Matësit inteligjentë për leximin e energjisë

August 27, 2016 11:31

Matësit inteligjentë për leximin e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po sheh mundësinë e implementimit te nje sistemi të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë.

Eksperte të fushës shprehen se, ky sistem është një opsion përsa i përket sistemeve inteligjente të matjes, për të cilin specialsitet e energjisë duhet te bëjnë një fizibilitet shumë të mirë ekonomik.

Sistemi parashikon që të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri te lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet.

Kjo lidhje shërben për komunikimin e lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.

Të gjithë matësit inteligjentë që do te vere ne funksinim kompania duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD.

August 27, 2016 11:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*