Maturantët ikin jashtë. Në 10 ditë, 2600 aplikime për studime në Europë

July 11, 2019 18:06

Maturantët ikin jashtë. Në 10 ditë, 2600 aplikime për studime në Europë

 

Këtë verë duket se nuk ka qetësi për maturantët.  Kërkojnë mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore,  këtë periudhë është plot me të rinj.  Aplikojnë për legalizimin e dokumenteve  të shkollës së mesme, për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë kthimin në Shqipëri pas studimeve.

Mes aplikantëve për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu, për t’ia nisur nga e para jashtë.

Nga 36 mijë të rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për studime jashtë vendit.

Gjermania, Austria, Franca , Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur  studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan për jashtë Shqipërisë.

l.h/ dita

July 11, 2019 18:06
Komento

4 Komente

  1. Arben July 11, 18:22

    nga fitorja ne fitorje

    Reply to this comment
  2. xxx July 11, 19:24

    i ka keto Globalizma.
    eshte e pashmangshme qe shqiperia ne cdo fushe do konkurohet nga bota
    dhe te shumten e heres do e humbi betejen ne kete konkurrence
    vend periferik me varferi injorance dhe politike bajraktaresh me destabilizim kronik
    migracioni eshte fitore per bajraktaret

    Reply to this comment
  3. Love Laberi July 11, 20:01

    Dmth se nuk qenka kaq keq ne Shqiperi sa perpiqen ta nxijne..2600 ne 10 dite dmth paska mireqenie..

    Reply to this comment
  4. STOP CENSURES! July 11, 20:31

    Mos degjo tutorin teta redaktore, por ftillohu dhe ngrije koken lart. Ka akoma komente te papublikuara ke kjo faqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*