Mashtrimi me cilësinë e karburantit

October 3, 2016 18:33

Mashtrimi me cilësinë e karburantit

Shqipëria ka numrin më të lartë të karburanteve për kilometër katrore në të gjithë Evropën. Të dhënat vijnë nga Inspektorati Shtetëror Teknik, ku në bazë të një studimi tregu, rezulton se në vendin tonë është ndërtuar një stacion karburanti për 2800 banorë, ndërsa në shtetet europiane ka 1 pikë karburanti për 4000 banorë.

Kjo ndoshta është edhe një nga arsyet se përse në vendin tonë, ka gjithmonë diskutime për cilësinë dhe sasinë me të cilët shumë nga këto karburante mashtrojnë konsumatorin.

Numri i lartë i tyre përbën një problem edhe për vetë institucionet e kontrollit, të cilat nuk mund të arrijnë të monitorojnë njëkohësisht këtë treg. Por zyrtaret e Inspektoriatit të Cilësisë, thonë se numri i rasteve të abuzimit është në rënie.

Inspektorati i Kontrollit të Cilësisë ka vendosur gjithsej këtë vit 235 mijë dollarë gjoba për 133 subjekte.

Por biznesi i karburanteve ne Shqipëri, regjistron fitime marramendëse ne nje kohe qe numri i konsumatorëve është disa here me i ulet se ne vendet e Europes.

October 3, 2016 18:33
Komento

3 Komente

  1. A October 3, 19:37

    Edhe gjate qeverisjes se RILINDJES te PS-se me Kryeminister EDI RAMA e deri me Minister te Transporteve me Minister EDMOND HAXHINASTO, i cili gjate muajit shtator 2016 dha doreheqje, qe nga shtatori 2013 e deri tani nuk eshte bere asgje ne drejtim te cilesise dhe sasise te karboranteve, por edhe me cmimin me te larte per liter ne Evrope.
    Pra, nga kjo pozite, nga kjo qeveri me ne krye nje barbon qe nuk din ku bje me shtepi ekonomia si EDI RAMA. ku ndigjojme vetem brockulla dhe pallavra.
    Ne drejtim te karboranteve ky palo mashkull nuk ka bere asgje, cilesia e dobet jashte cdo standarti, vjedhje ne sasi, ku per 20 litra te vidhet nje liter. Per keto aresy, ne pikat e kontrollit dhe kolaudimit te makinave qe jane monopol te kthejne makinen mbrapsh per ndotje ambjenti dhe mjedisi sepse makina eshte e vjeter. Ne nje kohe qe karboranti eshte jashte cdo cilesie. Ne qoftese cisternes i hjedh karborant “shurre=urine”, ne dalje nuk ka si ti vije “era livando, parfum”. Maqina te vjetra ka i gjithe Ballkani qe eshte ne gjendje ekonomike dhe zhvillimore me mire se ne. Keshtu eshte dhe ndodh kur ne krye te qeverive, ne pozite, kemi politikan te deshtuar, gangstera, te korruptuar, maskarenj, hajdut, demagog dhe genjeshtar te tipit EDI RAMA, LUL BASHA, ILIR META, FATOS NANO dhe SALI BERISHA. Tung.

    Reply to this comment
  2. Adih October 3, 22:23

    Cmimet e larta ,cilesia e dobet e karburantit eshte e barabarte me fitime kolosale. .E kjo rendon mbi popullaten dele te pa mbrojtur . Shqiptare , karburanti cilesia dhe cmimi do rregullohen ne favorin tuaj ,kur ne shqiperi partite politike te jene vertete kundershtare . Kete e keni ju ne dore , tek kutia e votimit . dhe per kete do ja u verefikoj . Prej me shume se dy dekatave ,te gjithe politikaneve te te gjitha njgjyrave , i vjen karburanti i paster nga Austria Wiena , qe ka rafinerine me gjigante ne Europe dhe gjithe secili nga ju , e ka pare .,eshte jo me shume se 5 kilometra nga aerodromi i Wienes .Dhe mos degjoni ne parlament Kone Bracen e Ballen kur zihen gjoja me Saliun.Ato furnizohen ne pikat e tyre me tollone ,dhe nga ana tjeter , as edhe njeri jashte ketij rrethi nuk ka shanc te furnizohet ne keto dy pika…Kurse per afersite e pikave te karburantit , e padyshim eshte rekord shqiperia ,do ju komentoj here tjeter mbi ndertimin jashte kushteve teknike europjane , per ndotjen e tokes ,ku nuk avullon e per shekuj shkon deri ne rezervat e uit te pishem :Te mos kemi frike , se na i riciklon edveri. , dhe rezikshmeria te shperthimit ,ku po te ndodhe larg qofte , do harrohet perfundimidht gerdeci.

    Reply to this comment
  3. MH October 4, 01:05

    Reduktoni numrin e karburanteve per fryme si gjithe Europa dhe hapni pika kolaudimit 2-3 fishin ekzistues.
    Kjo do beje te kuptuarit si gjithe Europa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*