Mazhoranca duhet t’u shkojë gjer në fund ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore!

July 16, 2020 13:12

Mazhoranca duhet t’u shkojë gjer në fund ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore!

Komisioni i ligjeve,
në vend nismën shpuri,
dhe gjithë opozitën,
paniku e zuri!

Kundër Edi Ramës,
u nisën raketa,
ca nga SHQUPI i Lulit,
ca nga Ilir Meta!

Edhe pse ndryshimet,
s’janë shumë rrënjësore,
keq është “rebeluar”,
Shtëpia Qëndrore!

Me kuç e me maç,
i kanë ngritur tonet,
sepse Kushtetuta,
heq koalicionet!

Kjo është një hata,
për Lulash mavrinë,
se ai krejt fiasko,
del pa LSI-në!

Në fakt është PS-ja,
tash duke riskuar,
se tetë vjet pushtet,
e kanë konsumuar!

Tek “miqtë” gjermanë,
SHQUPI u ankua,
Shpatë e Demokleut,
u aktivizua!

Shpejt ultimatum,
mazhoranca mori,
duhet të kalojë,
vetëm 5 Qershori!

Mos bëni aspak,
të reja,
sepse ju largon,
kjo gjë nga BE-ja!

Më kot opozita,
prapë në sherre rreket,
sepse 5 Qershorit,
asnjë germë s’i preket!

Por ajo marrëveshje,
që të gjithë e dimë,
se s’është një reformë,
po një retushim

Reformë të pranueshme,
do të kemi,
nëse hapen listat,
dhe ndryshon sistemi!

Po gjithë ky presion,
nga jashtë dhe nga vendi,
kam frikë-mazhorancën,
edhe mund ta trëmbi!

Ditët në vijim,
do shtohen presionet,
që SHQUPI mos mbetet,
pa koalicionet!

Edhe hakçe-hakçe,
për zgjedhjet e reja,
për koalicionet,
bëhet gjithë beteja!

PS-ë nga presionet,
s’ka pse bëhet nuse,
t’i çojë gjer në fund,
ndryshimet kushtetuese!

A.DUKA

July 16, 2020 13:12
Komento

1 Koment

  1. Mark .UK July 16, 15:40

    Poetaruc me pages.Ish fuks deget.Sot po luan rolin e zagarit dhe po e krye mesemiri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim