Mashtronin emigrantët duke u marrë para, arrestohet pjesëtari i tetë i grupit

July 28, 2015 10:59

Mashtronin emigrantët duke u marrë para, arrestohet pjesëtari i tetë i grupit

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dhe anëtarin e fundit të një bande që mashtronin, duke marrë para nëpërmjet pikave Western Union. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga Xhuliano Muço, 20 vjeç nga Vlora.

Muço në bashkëpunim me SH.N, me anë të gënjeshtrës, kanë arritur t’i marrin një personi nga Berati, B. P., një shumë vlere monetare prej 50.000 lekë (te reja), duke i’u paraqitur këtij personi si djali i një të afërmi të tij. B.P, në momentin e ngjarjes ndodhej ne Greqi dhe paratë i kërkoheshin nëpërmjet Western-Union.

Procedimet kanë nisur një vit më parë, në 2014, ku janë hetuar 8 persona, anëtarë të një grupi kriminal që kryesohej nga SH.N. Nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, këta persona siguronin numra telefonash të qytetarëve, karta identiteti, dokumenta të ndryshme, informacione mbi këta shtetas dhe ju prezantoheshin si familjarë të tyre, e më pas ju kërkonin të depozitonin shuma parash që varionin nga 10.000 lekë deri në 50.000 lekë. Pasi i tërhiqnin, falsifikonin edhe firmat e tyre gjatë tërheqjes së parave.

Ky grup, kryente aktivitete kriminale jo vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku 7 prej këtyre personave aktualisht janë duke vuajtur dënimin me burg, raporton TCH.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e personit të 8-të, të implikuar në këtë grup kriminal: Xhuliano Muçon, i cili është kapur në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

July 28, 2015 10:59
Komento

1 Koment

  1. Dita July 28, 14:13

    U ka rënë vrugu lekëve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*