Mashtrimi me vizat, falsifikatori-policit: T’i mbarova dy porosi

May 16, 2018 16:28

Mashtrimi me vizat, falsifikatori-policit: T’i mbarova dy porosi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me grupin e falsifikatorëve të dokumentave që dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë.

Të mbajtur në vëzhgim por edhe përgjim telefonik, policia ka vendosur të zbardhë komunikimet e shpeshta mes efektivit të rrugores, Arian Ukut, me bashkëjetuesin e Entela Çalës, oficeres së zyrës së Trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës.

Uku i kërkon bashkëjetuesit të Entela Çalës që t’i kryejë dy porositë për të cilat kanë folur. Ky i fundit i përgjigjet pozitivisht, duke i thënë se e ka përmbushur misionin.

Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se grupi i 17 personave të arrestuar një ditë më parë mund të kenë trafikuar në Angli dhe SHBA një numër të konsiderueshëm personash, përkundrejt pagesës që varionte nga 15 deri në 25 mijë euro.

s.a/dita

May 16, 2018 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*