, ma mbylli adresën, më bëri bllok në FB, dhe nuk më përgjigjej më.

Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la pasi mu mbaruan lekët”.

September 28, 2017 16:11
Komento

5 Komente

  1. As September 28, 17:44

    Bravo koqe, meriton nje bigap

    Reply to this comment
  2. MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA September 28, 20:29

    Te te mbushet mendja se je nje cope fshatar ! Qe te zere dora ca leke , te kesh e perdoresh edhe nje lap top, te behesh edhe drejtor , sikurisht me pas , fshatarit i duhet edhe nje bjonde e bukur ! Na paska punuar edhe ne pune te shtetit , drejtor nga ata te kallepit te LSI-se ! Ky eshte ideali i tyre .Tani kujt i qahet ?!

    Reply to this comment
  3. alphade September 28, 23:51

    Oh ! Sa mire ta ka bere,hakce ! Ore gomar qe vetem
    samari te mungon ,te gjitha te tjerat karakteristika i
    ke si te veshgjatit ! Kaq budalka te kesh qene ..!!!Mire
    te behet.!!!

    Reply to this comment
  4. shqiptari September 29, 08:32

    Ja llumi e ka ne dore financat dhe te ardhmen e femijve tane.Keta fshatare brekegrisur dhe tyryfycka marrin poste nga kryetaret e partive dhe bejne nje mije te zeza duke shfrytezuar postet dhe parate publike.A mund te na thote kjo “budallacka” ku i gjeti 60 milion qe ja mori “fotoja” apo eshte ndonje loje per te mos u futur ne burg per para publike te vjedhura ?Kush te hetoje ke ne kete vend,Hajduti hajdutin?

    Reply to this comment
  5. Shkodrani September 29, 11:33

    Mire ti se na e the, po ata vellezerit e tu, aman, na e trego si e kane pritur gjithe kete? Me vjen keq per ty se qenke edhe drejtor, palo burre!!!… komplimente fshatares, qe edhe pse e tille, ka shfaqur hapur dhe pa dorashka instinktin femeror te mashtrimit, qe nuk njeh as fe, as rrace, as komb, as profesion, as shkolle, asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*