Mashtrimi me apartamentet, arrestohet në Tiranë ndërtuesi

January 25, 2018 16:42

Mashtrimi me apartamentet, arrestohet në Tiranë ndërtuesi

Ndërtuesi Eqerem Mehmetaj është arrestuar në Tiranë këtë të enjte pasi rezulton i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.

Eqerem Mehmetaj, 55 vjeç, i cili rezulton banues në Tiranë, u vu në pranga pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim dhënë më 16 Nëntor 2017, e ka dënuar me 8 vjet burg, sqarojnë burime zyrtare nga policia e Tiranës.

Hetimet

Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj Mehmetajt, pasi ky ai kishte kryer shitjen e  apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare, shtojnë të njëjtat burime.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit, rezulton se 55-vjeçari Eqerem Mehmetaj, së bashku me ortakun e tij Agron.S., kanë ndërtuar dy pallate 9­katëshe në dalje të Fierit, pranë vendit të quajtur “Ura e Sheqit”.

Qytetarët e mashtruar janë përballur me njëri-tjetrin kur kanë shkuar në shtëpinë e sapoblera.

Pas kësaj, qytetarët e rënë pre e mashtrimit kontaktonin me 2 ndërtuesit, por ata herë nuk u hapnin telefonat dhe herë të tjera u thoshin se çështja do të zgjidhej.

Denoncimet e personave të rënë pre e mashtrimit sollën më pas edhe nisjen e hetimeve.

January 25, 2018 16:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*