Mashtrimi me vajin e ullirit: Në treg shiten përzierje industriale

August 15, 2018 20:27

Mashtrimi me vajin e ullirit: Në treg shiten përzierje industriale

 

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është i vërtetë. Ne morëm nga tregu mostrat e tre llojeve te vajit dhe i kërkuan institucioneve shtetërore t’i analizojnë.

Analizat tregojnë se asnjë prej tyre nuk ishte vaj ulliri, por përzierje industriale.

Vaji i ullirit është një produktet ushqimor që falsifikohet me lehtë në vendin tonë. Top Channel tregon se si vaji i ullirit pavarësisht kategorisë që ai ka ekstra i virgjër, i virgjër, apo dhe vaj ulliri nuk është i tillë. Madje nuk futen në kategorinë e vajit të ullirit.

“Në supermarketet e vendit tonë mora tre vaj ulliri: ekstra të virgjër. të virgjër dhe vaji ulliri më pas ato i dërgova pranë Institucion të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analiza. Këto janë rezultatet e analizave dhe kërkojmë një interpretim nga ana juaj nëse ky vaj ulliri është sipas standardeve që kërkon ligji i vajit të ullirit për Shqipërinë”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

Në bazë të ligjit për vajin e ullirit treguesit fiziko-kimike dhe ata organo-shqisorë kategorizojnë nëse vaji është ulliri ose jo.

“Komuniteti Evropian për vlerën K232 ka një limit, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 2.5 ndërkohë rezultatet tona kanë dalë 2.6 pra është mbi limit. E njëjta gjë vihet re edhe tek K 270 ku standardi e ka 0.25 ndërkohë që këtu ka dalë 0.75 pra është një vlerë shumë e lartë për të qenë në kategorinë e ekstra të virgjër.

Ju e keni marrë për vaj ulliri të virgjër përsëri ngelemi tek koeficenti i përthithjes së dritës i cili është me parametra që nuk i përkasin kësaj kategorie. I ka më të larta se sa duhet të jetë norma. Dhe treguesit organo shqisor nuk i ka brenda limiteve ky vaj nuk futet në kategorinë e vajit të virgjër.

Tani kalojmë tek vaji i tretë i cili është vaji i ullirit. Koficenti i cili jep shumë herë vlera më të larta se sa është karakteristikë e vajit të ullirit. Prandaj të treja vajrat që ju keni analizuar nuk i përkasin kategorisë që ato janë të paraqitura në etiketën që ju keni marrë vajin”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit./TCH

a.s/dita

August 15, 2018 20:27
Komento

13 Komente

  1. Se mos vetem me Vajin e ullirit abuzohet ME KONSUMATORIN ! August 15, 21:52

    Aty abuzohet kudo ,
    ne cdo Artikull ushqimore .
    Shqiptaret mashtrohen nga etiketa .
    Njelloj me me bandat qe do udhehiqnin gjasme
    Demokracine ne Shqiperi !
    Gabimi fatale ,qe po i kushton shume shqiptareve .

    Reply to this comment
  2. Se mos vetem me Vajin e ullirit abuzohet ME KONSUMATORIN ! August 15, 21:52

    Aty abuzohet kudo ,
    ne cdo Artikull ushqimore .
    Shqiptaret mashtrohen nga etiketa .
    Njelloj si me bandat qe do udhehiqnin gjasme
    Demokracine ne Shqiperi !
    Gabimi fatale ,qe po i kushton shume shqiptareve .

    Reply to this comment
  3. Topi leshit August 15, 21:59

    Po na thoni emrat e firmave,apo hajt tja fusim kot.
    Ne se eshte e vertete te bllokohen fabrikat apo edhe ju te topit beni shantazhe tju paguajne ndonje lek.

    Reply to this comment
  4. MH August 16, 01:37

    Taman sic “bante” dhe monizmi per te kaperdire vorfenin.Po sot ne kapitalizmus pse “merrni” shembullin e monizmit.
    Sote na mbyti bolleku dhe pare(Leka) per te fshire bythen.Dhe te arrijne njerzit e “ndershem” qe e tunden me dygishta perpjete monizmin tue i rendit njimije e nji te zezat.Nuk e besoj qe keto te ndershem kaq sa kane ne dore te bajne kerdin mbi shendetin e popullit.Yxhym kapitalizmus na e “ndrite” jeten dhe xhepin e fukaras.

    Reply to this comment
  5. Lili August 16, 04:29

    Duhet top channeli me ba punen!! Edhe paguajme njereze me taxat tone per institucione shteterore qe nuk bejne punen e tyre! Pse nuk reagon Kryeministri per kete? Eshte ne fb gjithe diten, ma mire do ishte te jete pak ma i pergjegjeshme edhe te pyete cdo dite varreset e tij per sa kontrol jane bere per qualitetin e bukes,ujit,vajit,benzinit etj kjo eshte detyra e tij ,te analizoje rapportet qe administrata e tij i jep e te shohe ku ka mangesi e jo Facebooku..

    Reply to this comment
    • korçari August 16, 10:07

      Lili meso te shkruash shqip pastaj te nxish dhe te kritikosh …

      Reply to this comment
      • Genti August 16, 10:59

        Ti korçari e merrke rrogen te kryeministria. Sa shpejt te dogji. Ne vend te kesaj eshte per t’u shqetesuar vertet te gjithe sepse moskontrolli i ushqimeve po sjell deme te medha ne shendetin e shqiptareve dhe kosto te medha financiare per t’i kuruar. Edhe ti o korçar, edhe une, dhe te gjithe qe po shkruajne ketu jemi te detyruar te shkojme ne dyqanet tona dhe te marrim produkte problematike qe kane pasoja direkte ne shendetin tone. Ndaj, nese kritikojme qeverine – ne kete pune dueht te kemi qe ata ta bejne punen me mire. Nese ti nuk je ne opozite me qeverine e cdo kohe, ajo qeveri do te fleje gjume.

        Reply to this comment
        • korçari August 16, 12:07

          Genti e megjithate gjuha shqipe duhet respektuar dhe per sqarim nuk kam gje kunder sanksioneve te pameshirshme dmth me shuma te medha lekesh te gjobiten keta maskarenj qe luajne me shendetin e qytetareve dhe puna e kontrolloreve le per te deshiruar ne te gjitha drejtimet por nuk mund te komunikojme normalisht kur masakrojme gjuhen tone shqipe.

          Reply to this comment
  6. Jovan bregu August 16, 08:21

    Emrat dhe marken è vajit na jepni, ne te kundert nuk kane kuptim keto artikuj. Kohe è humbur.

    Reply to this comment
  7. asd August 16, 12:10

    Top Channel bashkepunon me krimin? Ndoshta u ben presion per tu paguar? Ku jane emrat ?

    Reply to this comment
  8. Zzzzzz August 16, 12:11

    NE SHQIPER POR EDHE NE SHTRESAT E ULETA TE BOTES TANI ESHTE ME MIRE TE HASH TALLASH BIO SE SA USHQIME SHTAZORE APO BIMORE TE CILAT HANE TE KULTIVUARA OSE TE HELMUARA NGA AJRI,UJI,TOKA,PESTICIDET DRITA,NJERIU,ETJ…..!!!!!!!!!!!!!!!!,
    QELIZAT TONA DO NA I DININ PER NDER NESE NE DO USHQEHESHIM ME TALLASH,BAR,GJARPERINJ,…ETJ…ETJ…POR JO NGA SUPERMARKETET SIDOMOS SHQIPTARE….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*