Mashtruan dhe i vodhën mijëra euro tregtarit në Peqin, kapet edhe grabitësi 19-vjeçar

May 18, 2019 11:20

Mashtruan dhe i vodhën mijëra euro tregtarit në Peqin, kapet edhe grabitësi 19-vjeçar

Policia e Peqinit ka vënë në pranga autorin e katërt për grabitjen e kryer 10 ditë më parë në këtë qytet. Shtetasi që ka rënë në pranga me inicialet S.I 19-vjeç, ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, B.H., 30 vjeç,  M.Ll., 27 vjeç dhe shtetasja E .Sh., 27 vjeçe kanë rënë në pranga dy ditë pas grabitjes.

Në këtë grabitje autorët arritën të merrnin nga tregtari, Skënder Zeqiri një shumë të konsiderueshme parash. Sipas bashkëshortes së tregtarit të grabitur, gruaja e arrestuar E.SH  e kishte mashtruar se do të shkonte në tualet por më pas sipas saj i kishte marrë një shumë prej 60 mijë euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

o.j/dita

 

May 18, 2019 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*