Mashtrimi me vizat për në Kanada, mbetet në burg i riu

April 29, 2016 09:55

Mashtrimi me vizat për në Kanada, mbetet në burg i riu

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Klevis Rreshken.

Gjyqtarja e vetme Elona Stavri i caktoi masën për akuzën e mashtrimit me pasoja te renda. Avokati i të riut ka pretenduar se nuk është klienti i tij ai që ka mashtruar.

Ai ka thënë se Rreshka ka blerë kompaninë nga Luli Makashi.

Nga hetimet ka rezultuar se 51-vjeçarja kishte ngritur një skemë mashtruese me viza punësimi dhe studimi në Kanada, Angli dhe Australi.

Ajo iu ka marrë rreth 27 personave shuma të mëdha, rreth 20 mijë dollarë, me pretendimin se do t’ju bënte viza në këto shtete.

April 29, 2016 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*