Max Allegri: Juventus nuk ka fituar asgjë akoma

March 13, 2018 16:17

Max Allegri: Juventus nuk ka fituar asgjë akoma

 

Max Allegri dhe bardhezinjtë e tij kanë marrë kryesimin e Serie A për të parën herë që prej javës së tretë, dhe të mërkurën kanë mundësi të rrisin diferencën në katër pikë nëse mundin Atalanta-n në Torino.

Kur pyetet se çfarë ka ndryshuar nga viti i kaluar, ai përgjigjet: “Kanë ndryshuar karakteristikat, megjithëse jemi pak a shumë të njëjtë.

Ka mbërritur Matuidi i cili është një lojtar me temperament dhe vrapon shumë, çka na lejon të ushtrojmë më shumë presion në gjysmëfushën kundërshtare”.

Allegri vë në dukje se forca e Juve-s është se të gjithë kanë të njëjtin objektiv, të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë: “Mbi të gjitha ekziston dëshira për të treguar se jemi më të fortët përsëri”.

Por trajneri toskan thekson se “për momentin Juventus nuk ka fituar asgjë akoma, por kemi për të luajtur finalen e Kupës së Italisë dhe aktualisht kryesojmë kampionatin ndaj një Napoli që më duhet të komplimentoj pasi po kalon një sezon të madh, nëse jo atëherë kampionati do të ishte mbyllur.

Do të jetë e vështirë për ne pasi do të luajmë në çerekfinalen e Champions League. Pra do të kemi më shumë ndeshje se Napoli.”

a.s/dita

March 13, 2018 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*