Matematika e klasës së 10-të, papërgjegjshmëri apo mungesë profesionalizmi?!

April 13, 2017 08:53

Matematika e klasës së 10-të, papërgjegjshmëri apo mungesë profesionalizmi?!

Z.Kryeredaktor

Këtë vit mësimor 2016-2017 morën në dorë librin e matematikës së klasës së 10-të, të cilin e dinim se do përkthehej nga autorë të huaj. Por varianti që doli, (e studiuam si dhe kemi një vit që po punojmë me të) na dekurajoi.  Kapitujt që përmban ky variant janë në nivel të ulet; ne gjejmë njohuri jo të sakta e për më tepër më gabime shkencore. Unë punoj me librin e shtëpisë botuese “Pegi”, për të cilin do prononcohem.

E para: në fq 28 të librit ka një problem me drejtkëndëshin: Zgjidhja me etapa nuk fillon nga përfundimi, pra me perimetrin e drejtkëndëshit siç është parimi matematikor.

E dyta: kapitulli VI ”Formulat dhe funksioni” është një kapitull pa bosht. Përkufizimi i funksionit fq. 108 është dhënë jo i saktë. Duhet të tregohet bashkësia e fillimit X=E dhe F⊂Y ku Y është bashkësia e mbarimit. Në temën 6.2 jepen 2 koncepte për funksionin e anasjelltë dhe për funksionin e përbërë, për të cilat duhen nga një orë për secilin koncept, sepse nxënësit nuk dinin asgjë për to. Kapitulli është funksioni dhe merret me vlershmërinë algjebrike dhe zbërthimin e kllapave.

E treta: Kapitulli VII, mësimi 7.2 syprina e figures-plane, përkufizimi është jo i saktë.

E katërta: Po në kapitullin VII, tek shndërimet gjeometrike, homotetia quhet zmadhim! Absurditet, kur dihet që homotetia bën dhe zvogëlimin e figurave. Pra jo e saktë.

E pesta: Në kapitullin X, 2 orë është zgjidhja e ekuacionit të gradës së dytë, kur nxënësi e njeh nga klasa e 9, po në këtë kapitull, tema : “Sistemet e ekuacioneve” zgjidhja e sistemit te shembulli i parë është zgjidhur keq, me gabim shkencor. Sistemi zgjidhet me njëvlershmëri deri në fund deri sa të arrijë te sistemi elementar, jo një ekuacion e zgjidhë në Vlorë e një e zgjidh në Kukës. Shumë keq! Nuk të lejon njeri të bësh gabim shkencor, t’ua mësosh keq nxënësve.

E gjashta: Në kapitullin X, tema 10.4, (inekuacionet) është caktuar për 2 orë, shumë pak për të përvetësuar gjithë gamën e njohurive për këtë kapitull. Ku janë inekuacionet në formë prodhimi dhe në formë raporti? Po sistemet e inekuacioneve? Po inekuacionet me parametra aq shumë të nevojshëm për nxënësit cilësor?

E shtata: Te kapitulli VIII, “Probabiliteti” është shumë i hallakatur në përpunimin e njohurive. Kapitulli duhej të lidhej me kombinatorikën, me konbinacionet për të bërë më të plotë përvetësimin e problemave me kontabilitet.

E teta: 4 orë shpenzohen në kapitullin e I ” veprimet me numrat” për veprimet aritmetike mbledhja, zbritja, shumëzimi e pjestimi. Ku jemi në klasën e 10-të të gjimnazit apo në klasën e 6?!

E nënta: Te Kapitulli II harxhohen 6 orë për shprehjen algjebrike, thyesa algjebrike zbërthimi I kllapave dhe faktorizimi, tema tipike për klasën e 6 dhe të 7. Tema: “Zbërthimi i kllapave dhe faktorizimi”, është edhe në kapitullin e II, tema 2.3 edhe në kapitullin e VI, etj. Pra nuk ka seriozitet në sistemimin e njohurive të të gjithë materialit.

E dhjeta: A është ky libër me materialet që përmban në funksion të pregatitjes së gjimnazistëve për të përballuar me sukses shkollën e lartë?! Me mbledhje dhe zbritje thyesash do të përballohet standartet e degëve: Ekonomik, Inxhinieri, Informatikë dhe Matematikë (kjo e fundit e mbushur me integrale dhe derivate)?!

Ksenofon Bita

Mendoj se për këto probleme që ngritëm nuk ka studim shkencor e koherent, të të gjithave njohurive matematike, për të patur një lidhje midis dy cikleve shkollës së mesme dhe shkollës së lartë.

Pse nuk reklamohen këta persona që kanë zgjedhur këtë variant? A janë konsultuar me grupe interesi, me mësues matematike që japin në gjimnaz apo dhe me grupe nxënësish dhe prindërish? Si do ta mbrojnë këtë variant ata që kanë firmën mbi të? Pse  nuk përkthyen të paktën librat e shteteve fqinj Itali dhe Greqi, por edhe Kosovë dhe Maqedoni, që kanë libra shumë më të përpunuar dhe më të saktë se këta që na janë servirur?

Shumë u fol për reformën e teksteve në shkollat tona, ku matematika ka rolin kryesor dhe zë pjesën më të madhe të orëve të mësimit, por me këtë variant që na sollën u mbars mali dhe polli një mi. Na kanë dhënë në dorë një variant një libër që nuk vlen.

Ne kishim libra matematike brilantë, të profesorëve të matematikës të mirënjohur : Edmond Lulja& Neritan Babamusta, librat e të cilëve janë zgjedhur nëpërmjet Altertekstit. Shkolla jonë çfarë qëllimi ka, nxënësit e dobët t’i bëjë të mirë nëpërmjet teksteve të përpunuara saktë nga ana shkencore dhe metodike, apo nxënësit e mirë ti nxjerrim me boshllëqe duke punuar me tekste të tilla kaq të dobëta?

Ne, punonjësit e arsimit kemi përgjegjësi morale dhe administrative për  punën që bëjmë me brezin e ri. Ky është mendimi im, si një mësues me përvojë të gjatë në gjimnaz.

Çfarë është kjo? Tallje me gjimnazistët, midis tw cilwve kemi nga më të mirët në botë apo injorancë?! Është papërgjegjshmëri apo mungesë profesionalizmi ?!

Ministria e Arsimit që harton politikat arsimore duhet t’u  japi përgjigje këtyre problemeve.  Sugjeroj që vetë ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla, duke qenë e profesionit tonë, si  ish-mësuese matematike ta shikojë kwtw rast.

Unë si mësues matematike me përvojë 40 vjeçare në gjimnazet e qytetit të Vlorës, i apasionuar ndaj profesionit tim dhe lëndës së matematikës, si pedagog i jashtëm në universitet, si fitues i olimpiadave të matematikës me nxënësit e mi, në rang kombëtar e ballkanik, si dhe autor i 3 librave matematike me ushtrime e problema, jam kategorikisht kundër këtij varianti të matematikës të klasës së dhjetë.

 

Ksenofon Bita

Mësues Matematike, Gjimnazi Xhyheri, Vlorë

April 13, 2017 08:53
Komento

3 Komente

  1. Pensionisti. April 14, 00:39

    DISA IDE PER MATEMATIKEN.
    Matematka kerkon program te vecante per te, qe ne cerdhe apo kopshtert, qe ne fillore dhe deri ne universitet.
    Ky program duhet te jete specifik per ata qe s’kane prirje ne matenmatike,qe i kane prirjet te ulta apo te mesme dhe per ata qe kabne vertet prirje per kete lende.
    Ne se per matematiken te gjithe nx, i futim me nje dhe vetem nje program, nxitim kaosin.
    Kjo duket kur ne shk. e mesme jepet matenmatika me shkrim, qe behet tarapana me kopimin e njeriu tjetrit, dhe qe mesuset e lejojne se mbulojne mekatet e kesaj lende. Keto mekate nuk i ka vetem mesuesi,por edhe financimi per kete lende,ne librat,ne rogat e mesuseve,etj,etj.
    Kuptohet sa remuje eshte fshatrave.apo zonave rurale,apo qyteteve te dores se dyte.Kuptohet edhe ne Tirane qe behet mesim me turne.
    Shkurt MATEMATIKA kerkon para,roga,investme dhe jo llogo,blla blla, blla, blla,blla bllaaaaaaa…..Kerkon metodiste te vertete,me eksperience,te cilet per tekstet e tre kategorive vertet te paguhen.Matematika dhe studuimi kerkon edhe kushte jdetese normale, studimi ne kushte anormale jetese s’ka rezultate. Fakti qe politikanet nuk studiojne matematuiken, ka domethenien e vet.Sa matematicjene ka parlamenti yne sot? c’tregon kjo shifer??????

    Reply to this comment
  2. foti April 14, 15:07

    Ksenofon sot nuk kerkohet te dine matematike,sepseneper inxhinjeri po shkojne dhe nxenes te shkollave profesionale qe gjate te 4-vjeteve te shkolles mesmebejne 1/3 e programit te shkolles se mesme te pergjitheshme.Kjo eshte arsyeja enivelit te”larte”te studenteve tane.Keto dije bejne qe niveli i mesatares per tu bere student eshte 6(gjashte).Mos kerko me shume kur vete drejtoria e arsimit te qytetit tend eshte me diplom te blere .

    Reply to this comment
  3. PO,PO April 14, 21:06

    Interesant : Znj.Lindita Nikolla , qe me teper i ka krijuar probleme arsimit te Shqiperi , se sa ka zgjidhur , (aq me teper e specializuar per matematike),aq shume e kritikuar ne keto vite si minsitre pa bilanc pozitiv , zoti Rama , na i shet per ministre shume te sukseseshme! Ramen nuk do ta falte askush per keto idjotesira , por eshte gogoli Berisha , qe populli detyrohet te mbylle nje sy . Megjithate , zotit Rama nuk do t`i falej me tej , ne se do te vazhdonte te tregohet mosperfilles ndaj shume e shume verejtjeve per arsimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*