Mazhoranca kalon me 17 shtator ligjet e kthyer nga Nishani

September 4, 2015 09:16

Mazhoranca kalon me 17 shtator ligjet e kthyer nga Nishani

Përmes mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, paraditen e së hënës çel zyrtarisht punimet parlamentare Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë mbledhje, që do të drejtohet nga kryeparlamentari Ilir Meta do të shqyrtohet dhe miratohet kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit në prag të sezonit të ri.

Ndërsa seanca plenare e të hënës çel sesionin e ri kuvendor, ligjvënësit do të mblidhen sërish tri ditë më vonë, pasi të enjten pritet të përballen palët në një debat maratonë për shkak të diskutimit të aktit normativ me të cilin qeveria ndryshon buxhetin e shtetit, i cili është parashikuar në rendin e ditës së kësaj seance.

Ndërkaq, burime nga Kuvendi bëjnë me dije se kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit parashikon që dy dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për kthimin mbrapsht për shqyrtim nga Kuvendi të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe atë të turizmit, të votohen në seancën plenare të datës 17 shtator, raporton “Shqip”.

Gjithashtu, një tjetër draft që pritet të testojë votat e mazhorancës në Kuvend është dhe ai për ndryshimet në Kodin Rrugor, votimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend. Pjesë e kalendarit të ri të punës po ashtu, pritet përfshirja në axhendën parlamentare edhe e aktit normativ “Për buxhetin e shtetit”, si dhe një numër draftesh, të tjera të propozuara nga qeveria. Konferenca e Kryetarëve pritet të miratojë edhe programin e punës së Kuvendit deri në muajin nëntor 2015.

September 4, 2015 09:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim