Maskat grabisin firmën, mister shuma

June 4, 2014 08:42

Maskat grabisin firmën, mister shuma

Persona të maskuar mësynë në një firmë duralumini në Marikaj, fshati kufitar mes Tiranës dhe Durrësit, duke marrë nga arka një shumë të konsiderueshme lekësh, por që është ende e papërcaktuar pasi ka konfuzion në deklarata. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, kur dy persona që mbanin kapuça dhe lëviznin me motor, hynë të armatosur duke kërcënuar rojën dhe punonjësit, duke shkuar direkt te zyra e financës pa asnjë vështirësi. Sipas dëshmive, autorët që lëviznin me motor të zi dhe pa targa, mbanin bluza të kuqe dhe nuk mund të identifikoheshin. Fillimisht u deklarua se agresorët që nuk i përdorën armët, përveçse për të kërcënuar, morën 2 milionë lekë nga arka, por sipas dëshmisë së pronarit të firmës së duraluminit, ai kishte në arkë rreth 12 milionë lekë të reja (120 milionë lekë të vjetra). Policia tha se do presë rezultatin e inventarit dhe dëshmitë e tjera për të konkluduar një shifër reale, pasi nuk i beson deklaratës të të dëmtuarit.

Lajmin e plotë e lexoni sot në “DITA”, print

June 4, 2014 08:42
Komento

4 Komente

  1. Korabi,France June 4, 10:36

    E perse nuk i dorzojne leket ne banka por i mbajne neper zyra ?Ne gjithe boten moderne leket nuk mbahen ne rafte e zyra por dorzohen shume shpejt ne banka.Kjo tregon qe ata nuk deklarojne te ardhurat reale.Hajdutet duhet te kapen patjeter.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi June 4, 12:23

    Z. Tahiri ? Jo në nje rast kam qene deshmitar i lidhjeve te shefave te policise kriminale me grupe hajdutesh ne kohen e saliut. Hajdutet i paguanin taksen shefit ne kembim te lirise se vjedhjes..!? Mos ke gje akoma nga keta shefa ne organika? Shume raste po behen! Shefat kane listat dhe i aktivizojne ne baze te axhendes se saliut per destabilizim e panik..? Tung!

    Reply to this comment
  3. Patriot 3 June 4, 12:29

    Edhe unë di raste te tilla si keto qe thotë z. Pllumb zaimi.

    Reply to this comment
  4. Mark uk June 4, 15:10

    Pellum Zaimi:Nga i dini ju kto gjera apo ke qene dhe jeni pjesmarres ne kto gjera.Pse nuk ndodhen ne kohen e salukut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*