Mashtrimi me miellin, prokuroria nis hetimet për dy kompanitë kosovare

May 15, 2018 09:06

Mashtrimi me miellin, prokuroria nis hetimet për dy kompanitë kosovare

Prokuroria shqiptare ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit.

Të dyja këto kompani zënë rreth 40 përqind të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova, shkruan Koha Ditore.

Prokuroria ka konfirmuar se ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet me çmim më të lartë, për prodhimin e bukës.

AKU ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 tonë miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin përsa i përket nivelit të proteinave që deklarohen në etiketë.

o.j/dita

May 15, 2018 09:06
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi May 15, 09:22

    Shume i vonuar reagimi i Prokurorise shqiptare! Ka gati 30 vjet qe ushqehemi me miell te skaduar, efektet e te cilit po i ndjejme perdite, me perhapjen e lloj lloj semundjesh (kryesisht te kockave). Ky eshte nje krim, qe deomos duhet ndeshkuar shume rende dhe sa me shpejt qe te jete e mundur, megjithese jam skeptik per kete. Qofsha i gabuar, por ngelet per tu pare!

    Reply to this comment
  2. Shteti shqiptar duhet te investoj vetem ne bujqesi May 15, 10:02

    O shqiptare mos blini buke me miell serb,se i ka pasojat me mbrapa. Serbet ne kosove kurre nuk blejn ushqime te ardhura nga serbia se i dine pasojat.

    Reply to this comment
  3. lisi May 15, 15:03

    O K.r/minister Leni pallavrat me bemat magjike te qeverise tende e te pakten gjersa nuk na rrit rrogat e pensionet na mbro nga mielli serb o qyp se rrezikon te ardhmen e femijeve Cdo mengjez nese do te na pershendesesh na njofto cfare masa ke marre per kete pune e asgje tjeter nuk na hyn ne sy Akuptoveeeeee?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*