Maskarada vazhdon…

Arben Duka May 3, 2016 10:51

Maskarada vazhdon…

(Pjesa e Parë)

Njëzet e ca vite,
votuam për zorzopët,
më shumë mënd nga ne,
do kishin edhe lopët!

Ja patëm me hile,
kësaj Shqipërie,
se këtu u bë,
çdo lloj poshtërsie!

Poshtërsitë akoma,
ditë për ditë vazhdojnë,
dhe ne mezi presim,
sërish të votojmë!

Vota jonë i ngriti,
këta maskarenj,
s’e di pse qëlluam,
kaq shumë budallenj?!

Edhe unë që mbeta,
duke ligjëruar,
për të bërë detyrën,
gjithmonë kam votuar.

Gjithmonë kam votuar,
gjithmonë jam zgjënjyer,
njerzit në pushtet,
bëhen të urryer!

Premtimet e Ramës,
seriozisht s’i mora,
por desha të shporrej,
Sala me gjithé horra!

Biles i kam thënë,
këtu çdo njeriu,
se këta do jenë,
më mirë nga Saliu!

S’besova premtimet,
në ekonomi,
por kisha shumë shpresë,
për një drejtësi!

Po mbasi hedh votën,
s’ke gjë më në dorë,
dhe kur të rinjtë sillen,
si uzurpatoré!

S’ke ç’i bën pushtetit,
kur lart i ngrë tonet,
kur jo që s’i zhbëri,
po shtoi konçensionet!

Na thanë se do kishim,
shumë pak korrupsion,
por ai u kthye,
në institucion!

Sjellja njerëzore,
vetëtimthi muket,
dhe këtu çdo gjë,
e tyrja u duket!

Me mijëra sinjale,
për vjedhjet kanë ardhur,
po nga të Kupolës,
asnjë nuk është zbardhur!

Nëse një kritikë,
thotë këtu njeriu,
menjëherë të thonë:
“Ky flet si Saliu!”

Keq Berisha fjalën,
e ka shpërdoruar,
dhe ne jemi prerë,
për mos ta besuar!

Po s’ka rëndësi,
fare kush e thotë,
përse neve mbetëm,
të fundit në Botë!

Të fundit në Botë,
kjo s’ha diskutim,
në nivel jetese,
edhe në shpërblim!

Ne thamë se ikën,
po s’ikën barbarët,
pasuritë e vendit,
s’i gëzojnë shqiptarët!

Vijon nesër

Arben Duka May 3, 2016 10:51
Komento

10 Komente

  1. nuk ka tym pa zjarr May 3, 14:04

    Respekte arben.
    Jam i i lumtur qe nuk kam votuar kurre. Te dyja partite i kam pare me syrin e dy grupeve qe luftojne per te marre pushtet qe me ane te tij te pasurohen. Midis ketyre dy grupeve saliu ishte me i urryeri si shkaterrimtar e barbar. Ndersa per te vjedhur?????
    Te saliut vidhnin kash. Kurse keta jane pas pronave. Edi betonizoje tiranen. Po vjedh stadiumin kombetar me medota me te sterholluara, gjoja investim. Pas stadiumit e ka rradhen karaburuni me sazanin. Do ta betonizojne. I kane bere planet. Do ndodhe ne mandatin e dyte. Edi do ta vjedhe tere shqiperine bashke me banden e tij fidel yllin dhe koqon. Nje bande ujqerish te pangopur.
    Nje babezi e papare

    Reply to this comment
    • ganiu May 3, 20:52

      Thuhet se “kur luftojnë dy fiton ishte treti”.
      Tek politika jonë “bëjnë sikur luftojnë dy për të mposhtur të tretin”, në popullin. Me duket se janë kanë arritur.
      Apo jo? Ndoshta jam gabim?!

