Maska është e domosdoshme, ul rrezikun e infektimit nga COVID-19, Koraqi: Testimet do të vijojnë të rriten!

October 16, 2020 23:29

Maska është e domosdoshme, ul rrezikun e infektimit nga COVID-19, Koraqi: Testimet do të vijojnë të rriten!

Mjeku Andi Koraqi, anëtar i Komitetit të Ekspertëve, i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv thotë se sistemi shëndetësor po përgatitet për të përballuar një shtim të rasteve. Ai thotë se numri i testimeve do vijojë të rritet dhe se epidemiologët janë çdo ditë në terren duke gjurmuar kontakte  të të infektuarve.

Gjithashtu në këtë periudhë, Koraqi thotë se shtohen dhe rastet e gripit sezonal, duke e bërë situatën më konfuze na raport me të infektuarit me COVID. Ai tha se duhet që të bëhen sa më shumë teste laboratorike për të bërë dallimin e atyre që janë të prekur nga COVID dhe ata me grip të thjeshtë.

Ndërkohë për mbajtjen e maskave Koraqi u shpreh se është e domosdoshme mbajtja e saj e cila ul shumë rrezikun e infektimit. Koraqi shprehet gjithashtu se rritja e testimeve deri në fillim të vitit tjetër do të bëhet në bazë të një studimi dhe të disa indikatorëve gjatë kësaj periudhe.

” Strategjia e testimeve, nuk ka asnjë të dhënë numri i testimeve ul numrin e rasteve. E rëndësishme është gjurmimi dhe izolimi. Testimet janë më të mëdha në Italia pasi shkojnë në raport me numrin e popullsisë. Gjurmimi i epidemiologëve bëhet 24 orë në 24. Në komitetin e ekspertëve, mjekët mbulojnë një pjesë të caktuar. Të gjitha masat që merren, është për të parandaluar krizën e sistemit shëndetësor. Numri i të infektuarve në janar nuk dihet nëse do të 5 fishohet apo të dhjetëfishohet, askush nuk mund ta di këtë, ndaj po merren masa. COVID-19 është një virozë respiratore e cila e ka kulmin në sezonin e dimrit. Testimi laboratorik është i rëndësishëm për të bërë dallimin mes COVID dhe gripit sezonal. Të testohet me ato që quhen teste multiplekse, një testim që nxjerr dhe nëse je infektuar me COVID apo nëse është një virozë e stinës.” – tha Koraqi.

h.b/dita

October 16, 2020 23:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim