e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Matura 2013, gati formulari A1, kush nuk e plotëson, humbet universitetin

5
Gazeta "Dita"
Postuar më: 18 Shkurt, 2013 tek
PROVIMI

Detajohet përmbajtja e Formularit A1 dhe A1Z në të cilin maturantët do rendisin dy lëndët që do japin si provime me zgjedhje. Data 10 mars është edhe afati i fundit i përcaktuara për dorëzimin e formularit të plotësuar

Rregullat që duhen ndjekur për plotësimin korrekt të formularit, me anë të cilit mijëra kandidatë do të garojnë për të fituar të drejtën e për të vijuar studimet e larta gjatë vitit të ri akademik 2013/2014.

Pranvera Kola

Maturantët që duan të vijojë studimet e larta në universitetet publike apo private për vitin e ri akademik 2013-2014, duhet që brenda datës 10 mars të kenë plotësuar formulari A1, nëpërmjet të cilit listohen dy lëndët që do të japin si provime me zgjedhje. Formulari A1Z do të plotësohet nga të gjithë maturantët e vjetër, si dhe kandidatë të tjerë që duan të rihyjnë në garën e pranimeve për shkollat e larta.

Ministria e Arsimit ka miratuar tashmë përmbajtjen përfundimtare të formularit A1 dhe A1Z, të cilat do të bëhen publike për maturantët gjatë dy ditëve të ardhshme. Nëse nuk plotësojnë këta formularë, asnjë nga maturantët nuk mund të hyjë në sistem, duke humbur kështu mundësinë për të ndjekur më tej procedurat e aplikimit për pranimet në strukturat e arsimit të lartë qofshin këto publike apo private.

Duke u ndalur tek detajet mbi procedurat që do të ndiqen për plotësimin e këtyre formularëve, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, bën me dije se gjatë plotësimit maturantët do të ndihmohen nga mësuesit në mënyrë që të shmangen gabimet gjatë hedhjes së të dhënave.

Maturantët do të testohen në katër provime, ku përfshihen dy lëndët e detyruara Matematika e Letërsia e Gjuha Shqipe, si dhe dy lëndët me zgjedhje. “A1 është për maturantët që vijojnë mësimet në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe në përfundim do të japin provimet e maturës, ndërsa A1Z është për gjitha maturantët e tjerë që kanë dhënë provimet e maturës dhe i kanë kaluar ato me sukses të gjitha ose kanë detyrime të pashlyera në një prej tyre.

Na duket më i mundur si opsion plotësimi i formularit në bazë shkolle pasi mbledhja e të dhënave kërkon konfirmimin zyrtar nga shkolla. Ne kemi synim që regjistri i maturantëve të jetë sa më i plotë, sa më i saktë në mënyrë që aplikimi të jetë tërësisht online në fazat e aplikimit A2, pra të zgjedhjes së preferencave për universitete”, deklaron Harizaj.

Pas plotësimit të këtyre formulave maturantët do të hedhin një tjetër hap drejt garës për pranimet në universitete duke plotësuar formularin e preferencave (A2) në të cilin zgjedhin konkretisht degët se ku duan të vijojnë studimet e larta.

Kushtet për provimet me zgjedhje   

Zgjedhja e lëndëve për provimet me zgjedhje nga maturantët e 2013-ës  bëhet sipas disa kritereve zbatimi i të cilave ndihmon maturantin që të mos penalizohet me përjashtim nga gara për ndjekjen e studimeve të larta. Përzgjedhja e lëndëve është e vlefshme vetëm nëse “shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8.

Numri i lëndëve me zgjedhje duhet të jetë dy. Maturantët dhe kandidatët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e detajuara për shkollat artistike”.  Maturanti dhe kandidati kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë (10 kredite), ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dyte (6 kredite). Maturantët që do të rezultojnë mbetës në njërin nga provimet e detyruara apo ato me zgjedhje nuk kanë të drejtë që të vijojnë procedurat e tjera për pranimet në shkollat e larta publike e private. Kjo kategori maturantësh duhet të presë sezonin e vjeshtës për të shlyer detyrimet e pamarra dhe më pas për të vijuar procedurat për pranimet në shkollat e larta publike apo private.

Formula si do llogariten pikët për vijuar studimet në universitetet publike

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike të kandidatit që i ka marrë të gjitha provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara, bëhet sipas formulës përkatëse të maturës.

Kështu “shënojmë me M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje. Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike. Shënojmë me F1, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

Llogaritja e shumës së pikëve me të cilat maturanti konkurron për në universitet bëhet me formulën “ S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100”, detajohet në udhëzimin e shpallur nga Ministria e Arsimit.

Kreditet e lëndëve që do jepen si provime me zgjedhje

Nr Lënda Kredite
  I. Për të gjitha shkollat e mesme  
1 Gjuhë e huaj e parë 10
2 Gjuhë e huaj e dytë 6
3 Letërsi e thelluar 5
4 Matematikë e thelluar 5
5 Kimi bërthamë 4
6 Kimi e thelluar 6
7 Fizikë bërthamë 4
8 Fizikë e thelluar 6
9 Biologji bërthamë 4
10 Biologji e thelluar 6
11 Histori bërthamë 5
12 Histori e thelluar 9
13 Gjeografi bërthamë 5
14 Gjeografi e thelluar 7
15 Ekonomi bërthamë 2
16 Ekonomi e thelluar 4
17 Teknologji bërthamë 2
18 Teknologji e thelluar 4
19 Qytetari 3
20 Psikologji 2
21 Filozofi 2
22 Sociologji 2
  II. Vetëm për shkollat artistike  
23 Histori muzikë 6
24 Histori arti 6
25 Histori baleti 3
  III. Vetëm për shkollat profesionale  
26 Teori profesionale 8
     

 

Penalizimet për ata që nuk respektojnë rregulloren e provimeve

Kandidati përjashtohet nga kur:

Nuk qëndron në vendin që i është caktuar

Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me kandidatë të tjerë

Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit

Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit.

Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit

 

Rastet kur rezultati i provimeve të maturës nuk njihet

Nëse përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit

Nëse heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test

Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja te dallueshme dhe të  veçanta), të evidentuara në procesverbal, ose nuk e dorëzon atë

Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga komisioni i ekspertëve

Nëse përjashtohet nga provimi.


5 Komente


  1.  
    Erblind

    Une jame shum dakorte me te gjitha rregulla dhe menyren e aplikimit ,dhe ju uroje te jete nje vit ishalla sa me i mbare per ju dhe ne nxenesit qe do te ndjekin keto rregulla per tu pregatit per fazen tjeter ne ate te studentit .Faleminderit dhe pune te mbar.?




  2.  
    pranvera

    ju faleminderit per udhezimet dhe nje vit sa me i mbare




  3.  
    ardit

    faleminderit per informacionin por ne jemi me 6 prill e akoma nuk kan filluar formularet A1z.kur pritet te fillojn?ju faleminderit




  4.  
    klajdi

    faleminderit per info..por jemi 7 prill dhe nuk dim ku te drejtohemi per plts e formulareve A1Z..dhe suksese te gjithe kandidateve?




  5.  
    fatbardh dushaj

    Kur duhet te interesohem une qe e kam kry shk e mesme.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)