Maskarada ekologjike kundër xhamisë (Replikë)

Nga Besnik Sinani June 24, 2013 14:26

Maskarada ekologjike kundër xhamisë (Replikë)

Njoftimi i ndërtimit të një xhamie të re në Tiranë, mbi njëzet vjet nga vënia e gurit të  themelit, ka sjellë edhe ngritjen e zërave të kauzës së ruajtjes së pemëve dhe hapsirave publike. Dy prej tyre, Sazan Guri dhe Koloreto Cukali kanë marë hapa dhe kanë bërë thirrje për protesta kundër projektit. Të dy nuk mund të merren seriozisht. Në Tiranë janë zënë pothuaj të gjitha hapsirat e gjelbërta dhe të tërë ne kemi qenë dëshmitarë, përfshi këta dy zotërinj. Pallate e restorante si kështjella (një prej këtyre restoranteve quhet literalisht ‘castelo’) kanë zënë shumë më tepër hapësira nga sa do përdoret për xhaminë, por z. Guri nuk merr fidanë e të nisë t’i mbjellë përballë këtyre restoranteve apo z. Cukali nuk bën thirrje të mblidhen njerëzia të protestojnë përballë pronarëve të pallateve e restoranteve mbrapa stadiumit – bie fjala. Ky shqetësim selektiv për pemët ka vetëm një shpjegim: myslimanët janë shenjestër e kollajtë dhe këta zotërinj dinë ku ta ngrenë zërin e protestës.

Ky alarm selektiv për disa pemë por jo për disa të tjera vjen së bashku me faktin se katedralja katolike u ndërtua në tokë të dhënë nga shteti, duke humbur një nga komplekset e fundit sportive të hapura për publikun, dhe katedralja ortodokse u ndërtua duke zënë parkun përgjatë Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk pati asnjë lloj debati të ngjashëm me atë që po rrethon projektin e xhamisë në tokë të vetë. Për t’u habitur, edhe një shoqatë arkitektësh protestuan cilësinë arkitekturore të projektit, gjë që të bën të pyesësh ku kanë qenë këta zotërinj gjithë këto vite; a kanë parë ata c’është ndërtuar në  Tiranë?

Ky pasion selektiv ekologjik ku myslimanët janë shenjestra e kollajtë shprehet me gjuhën e njohur të urrejtjes dhe paragjykimeve që është bërë normale në Shqipëri t’i mvishen besimtarëve myslimanë. Titulli i shkrimit të z. Cukali në DITA është “Bashkëjetesa e xhamisë me krimin.” Z. Cukali dhe më tej e quan ‘krim’ ndërtimin e xhamisë, ‘krim në emër të besimtarëve,’ ndërtimi i xhamisë ‘është demostrim force’, ca ‘besimtarë nuk janë qytetarë,’ ‘nuk u intereson interesi i qytetarëve’. Ka mjaftueshëm mllef për të mbushur kazanët e paragjykimeve të islamofobisë.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë z. Cukali se besimtarët myslimanë nuk kanë treguar shqetësim për parkun, pemët apo edhe arkitekturën dhe kjo jo sot, por që kur u fol së pari për ndërtimin e xhamisë tek Namazgjaja – vetë emri i parkut e njeh si vendi për falje. Por z. Cukali, në emër të shqetësimit qytetar që ngre, nuk adreson faktin se besimtarët myslimanë falen jashtë cdo të premte e cdo Bajram, në të nxehtin e verës apo të ftohtin e dimrit dhe këta, vlen të kujtohet, janë qytetarë që kanë të drejtën e lirisë së praktikës fetare.

Duhet thënë se në prag të zgjedhjeve është edhe më shqetësuese se shpesh sulmet kundra xhamisë kanë ardhur nga organe të shtypit opozitar. Projekti i xhamisë, qysh nga njoftimi i parë nga ish-kreu i bashkisë, Edi Rama, e gjer tek inagurimi në prezencën e Berishës dhe Bashës së projektit aktual, kanë sjellë përplasjen e dy projekteve si pjesë e përplasjes politike dhe i ka dhënë nevojës së bashkësisë së besimtarëve myslimanë (edhe këta qytetarë të këtij vendi) një dimension të dëmshëm politik që ushqen më tej polarizimin fetar e politik. Kjo nuk është e shëndetshme.

Por për sa kohë që zërat që ngrihen kundër xhamisë nuk janë dëgjuar jo vetëm në prishjen e hapsirave ku u ndërtuan katedralet, por as që guxojnë të përballen me pronarët e lokaleve e pallateve të ndërtuara në parqe publike, atëherë gjuha e tyre kundër xhamisë është thjesht gjuhë e paragjykimeve anti-myslimane.

Nga Besnik Sinani June 24, 2013 14:26
Komento

7 Komente

  1. shaqir June 24, 14:42

    mos u merr me sazan hajdarin, se ski koh teper..aj cukallia tjeter pale kah merr rrogen,
    respekte Besnik Sinanit

    Reply to this comment
  2. beni June 24, 15:09

    Esht shum e shum me mir qe qytetaret te ndergjegjsohen,e te behen pjese integruese e kultures Europiane,nuk jam dakort qe keto objekte kulti te rishfaqen tashme ne kohet moderne!
    Me ideologjin Islame si ne komunizem e ne kte lloj demokracie,qe akoma shqiptaret nuk po e shohin ashtu sic duhet,ju duhet me teper integrim,per ti shpetuar njeher e pergjithmon diktatit Oriental te bazuar ne vepra e jo ne trillime?
    Respekt per zotin Sinani,por i them se duhet te integrohet ne shoqeri te hapura Europiane e jo ne intrigen e kurthin e pushtetit per te reklamuar veten e jo interesa te pergjithshme Europiane te ketij kontinenti!

    Reply to this comment
    • elton June 24, 15:39

      kultura europiane njeh demokracine ku cdo kush ka te drejte te zhvilloje besimin e vet. mesa shoh ti ske fare njohuri fetare, duhet te ndergjegjesohesh ti se islami eshte vetem ne ritje dhe sidomos ne europe

      Reply to this comment
      • beni June 24, 15:56

        Europa esht tolerante ne fe,prandaj edhe lejon te drejten e nje besimi tjeter,kjo esht me se e sakte,por kur domatet,nuk skuqen rine te gjelbra jo se nuk u punon ai i mesit K…. por esht sistemi kapitalist,qe i le qytetaret Europiane te mos shtohen si lepurat,sepse u koston shum,prandaj lejojne kete kulture ne europe,sepse kerkojn te ken me shum taksa pagues,nga keta qe nuk e din se cesht kondumi!!!
        Europiani hyp 3 here ne vit avionin,kurse Orientalisti ruan gruan se mos ja shef ndonje tjeter,dhe ngelet duke ritur cullat,qe te behen taksapagues te mire Europiane?

        Reply to this comment
  3. gent pagani June 24, 17:31

    Nuk mendoj se Sazani…ka ndonje gje kundra muslimaneve..!! C’eshte e verteta…dy lulishtet me origjinale qe kishte Tirana…u shkaterruan…Nuk e besoj ende qe ai bunker…te jete nje vend paqeje sic eshte kisha!! Persa i perket xhamise ka boll ne Tirane..!!

    Reply to this comment
  4. samir June 25, 07:19

    po pse merresh me pemet e parkun mo njeri Besnik, nuk ka ngelur pa u ndertuar gje ketu qe te ngele xhamia,,,por komuniteti nuk ka as nje kacidhe per ta ndertuar se jane te paafte te mbledhin dhe fonde sidomos per kete projekt skandaloz qe kane paraqitur
    Kjo eshte me e turpshmja qe te tallesh me fene tende duke mos e respektuar, po qe se do ndertuar tamam aty merrni projektin e te nderuarit Semi Pashollari qe eshte hartuar qe ne vitin 1993 dhe jo kete fotografine e mostres turke

    Reply to this comment
  5. vis Cerri June 25, 09:22

    Shkrimi i dobet, madje me i dobet se vete shkrimi i Cukalit (qe ishte shume i dobet). Shume zhgenjyes zoti Sinani, kur thote qe mund te merren seriozisht Guri dhe Cukali sepse qenkan zene dhe te tjera hapesira te gjelbera dhe me kete arsyetim injorant i bie te prishim çdo lulishte qe na ze syri sepse tashme jane zene shumica. Autori mundohet te shese idene e shqetesimit selektiv, dhe viktimizimin e fese islame, duke bere te njejtin gabim qe ben dhe Cukali. Nuk ka asgje te keqe protestosh per ruajtjen nje, dy apo njeqind pemeve, nuk ka asgje te keqe te kesh nje hapesire te gjelber ne zemer te qytetit, nuk ka asgje te keqe te mendosh per femijet e tu, per femijte e tyre, nuk ka asgje te keqe te edukosh generaten e re te doje me shume nje lulishte se betonin e kafenese te qendres tregtare ashtu sikunder nuk ka asgje te keqe qe besimtaret te kene vendet e tyre te faljes.
    Zoti Sinani nuk jane ambientalistet kunder islamit apo islamofobe, nuk eshte faji i besimtareve qe politika e perdor ndertimin e xhamise per perfitime teresisht elektorale dhe disa elemente te saj per perfitime personale.
    Zgjidhjet jane te shumta nese ka vullnet. Ka me dhjetra sheshe madje dhe ne zemer te Tiranes qe mund te perdoren per ndertimin e xhamise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim