Maskat grabisin një pikë lojërash fati në Gjirokastër, 15 të shoqëruar

February 16, 2014 09:30

Maskat grabisin një pikë lojërash fati në Gjirokastër, 15 të shoqëruar

Grabitet një pikë lojërash fati në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:20 të mbrëmjes së të shtunës në lagjen ’18 Shtatori’ pranë spitalit rajonal, ku dy persona me maska janë futur në një pikë lojërash fati të licencuar në pronësinë e shtetasit me iniciale A.N dhe në kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë parash nga xhiroja e biznesit dhe janë larguar me pas në drejtim të paditur.

Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët gjatë orëve të natës kanë bërë shoqërimin e 15 personave ku po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes me armë. / ORA

February 16, 2014 09:30
Komento

1 Koment

  1. Mark uk February 16, 10:51

    Vetem per shou e kan bere as qe ja kan iden vetem shohin ata qe shofin ne letra.Kjo eshte policia e rilindjes qe than do bejm namin[nanin].Kjo eshte policia e Tahirit i perfolur si drejtues te mafjes se majt.Taman si i jati qe e zune kundrabante me ilace dhe kur u pa ose dihej se do fitoj PS e liruan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*