      Reply to this comment
  2. sallakja May 3, 15:12

    Po,
    gjene mire more Arben, qe fillove te kuptoshe edhe ti
    se c’behet. Qe Rama eshte me mire se Saliu nuk duhet
    filozofi e madhe pe tu kuptuar.
    Filozofia e madhe do ishte te dilte nje, me keq se Saliu.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN May 3, 18:23

      thua e ka kuptuar ? mah ,harron neser perseri
      edhe ti ke kete semundje ,se thelle ,shume thelle je buk e vjeter ,jeni bashkemoshatar …e keni keq me emrin , [komunist esapi ,nuk gdhendeni 😛
      per njerin nuk duhet te jete Sali ,per tjetrin nuk duhet te jete Rami , e keshtu nuk mbaron kjo histori
      ja dhe vete e thote ,nuk i besoj Rames po nuk donte Salen ….besoi vetem te pak drejtesi thote …ufff sa inat kam kur bejne autokritike ,se nuk ju shaj dot 😛
      O poet , po te behej pak drejtesi ,behej shtet ,dhe nuk ka me rendesi kush eshte ne krye .
      TY TE DUKET SE KJO KASTE DO DREJTESI ???
      nqs po ik vizitohu 😛
      Keni dhe nje difekt tjeter , e di qe e keni zor ta pranoni ,po nuk eshte se u bete lemsh kete 25 vjecar ,ju lemsh lindet , e di qe keni ngele te fanari ndricues , po si tha nje armik andej nga soji im ” hale jeni e …ashtu ishit qe ne 8 nentor te 41 ”

      Sallake ,mos u nxeh ti ,lere se del ai torollaku me poshte te me shaje ,mua dhe gjysmen e blogut qe i duken te gjithe si une 😛

      Reply to this comment
  3. shqipe May 3, 15:48

    “… Bota shkon e vjen nga Hena
    Cek nje sust’,e bene cudi…
    Ne u kthyem tek parmenda:
    Ysh gomar,ohaaaa ne vi….”

    Bota sot kerkon planète,
    Thjesht se do te loz me top!
    Ne mallkuar qe ne djepe:
    “Mos u befshi kurre tok!”

    Qindra kenge,mijra vargje
    thirrje bejne per vllazerim
    Sa here vem’sofren e madhe
    vjen nje dreq e na peshtyn…

    Ze e mbarset prap meria,
    Sofra shtruar mbetet bosh!
    Arratin merr mencuria
    Cmenduria vjen ne qosh!

    Njesoj,si kokat e shqipes,
    Kurre s’e shohin njera-tjetren!
    Ashiqare mbajne meri
    Dhe pse jane nje trup i vetem.

    Dergona o Zoti yne
    Nje engjell me sy burimi
    Hiqna thiken,brinje me brinje
    Clirona nga mallekimi…

    Qe dy kokat Arberore
    T’i shohem tek perqafohen!
    Dhe dy kthetrat aq mizore
    Si dy duar te shterngohen.

    Ishalla,Zoti qe thone
    Nuses s’tij i thote ne vesh:
    “Sonte do zem’ nje te njom…
    Qoft shqiptar ky peshqesh!”

    Te nis jeta nga e para!
    Te mare fryme shqipja e lire…
    Se kot s’thone: – Ku bie flaka
    Do cel lulja me e mire…”

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat May 3, 16:23

    Nuk i kane gezuar
    Kurre nuk do ti gezojne
    Se qeneria
    Perdite pasurite shtojne

    Te vdesesh i gjalle
    Eshte pune e kot
    Edhe te mos vdesesh
    Dukesh si rrote

    Po cfare te besh
    Njeriu nuk e di
    Edhe kur e di
    S’ta beson tjetri

    Te vdekur
    Njeri-tjatrin duam
    Po edhe te gjallin
    Se leme pa mbuluar.

    Te roje Saliu
    Edi me shoke
    Reformen ne drejtesi
    Do ta mbyllin tok

    Muti del nga populli
    Populli prihet nga muti
    Asnjeri te mos merzitet
    Prandaj thone: Pune muti.

    Reply to this comment
  5. anticensurë 25642654 May 3, 17:56

    beno kam nja pes vjet të paktën që i kam çuar në të sëmës këta që premtojnë!!saliun nja 20 e kusur,por po flas për këtë palloshin e “kurvanit”,atij librit të thashethemeve që e quajtën roman!!
    vota e bardhë e propozuar në ’13ën,direkt pas 1 prillit të ngjalave,sotë nuk ka më vlerë!!vlerën e kishte kur ishte sala në pushtet,beno!!ky palloshi i ka ngulur këmbët aq fort dhe po i ngul gjithnjë e më tepër sa ska psiko që e heq!!prit dhe pak dhe ke për të parë se çmënduritë e saliut kanë për të qënë mënçuri në krahasim me bëmat e këtij!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*