Maskat dhunojnë rojat dhe grabisin kasafortat e karburantit

June 24, 2014 08:32

Maskat dhunojnë rojat dhe grabisin kasafortat e karburantit

Maskat janë rishfaqur sërish në “Rrugën e Kombit”, duke grabitur me dhunë dhe armë një pikë karburanti, nga ku kanë marrë dy kasaforta të vogla që dyshohet se mbanin shuma të konsiderueshme të xhiros së ditëve të fundit. Ngjarja ndodhi duke zbardhur dita e djeshme në Mirditë, ndërsa të dhunuar fizikisht dhe të shokuar përfunduan dy rojat e karburantit, që bënin edhe punonjësin e distributorit për automjetet. Policia e Mirditës bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në afërsi të fshatit Reps, në rrugën kryesore. Ende nuk është përcaktuar shuma e grabitur, por sipas punonjësve dhe pronarit, ka pasur më shumë se 500 mijë lekë në arkë. Autorët kanë kryer grabitjen me një makinë të vjedhur me dhunë në Durrës, që u gjet e djegur në Milot. Ata u identifikuan dhe janë banorë të Laçit, që u shpallën në kërkim…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.  

 

 

June 24, 2014 08:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*