Matura 2017, dalin notat e 2 provimeve me zgjedhje

July 6, 2017 17:51

Matura 2017, dalin notat e 2 provimeve me zgjedhje

Dalin edhe notat e 2 provimeve me zgjedhje. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur notat e marra nga maturantët në dy provimet e fundit të maturës, të zhvilluara në datën 23 qershor. Rezultatet e plota të arritura nga secili maturant do t’i gjeni të detajuara në online në faqen www.gazetadita.al.

Kështu, maturantët mund t’i gjejnë notat që kanë marrë, duke kërkuar në listë ID-në e tyre, përbri të cilës janë shënuar në mënyrë të detajuar nota e përshkallëzuar, si dhe nota përfundimtare me të cilin kandidati është vlerësuar në  secilin prej provimeve me zgjedhje të zhvilluara rreth dy javë më parë. Ka edhe nga ata maturantë që nuk do ta gjejnë veten e tyre në listë.

Kjo pasi testet e tyre janë klasifikuara si të dyshuara për kopje, dhe do tu nënshtrohen verifikimeve nga një komision ekspertësh. Ky komision do të japë edhe vlerësimet përkatëse nëse maturantit do t’i njihet rezultati, ose jo. Pjesa dërrmuese e notave të marra edhe në këto dy provime i përkasin nivelit mesatar. Numri i mbetësve po ashtu paraqitet të jetë tepër i lartë.

 

Lista e plotë mund të shikohet duke klikuar KETU

July 6, 2017 17:51
Komento

1 Koment

  1. ana July 7, 09:39

    ejj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*