May planifikon një “ofertë të guximshme” për të arritur mbështetjen për Brexitin

May 19, 2019 17:51

May planifikon një “ofertë të guximshme” për të arritur mbështetjen për Brexitin

Kryeministrja britanike Theresa May, tha se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin.

Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.

“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me “sy të ri” dh eta mbështesin”, tha May.

Sipas raportimeve të medieve britanike, May do të konsultohet me kolegët e kabinetit për ndryshimet e propozuara për marrëveshjen e largimit nga blloku, transmeton rel.

Rreth 3 vjet pas votimit pro të Britanisë prej 52 për qind në referendumin e largimit nga BE-ja, ende mbetet e paqartë se si, kur apo a do të largohet fare nga blloku që iu bashkua më 1973. Afati përfundimtar për largim është 31 tetori.

Bisedimet e Brexit-it në mes të konservativëve të May dhe laburistëve dështuan të premten. Të shtunën, zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, tha se Qeveria duhet të premtojë mbajtjen e një votimi publik.

 

v.l/ Dita

May 19, 2019 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim