Mashtrimi me biletat, 1 mld lekë dëmi në buxhetin e shtetit

August 29, 2019 13:49

Mashtrimi me biletat, 1 mld lekë dëmi në buxhetin e shtetit

1 miliard lekë mësohet se është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit përmes skemës së falsifikimit të aboneve dhe biletave të urbanëve.

Burime për mediat nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo veprimtari kriminale kishte te paktën një vit që kishte nisur duke shpërndarë biletat e falsifikuara dhe jo ato origjinale të shtypura në shtypshkronjë.

Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre, ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.

Pas hetimeve, 8 persona janë vënë në pranga mes tyre dhe administratori i një linje urbani. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë shpërndarë, 150 mijë bileta false.

o.j/dita

August 29, 2019 13:49
Komento

2 Komente

  1. Arben August 29, 14:02

    KETO TE SHTETIT I KA HALLALL, DO TI VIDHTE EDROGA NDRYSHE.

    Reply to this comment
  2. A August 29, 19:11

    Duke vjedhur ne kete fare menyret kompanite e urbaneve kerkonin te rritet çmimi i biletes.
    Cmimi u rrit me 100 lek, nga 300 lek bileta u be 400 lek, duke mos patur asnje rritje cilesore gjate udhetimit.
    Me kete i them karagjozit EDVIN RAMES, ministrave te finances, te transportit te ulin çmimin e biletave atje ku kane qene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim