May: Kabineti mbështet projekt-marrëveshjen e Brexit    

November 14, 2018 22:22

May: Kabineti mbështet projekt-marrëveshjen e Brexit    

Kryeministrja britanike, Theresa May, të mërkurën, deklaroi se kabineti ka mbështetur projekt-marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

May tha se ishte një debat i gjatë, i detajuar dhe pasionant në një takim që zgjati pesë orë me ministrat, si dhe negociatorët e BE-së.

Sipas saj, ky është një hap vendimtar për përparimin e Brexit, si dhe do të lejonte marrëveshjen të finalizohej në ditët në vijim.

Mësohet se pika e fërkimit gjatë bisedimeve ka qenë kufiri i Irlandës së Veriut.

Çdo marrëveshje duhet të miratohet nga ministrat, deputetët e Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo shtet anëtar i BE-së.

Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian të premten më 29 mars 2019.

v.l/ Dita

November 14, 2018 22:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*