Mavraj, nga “tradhtar” te idhull në Kombëtare

May 26, 2014 09:15

Mavraj, nga “tradhtar” te idhull në Kombëtare

Mërgim Mavraj ka vetëm dy vite përvojë në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Mbrojtësit kosovar nuk i është dashur kohë e gjatë që të shndërrohet në shtyllë të mbrojtjes në ekipin kuqezi. Mbrojtja e Shqipërisë tani nuk mund të paramendohet pa Mavrajn, ndërsa sa herë që mungon 27-vjeçari evidentohen defekte në këtë repart.

Mavraj ka debutuar për Shqipërinë më 22 maj të vitit 2012. Por historia e tij me Shqipërinë nis shumë më herët. Ishte viti 2006, kur për Mavrajn u vlerësua se ka të ardhme te Kombëtarja, ndonëse atë kohë luante në Kategorinë e Tretë gjermane për ekipin Darmstadt. Në shtator të vitit 2006, Mavraj u pajis me pasaportë shqiptare me rekomandim të trajnerit të asokohe, gjermanit Hans Peter Briegel. Pasi mori pasaportën, pasoi një periudhë e gjatë plot zhvillime e akuza. Mbrojtësi nuk u ftua në Kombëtaren A, por vetëm në atë U-21 të Shqipërisë. Në shkurt të vitit 2007, Mavraj debutoi për U-21 të Gjermanisë, duke luajtur gjithsej dy herë. Në pesë vitet në vijim, Mavraj edhe në të paktën dy raste ishte fare pranë që t’i bashkohej kombëtares, por kjo nuk ndodhi deri në maj të vitit 2012. Ai ishte pre e fjalëve shumë të rënda që vinin nga Shqipëria. Në disa raste u quajt edhe tradhtar, ndërsa ofendime mori edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit në atë periudhë. Ndër të tjera iu kërkua që të kthejë pasaportën e Shqipërisë dhe u deklarua se dyert e Kombëtares për të janë përgjithmonë të mbyllura. Por, tani Mavraj llogaritet ndër lojtarët më të mirë kuqezi dhe ndër lojtarët me angazhimin më të madh në fushë. Akuzat tashmë janë zëvendësuar me lëvdata që vijnë nga të gjitha anët: trajnerët, tifozët, bashkëlojtarët, drejtuesit e FSHF-së e mediat.

Kur Mavraj shikon prapa, nxjerr vlerësimin se historia e tij me Kombëtaren ishte “problematike”. Atij i vjen keq për tërë gjërat që ndodhën, ndërsa vajton kohën e humbur.

“Kam pasur histori pak problematike”, ka thënë Mavraj. “Atë periudhë tani e shoh me një sy si të mbyllur. Më vjen keq dhe e qaj kohën e humbur”.

Mbrojtësi që ka lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Istogu, thotë se shumë gjëra kanë luajtur rol në zhvillimet që kishin të bënin me Kombëtaren: “Thjesht, nuk ishte e shkruar që më herët të jem pjesë e Kombëtares. Dhe vetëm Zoti e di nëse po t’i bashkohesha më herët Kombëtares do të isha i suksesshëm sa tani. Kanë ndikuar shumë gjëra, isha i ri, pa përvojë. Kanë pasur ndikim edhe menaxheri, Federata, mediat. Të gjithë kanë kontribuar që gjërat të ishin ashtu”.

Mavraj nuk e kujton me shumë qejf të kaluarën që lidhet me angazhimin në Kombëtare, por shijon çdo ditë që është pjesë e saj: “Për shkak të historisë që kisha, kam pasur pak frikë për atë se si do të pritem. Por çdo gjë ishte shumë mirë që prej ditës së parë. Shumë më kanë respektuar. Stafi, lojtarët, të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë dhënë përkrahje. Më kanë ndihmuar shumë edhe lojtarët me përvojë si Bogdani, Dallku e të tjerët, prandaj jam ambientuar shumë shpejt”.

Mavraj tashmë i ka 15 ndeshje me Kombëtaren. “Kam lexuar se në Kombëtare lojtarët nuk kalojnë mirë mes tyre dhe se ka ndarje. Por këto të gjitha janë shumë të pavërteta. Ne funksionojmë si një grup dhe nuk e shikon askush nëse lojtari është nga Shqipëria apo Kosova. Jemi një dhe vërtet më vjen keq që dalin gjëra të tilla të pavërteta në opinion”, ka thënë Mavraj.

 

 

May 26, 2014 09:15
Komento

2 Komente

  1. ALBANO May 26, 14:05

    lerini futbollistet te luajne futbooll dhe mos i ngaterroni me probleme :ndersa per federaten shqiptare mos ta hapin gojen :::nuk jane ne gjendje te bejne nje stadium dhe kritikojne te tjeret :::::dhe dicka ::mos i quani kosovare shqipataret nga maqendonia nga mali i zi nga kosova :::jane shqiptare kudo qe te jene :::ose thuajini vlonjateve laberit :::lalucet e fierit laluce dhe krutaneve krutane :::mos i traitoni si te dores se dyte :::e kuptoni shoke gazetare :::

    Reply to this comment
  2. Rori October 10, 21:02

    Ky eshte pothuajse xhihadist, i radikaluar ne Gjermani ku ka venin. Nuk kupton kulturen tone dhe nuk ka pune ne kombetaren shqiptare. Nuk du ta shof me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim