Materaci, foto te statuja e “duelit” me Zidane

Dritan Ikonomi November 7, 2012 13:24

Materaci, foto te statuja e “duelit” me Zidane

Italiani ka pozuar në qendrën Pompidou të Parisit dhe e ka postuar në Twitter

 

Marko Materaci ka vizituar në Paris statujën e incidentit të famshëm midis tij dhe Zinedine Zidane në finalen e Botërorit 2006. Ai ka pozuar para saj dhe foton e ka postuar në llogarinë e tij në Twitter. Goditja e francezit u imortalizua në një statujë të vendosur në qendrën Pompidou në Paris, në shtator të këtij viti. Ishte gjesti i fundit i njohur nga Zizu, i cili me atë ndeshje i dha fund karrierës, duke marrë kartonin e 14-të të kuq në jetën e tij. Qendra Pompidou Centre, ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Modern, e ka vendosur statujën e duelit të famshëm midis të dyve jashtë ndërtesës.

Dritan Ikonomi November 7, 2012 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*