May zbulon “sugjerimin brutal të Trump”: Më tha mos negocio, padite BE-në!

July 15, 2018 12:29

May zbulon “sugjerimin brutal të Trump”: Më tha mos negocio, padite BE-në!

 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar sot se presidenti i amerikan Donald Trump, e ka këshilluar që të nisë një luftë ligjore duke e paditur BE-në, në vend që të vazhdojë të negociojë me unionin.

Këtë detaj, të cilësuar brutal në Britani, May e ka zbuluar sot në intervistën e mëngjesit për BBC.

Presidenti amerikan tha të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp se ai i kishte dhënë një sugjerim, por ajo e kishte interpretuar si tepër “brutal”.

I pyetur nga BBC se çfarë i kishte thënë Trump, ajo u përgjigj: “Ai më tha që unë duhet të padisë BE-në dhe të mos hyj në negociata”.

Ndërkohë në deklaratën e përbashkët për shtyp dy ditë më parë Trump u tregua supersticioz, duke thënë se “ndoshta, një ditë, May do ta bëjë realitet” këshillën që ai i dha lidhur me BE-në.

“Nëse ata nuk bëjnë marrëveshjen e duhur, ajo mund të bëjë shumë mirë atë që unë sugjerova”, theksoi Trump.

Por May duket se nuk e çon ndërmend një betejë ligjore me BE-në, teksa për BBC ajo mbrojti planin e saj për Brexit dhe i nxiti kritikët e saj për ta mbështetur atë.

Ajo tha se kjo do të lejojë Britaninë e Madhe të godasë marrëveshjet tregtare me kombet e tjera, t’i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Letra e Bardhë, e botuar të enjten, përmblodhi detajet e planit të saj, që përkrah lidhje të ngushta me BE-në mbi tregtinë e mallrave, por jo atë të shërbimeve.

Duke folur për këshillën e presidentit për mënyrën e trajtimit të BE-së, May tha: “Interesante, ajo që presidenti gjithashtu tha në atë konferencë shtypi ishte ‘mos u dorëzo’”.

“Mos u largo nga ato negociata, sepse atëherë do të mbeteni të mbërthyer. Kështu që unë dua që ne të jemi në gjendje të ulemi për të negociuar marrëveshjen më të mirë për Britaninë”, theksoi ajo.

a.s/dita

July 15, 2018 12:29
Komento

4 Komente

  1. koment July 15, 16:00

    Trump urren moralitetin sinqerisht sepse ne baze te moralitetit Trump kategorizohet negativ.

    Meqe Demokracia merr persiper njefare angazhimi moral si sistem ajo automatikisht perben armikun e tij me te madh.

    Trump kerkon nje sistem ku te jete i pranuar si pozitiv, nje aleance me te tjere te refuzuar nga Demokracia si Kim Un-i, Putini e me radhe, ku te permyset c’mbahet si pozitive e negative sipas moralit Demokratik e ku jane te pranueshme gjithcka ben njeriu pa dallim.

    Lufta e Trump ndaj BE le te konsiderohet e shpallur.

    Reply to this comment
    • L.F. July 15, 16:32

      Trump e ka shitur bythen prej kohesh tek ruset, te cilet kane prova te forta te tradhetise te tij ne kembim te fitores si president.
      Tani eshte i detyruar te kerceje vallen si e urdheron Putin, perndryshe i nxjerrin provat ne publik dhe e pret karrikja elektrike.
      Nuk eshte rastesi qe ai i eshte bashkuar sulmit teper agresiv rus per shkaterrfimin e BE-se.
      Megjithate heret e vone e ka te prenotuar karriken elektrike, mbasi eshte duke shkaterruar edhe ameriken per interesat e rusit.

      Reply to this comment
  2. realisti July 15, 18:01

    Biznesmen dhe politikan nuk eshte e njejta gje. E matur me llogjiken e biznesit cdo veprim qe jep fitim eshte i moralshem Tramp eshte nje biznesmen. Parimet morale jane pengese per biznesin.

    Reply to this comment
  3. Vurkari July 15, 21:50

    Trump merr fund në zgjedhjet e radhës mos u bëni merak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*