Grabitja e Rinasit dhe teknologjia e maskave hiper-reale me silikon (video)

April 10, 2019 14:38

Grabitja e Rinasit dhe teknologjia e maskave hiper-reale me silikon (video)

Në fotot e publikuara nga grabitja në Rinas një nga grabitësit shihet shumë qartë.

Ai dukej si një mashkull rreth të 40-ve, pa flokë, me syze dielli dhe jelek anti-plumb. Ky njeri u vra gjatë ndjekjes nga policia dhe rezultoi se ishte Admir Murataj.

Pamja e vërtetë e tij nuk ngjason aspak me maskën.

Një maskë si ajo e përdorur prej tij mund të sigurohet lehtësisht online në platformat e blerjeve.

Për shembull, maskat me pamje super reale kushtojnë nga 134 dollarë deri në 460 dollarë.

Një maskë si ajo që ka përdorur Murataj gjendet edhe me 15 dollarë.

Mund të zgjedhësh pamje me tipare evropiane, aziatike, të moshave të ndryshme.

Disa prej tyre janë aq të vërteta sa i maskuari mund të lëvizë lehtësisht edhe mimikën e fytyrës.

Maskat e silikonit lejojnë përdoruesin e saj të transformojë rrënjësisht pamjen, madje të transformohet brenda pak sekondave ‘në një njeri të ri’.

Ato përdoren masivisht gjatë grabitjeve të bankave, apo nga njerëz që udhëtojnë me qëllim për t’u mos identifikuar.

Teknologjia e maskave hiper reale u krijua fillimisht nga artistët e make up-it në Hollivud, që yjet e filmave mos të rrinin për disa orë duke u trukuar por të transformoheshin brenda pak sekondave në personazhin që luanin rolin.

Disa maska janë aq të vërteta saqë në një testim të kryer 2 vite më parë nga Universiteti i Yorkut, vetëm 1 në 100 njerëz mund të dallonin njeriun me maskë ndër të tjerë të pamaskuar.

b.b/dita

April 10, 2019 14:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin