“I doja për kurim”, mblodhi 2 mijë euro me llogari për tërmetin në emër të Edi Ramës, dënohet 30-vjeçari me probleme të zemrës dhe shëndetit mendor

November 21, 2020 09:44

“I doja për kurim”, mblodhi 2 mijë euro me llogari për tërmetin në emër të Edi Ramës, dënohet 30-vjeçari me probleme të zemrës dhe shëndetit mendor

Gjykata e Lezhës gjeti fajtor një 30-vjeçar që pati përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama për të marrë 2 mijë euro nga dhurues të ndryshëm me premtimin se do përdoreshin për të prekurit nga tërmeti.

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor, Arian Melin një 30-vjeçar, i cili shrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të përfituar 2 mijë euro duke mashtruar sikur po bënte bamirësi dhe përdorur emrin e kryeministrit. Megjithatë gjykata vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, 30-vjeçarit duke cituar si shkak shëndetin e tij.

Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar dënimi u ul 4 vite, të cilat u pezulluan për një periudhë prove tre vjeçare me kërkesë të prokurorisë, që citoi si arsye problemet mendore dhe një sëmundje të zemrës së 30-vjeçarit.

Gjykata vendosi kthimin e shumave të parave të dëmtuarve.

30-vjeçari u arrestua në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social Facebook publikoi dy numra llogarie dhe në emer të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetarëve që të kontribonin me vlera monetare për banorët e prekur nga tërmeti.

Meli kishte hapur një faqe me emrin “Rilindje” në të cilën postonte duke përdorur emrin e kryeministrur. Në këtë faqe, 30-vjeçari kishte postuar një status, ku u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ishin në emrin e tij.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se brenda një kohë të shkurtër 10 qytetarë të cilët ishin kryesisht shqiptarë nga Kosova ranë pre e mashtrimit, ndërsa në llogarinë e Melit u bllokuan rreth 2 mijë euro.

Meli pranoi akuzën, ndërsa avokati i tij i tha gjykatës se ai kishte vepruar për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes së tij mendore.

Arian Meli qëndroi afro tre muaj në burg me masë sigurie, por më pas gjykata zbuti qëndrimin për shkak të problemeve shëndetësore të tij dhe e caktuan atë me masën detyrim paraqitje.

Shqipëria humbi 51 persona nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa 913 të tjerë u plagosën. 200 mijë persona mbetën të pastrehë, ndërsa qeveria publikoi një bilanc dëmesh prej rreth 1 miliard eurosh. Menjëherë pas tragjedisë miliona dollarë u mblodhën nga organizata të ndryshme banirësie dhe vetë qeveria, por situta u shfrytëzua edhe për mashtrime.

 

——-

Elvis Hila është gazetar i Ora News në Lezhë. Në foton kryesore: Pallati i shkaterruar nga termeti ne Thumane te Krujes, ku humben jeten pjesa me e madhe e viktimave. Foto: Vladimir Karaj

November 21, 2020 09:44
Komento

5 Komente

  1. demo November 21, 11:13

    Hetoni Fondacionet e hoxhes Elvis Naci dhe Patetikut Marin Mema,se Ata kane bere kerdine.
    Beni bilancin sa miljona dollare kane marre dhe sa kane harxhuar per strehimin e banoreve.

    Reply to this comment
    • Berati November 21, 12:52

      Pse u dashkan ti hetojne? Apo se shqiptaret e pshurren ne surrat Edi Ramen duke i dhene vetem 500 mije euro ne llogarine shteterore edhe ato.me zor nga punonjesit e administrates, ndersa Nacit 9 milione euro apo Nismes Thurje 3 milion. Naçi (nuk e di sa i ndershem eshte) te pakten po nderton 170 shtepi ne Thumane me leket e zemergjeresise se shqiptareve ndersa Rama po ben namin ne 3D. Edhe ato te kontrollohen por mos harroni se jane leke te dhuruara nga privatet ndersa Rama po los me leket e taksapaguesve.

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 21, 13:00

      Kryeministri mblodhi 600 mije Euro ne emër te Edi Rames per tërmetin e Nentorit,Elvis Naçi mblodhi mbi 6.7 milion Euro ne emër te Fondacioni Firdeus!!!Parti Kristian Demokrate kemi;-po nëse i jep leje Zoti Elvis Naçit per krijimin e Partise Myslimandemokrate,si bëhet halli?

      Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi November 21, 16:17

    Ky nuk eshte i semure mendor, por ky eshte shejtan mendor dhe nga karakteri! Njerez te tille ka plot, biles edhe nga ata qe nuk e besojne se jane te tille! Por kur paraqiten raste, makuteria-dobicllekse u vihet ne veprim! Ky ka merituar ne fakt disa vjet burg, sepse po te mos ishte zbuluar qysh ne fillim, ky mund te bente kerdine nder shume dhurues! Plehra prehistorike!

    Reply to this comment
  3. Adi November 21, 19:12

    Nuk paska qënë edhe aq budalla sa po thonë. Ky njeri është i aftë ti bëjë të gjitha të këqijat. Është kriminel. Shfrytëzues kriminel si ai Goro krimineli i Himarës që shkoi për lesh para pak kohësh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim