May: Vetëm Rusia mund të fajësohet për helmimin e ish-spiunit rus

March 19, 2018 17:47

May: Vetëm Rusia mund të fajësohet për helmimin e ish-spiunit rus

 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë sot se vetëm Rusia mund të fajësohet për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Ajo ka hedhur poshtë mohimet për përfshirje në këtë incident, që i ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin kishte thënë të dielën se është e pakuptimtë të mendohet se Moska qëndron prapa këtij incidenti.

Jam e qartë në atë që kemi parë që se tregon se nuk ka asnjë përfundim tjetër, por shteti i Rusisë është fajtor për atë që ndodhi në Salisbury”, ka thënë May për Sky News, kur është pyetur nëse Putin është duke gënjyer.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, pas ekspozimit ndaj një agjenti kimik, janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në një spital në Salisbury të Britanisë./rel

l.h/ dita

March 19, 2018 17:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*