Maskat me armë grabisin magazinën

November 2, 2014 09:58

Maskat me armë grabisin magazinën

Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një magazinë në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur në një biznes mallrash ushqimorë të shumicës në Fushë-Gjorm, në superstradën Milot-Mamurras, duke zbardhur dita e djeshme.

Dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme lekësh të ardhura nga biznesi në pronësi të A. K., dhe më pas janë larguar të qetë, duke përfituar edhe nga errësira.

Por skema e grabitjes është e njëjtë me atë të ndodhur një javë më parë në kryqëzimin e “Rrugës së Kombit” në Milot, kur një kosovari që udhëtonte drejt Prishtinës, 3 persona të armatosur dhe me maska i grabitën makinën dhe ikën drejt Rrëshenit.

Policia dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup që vepron në këtë zonë dhe kjo është grabitja e katërt me maska në pak muaj që ndodh në aksin Laç-Mamurras-Milot.

Të dhënat për ngjarjen janë të rezervuara, pasi policia nuk do të prishi hetimet që po kryhen intensivisht, sepse grupi kriminal është kthyer në shqetësim për banorët e kësaj zone.

Por nga informacionet që ka dhënë pronari i magazinës dhe roja i saj, ishin tre persona me armë dhe me kapuça të zinj në kokë, të veshur me xhupa dhe xhinse, që mësynë duke përfituar edhe nga errësira.

Kanë hyrë në magazinën e mallrave me shumicë, kryesisht artikuj ushqimorë dhe aty kanë synuar kasafortën e biznesmenit.

Rojat nuk kanë mundur dot të reagojnë pas neutralizimit dhe grabitësit janë larguar të pa shqetësuar, pasi futën paratë e xhiros ditore në një çantë. Paraprakisht bëhet fjalë për disa milionë lekë të vjedhura, por shifra mbahet sekret.

Administratori i magazinës ka thënë se nuk ka konflikte apo probleme dhe se mendon që është një grabitje që i ka dëmtuar biznesin e tij, ndaj ka kërkuar siguri dhe zbardhjen e ngjarjes.

Kurse ekspertët kanë marrë dëshmitë e para dhe gjurmët e pakëta në vendngjarje, ndërsa mësohet se agresorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.

Dyshohet se grabitësit përdorin makina të vjedhura, ndaj hetimet po përqendrohen tek informacionet operative që mbledhin agjentët e policisë së Kurbinit dhe Lezhës përmes bizneseve anash autostradës.

Nga ky sulm nuk ka pasur të lënduar fizikisht, por ngjarja ka shkaktuar panik. Autorët kanë pasur dijeni për aktivitetin e biznesit të shumicës, ndaj dyshohet se e njohin mirë zonën ku kalon edhe autostrada.

November 2, 2014 09:58
Komento

1 Koment

  1. Mark uk November 2, 21:35

    Pa e lexuar shkrova komentin se grabitsit iken ne drejtim te pa ditur.Dhe nuk u zgenjeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim