Mashtrimi i mediave të opozitës me Ermalin “shef të kufirit”

May 17, 2018 22:46

Mashtrimi i mediave të opozitës me Ermalin “shef të kufirit”

 

Media dhe portale pranë opozitës publikuan mbrëmjen e sotme një lajm ku kanë “zbuluar” Ermalin që përmend “Bashkëpunëtori X” Albert Veliu në dëshminë e publikuar nga Partia Demokratike.

Sipas këtyre mediave, bëhet fjalë për Ermal Milorin, si “shefi i kufirit” tek i cili Agron Xhafaj e drejtoi Albert Veliun për ta ndihmuar në trafikun e kanabisit drejt Italisë.

Portali “Politiko.al” e publikon si të konfirmuar se bëhet fjalë për Ermal Milorin.

Por nuk kanë denjuar të bëjnë asnjë verifikim të fakteve apo të kohës.

Veliu thotë se Ermali punonte te Kufiri dhe pretendon se regjistrimi është kryer katër muajt e fundit apo si i pasigurt për kohën përmend edhe gjashtë muaj.

Por Ermal Milori nuk ka qenë ndonjëherë me detyrë shef kufiri në Vlorë ku Veliu pretendon se është bërë biseda.

“Ermali është shef i Kufirit, më duket”, pohon Veliu në rrëfimin e tij, por shton se nuk është i sigurt, dhe nuk ia di mbiemrin, pasi e ka takuar vetëm një herë.

Ermal Milori rezulton se ka qenë nga 8 maji 2017, deri në shtator 2017, shef sektori i Analizës në Drejtorinë e Tiranës, e më pas ka qenë dhe vijon të jetë specialist i thjeshtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

e.k/dita

May 17, 2018 22:46
Komento

2 Komente

  1. intelektuali May 18, 06:03

    UAAA! CFARE KUNDERGODITJE ME KUNDERSULM BOLSHEVIK!

    Po kujt i plas o gazeta DITA se kush eshte Ermali i Policise apo Ermali i Enverit qe Taulant Xibraka e emeroi si administrator ne Laboratorin e tij te kokaines mu ne buze te rruges nacionale?

    PO PSE ME FINTE BOLSHEVIKESH DO T’I SHPETOJE REZILIT HETUESI I ENVERIT DHE KAPOBANDA E DROGES QE EDVINI E BERI MINISTER RENDI?

    Po nuk mjafton LUKUNIA e Drejtoreve te policise se shtetit qe jane zhdukur si SKUTHA nga Drejtesia sepse dolen bythejashte ashiqare te implikuar me drogen e Habilajve dhe Balilajve o mjerane te gazetes DITA qe nuk e lini gurin te bjere ne toke per te justifikuar policet e Edvinit dhe Kapobandes se tij, Fatmir Xhafaj?

    PO DRITAN ZAGANI KUSH ISHTE O GAZETA DITA?

    sepse:

    Nuk ju vjen zeri fare per Komisarin e Policise se Shtetit. Dritan Zagani qe duke kryer detyren e tij me nje ndergjegje te plote u akuzua nga Saje Qorri dhe Edi Rama si ARMIK i Kllases dhe ARMIK i popullit dhe u masakrua me liber shpie?

    Po Fatmir Xhafaj genjeu si magjyp edhe me viktimat e tij si HETUES i Enverit kur u ballafaqua sy me sy ne emision TV tek Blendi Fevziu

    PO C’A SHTETI KARAGJOZ ESHTE KY O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
    • Xxx May 18, 10:38

      Po cfaj ka pas Enveri po qe se te gjithe kane qene si puna jote? Po si nuk i duhet kujt kush eshte Ermali? Po ajo qe thote narkomani X i PD provohet qe nuk eshte deponim i vertete. Po po te besh PD me komuniste si Saliu me kllouna si Basha, karagjoze histerike si Salihani dhe niperit e krimineleve te luftes si nipi i Isa Toskes dhe me mohues te se vertetes e njerz qe i ka ngel sahati ne marreveshjen e Mukjes si puna jote ne te tille nivel do katandistet PD. Me vjen keq vetem per ata te persekutuarit e vertete te pafajshem qe nuk paten kurre nje parti te tyren.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim