Mashtrimi në Facebook çon në pranga një shtetas nga Tirana

April 8, 2018 20:55

Mashtrimi në Facebook çon në pranga një shtetas nga Tirana

 

Një person, i cili mashtroi një tjetër, duke u hequr si shitës automjetesh, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për mashtrim.

Bëhet fjalë për shtetasin D.L., i cili ka mashtruar shtetasin D.B. si shitës automjetesh. Sipas dëshmisë së viktimës së skemës, ai e ka njohur të pandehurin në “Facebook” dhe i është prezantuar si shitës automjetesh.

Ai ka rënë dakord me të dhe ka porositur tre automjete te i pandehuri, i cili i kishte thënë se do të vinin nga Italia me gjysmën e çmimeve që shiteshin në treg. Kështu, kallëzuesi i ka dhënë 2300 euro të pandehurit dhe janë nisur drejt doganës së Vorës ku po prisnin mjetet.

Në një moment, i pandehuri i ka thënë kallëzuesit se duhet të largohej se kishte nënën sëmurë dhe më pas nuk u bë më i gjallë. Për këtë arsye, kallëzuesi bëri padi ndaj tij.

l.h/ dita

April 8, 2018 20:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*