Maxhoranca do të votojë pa opozitën, ja ç’pritet sot në Kuvend

September 6, 2018 10:06

Maxhoranca do të votojë pa opozitën, ja ç’pritet sot në Kuvend

Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ, që përcakton edhe shpërblimin në fund të vitit prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Në funksion të paketës së solidaritetit, qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh.

Akti Normativ do të miratohet vetëm nga maxhoranca, pasi opozita nuk do të jetë sot në Kuvend.

Në rendin e ditës janë dhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar, siç është ai për Shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

Për këto dy projektligje kërkohen votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota.

s.a/dita

September 6, 2018 10:06
Komento

2 Komente

  1. Adih September 6, 11:16

    Si nuk ju vjen turp Me te denuarit jane pensionistet ,qe ane mishin e tyre ,per mbijetese . Talleni me to .
    SI NUK HOQET DORE MORE TE KUQ FLAKE ;NGA METODAT KOMUNISTE TE SHPERBLIMIT hero i punes socialiste .Mos u mburrni e beni propogande bolsheviku se SPAK ,para fundvitit vendoset.e do veproje …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*