Mashtroi për punësim në Austri, arrestohet

August 9, 2016 09:23

Mashtroi për punësim në Austri, arrestohet

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim me kontratat e punësimit.

Gjatë ditës së hënë, Sektori Kundër Krimit  Ekonomiko -Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka bërë ndalimin e shtetasit Kol  Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë Kosovë.

Sipas policisë, ky shtetas  dyshohet se në muajin maj 2015 , në Lezhë, ka mashtruar 8 shtetas duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej  800 Euro secilit.

Për këtë shtetas,  Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë me datë 05.02.2016 , ka caktuar masën e  sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

August 9, 2016 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim