e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Matura 2014 me 5 provime, kreditet për 25 lëndët me zgjedhje

34
Pranvera Kola
Postuar më: 27 Dhjetor, 2013 tek Komunitet
Maturante-provime-1024x682

Në provimet e maturës së 2014 në lëndët e detyruara do të jetë edhe gjuha e huaj, por pikët e saj nuk do përfshihen në llogaritjen e rezultatit final me të cilin maturanti do të garojë për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike të vendit për vitin e ardhshëm akademik. Pavarësisht deklaratave të bëra pak kohë më parë nga autoritete e arsimit, udhëzimi zyrtar që është miratuar nga Ministria e Arsimit gjatë ditës së djeshme specifikon se maturantët do të testohen në sezonin e maturës në 5 lëndë të ndryshme, ku krahas dy lëndëve të detyruara në matematikë, gjuhë-shqipe dhe letërsi do të japin si provim të detyruar edhe gjuhën e huaj, si dhe dy lëndët e caktuara për provimet me zgjedhje. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara rregullat e plota që do të ndiqen për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore 2014, së bashku me listën e 25 lëndëve nga ku maturantët duhet të caktojnë dy më të preferuarat për t’i dhënë si provime me zgjedhje.

 

Gjuha e huaj si provim i detyruar

Në udhëzim thuhet se testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant apo kandidat që do të marrë pjesë në këto provime, si dhe do t’i përkasë nivelit gjuhësor A2. Menuja e gjuhëve të huaja për provimin e detyruar përfshin anglishten, italishten, frëngjishten dhe gjermanishten. Preferencat e maturantit për këtë provim do të pasqyrohen në Formulari A1. Testi i gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, ndërsa testimi do të administrohet nga Drejtoritë Arsimore e secilit rrethe. Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë tek pikët e llogaritjes së rezultatit final, me anë të cilit maturantët do të garojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet publike. Për të gjithë kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara Gjuhë-shqipe, Letërsi dhe Matematikë do të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme. Ndërsa programet orientuese të lëndëve me zgjedhje do të jenë të njëjta për të gjithë maturantët që do të plotësojnë dy formularët A1 dhe A1Z. Programi orientues i një lënde të thelluar do të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit të lëndës së thelluar do të llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara). Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) do të përmbajë edhe lëndën “Shkenca e tokës”.

 

Kriteret e zgjedhjes së lëndëve për 2 provimet me zgjedhje

Maturanti ka të drejtë të zgjedhë një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo, i janë ofruar ose jo nga shkolla.

Maturanti duhet të zgjedhë lëndët për provimet me zgjedhje sipas kritereve që kanë të bëjnë me kushte të tilla si : “Shuma e krediteve të këtyre lëndëve nuk duhet të jetë më e vogël se 8, numri i lëndëve duhet të jetë vetëm 2”.

Kandidati ka të drejtë të zgjedhë vetëm një gjuhë të huaj, të cilat në planin mësimor të shkollës së mesme të lartë, trajtohet si “gjuhë e huaj e parë” , pavarësisht nëse është zhvilluar apo jo në shkollë. Niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2, dhe lista e gjuhëve të huaja si lëndë me zgjedhje do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z.

Ndërsa maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e dhëna në listën numër 2 të tabelës, e cila është vetëm për shkollat artistike.

Maturanti kur zgjedh një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me note jo më të vogël se 4.5, u njihen provimet e dhëna çka do të thotë se nuk kanë nevojë më që t’i japin sërish në sezonin e këtij viti.

Ndërsa kandidatët që nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje duhet t’i japin ato në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë udhëzim. Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje e mbartin atë dhe japin një provim tjetër, nga lista e përcaktuara, të cilën e gjeni të detajuar bashkangjitur shkrimit.

Kandidatët që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje dhe: Kanë mbetur në dy provime, duhet të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara në këtë udhëzim. Kur rezultojnë kalues në 2 prej tyre do të pajisen me Diplomën e Maturës.

Kandidatëve, të cilët kanë marrë Dëftesë Pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, do t’u njihen vetëm dy provime të detyruara,pavarësisht nga emërtimi i lëndëve.

tabela

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Formula si llogariten piket per pranimin ne universitete

formula

 


34 Komente


  1.  
    Sara Cali

    Ne fund me te gjitha piket perfundimtare ,nese nuk e arrijme nivelin e preferences se pare te percaktuar…per ne preferencen e dyte piket tona a kane zbritje apo qendrojne te pandryshuara???




  2.  

    mbi ne eksperimentohet cdo vit…




  3.  
    jonida

    provimi i anglishtes me note eshte ……




  4.  
    arlinda

    nqs se une kam lende me detyrim frengjishten ajo do jete ne nivelin a2 dhe provim me nqs provim me zgjedhje dua te jap frengjishten do te jete ne nielin b2 po nqs nk jap frengjish po anglisht ne cfare niveli do jete? a2 apo b2




  5.  
    klea

    shpresojme te merret parasysh me shume nota mesatare e 3 viteve




  6.  

    -Provimi i Gjuhes se huaj,nuk ka ndikim aspak ne ecurine e krediteve dhe te perzgjedhjes se shkolles.-E rendesishme eshte qe,nese ky provim sado i lehte apo veshtire nuk merret,ateher con dem gjithcka,Je mbetes!
    -Mesatarja e 3 viteve te Gjimnazit do merret parasysh deri ne 26%.




  7.  

    A eshte e vertet qe nuk mund te zgjedhim 10 preferenca por vetem 2?




  8.  

    Provimi i anglishtes me note esht




  9.  
    nisa

    po provimi me zgjedhje i anglishtes eshte i veshtire?




  10.  
    ilda

    U be nje gjuhe e huaj me detyrim..pse nuk na i thate qe ne fillim te vitit por na i thoni tani qe po mbaron viti???




  11.  
    Vini

    po piket minimale per pranim ne universitete kur do jepen?




  12.  
    Blerina

    A kam të drejtë në lëndët me zgjedhje të zgjedh Anglishten e Thelluar,pavarësisht se ajo bazë është e detyruar?




  13.  
    besjana

    A mund te jap te dy ekonomit si ate baze dhe ate te thelluare.




  14.  

    Pse nuk publikohen datat e provimeve?




  15.  
    Devis

    Mund te ma shpjegoni pak si dalin piket se nk e kuptoj ju lutem




  16.  
    xheni

    po piket e universiteteve kur dalin ?




  17.  

    Jam shume i merzitur ke provimi i anglishtes une si person qe jam , ju kerkoje ndjese me gjithe zemer me ndihmoni ju lutem ke provimi i anglishtes se nuk me pelqen lenda e anglishtes .




  18.  
    arjola

    jam shum dakord me provimin e anglishtes se detyruar (te mesojne njecik)




  19.  
    arta

    suksese te gjitheve…….




  20.  
    ina

    shpresojme te dalim mire ne provimin e englishtes




  21.  
    xhilda

    mos luani me shpresen tone,jemi ne qastet me kritike te jetes,femijet tuaj i keni te kripur ne parane shkolla private,ne gjithcka e kemi me sakrificat tono…




  22.  
    ana.lori@hotmail.com

    Keto jane duke bere eksperimente me ne kete vit…mire qe e bene me nje rregull te papame te pakten ne qytetin tim(e mendoj se ishte menyra e duhur qe te mari cdokush ate cka meriton)…por psee duhet te ulin notat ne korigjime…dhe kte pa te drejte….duan qe kete vit te jene te pakte maturantet qe shkojne ne universitete e vecanerisht ne tirane…po c’faj kemi ne….duan te bejne ndryshime ne rregull por ti bejne te drejta e qe te jene ne dobine tone jo per te na cuar gjithmone e me poshte…nuk jan ne terezi keto qe i rafte vdekja se po na cmendin ee na kane futur stresin qe ne kete moshe…….




  23.  

    THUHET QE DO RRITEN SHUME PIKET PER TU FUTUR NE UNIVERSITET…http://goo.gl/pynxEm




  24.  
    toni

    Me ndihmoni te llogaris pak piket ,,,, Mesataren e kam 8.5,,,,Matematike 6 .
    .Gjuhe letersi 9,,,,Lendet me zgjedhje Z1 = 8.5 ,,,Z2 =5.7




  25.  
    ana

    si do na dalin keto nota




  26.  

    tani nuk po e kuptoj me noten 4.5 ne lendet me zgjellje rezulton e kaluar??





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)