Mazniku: Ja si bëhet transferimi nga universitetet e mbyllura

August 12, 2014 16:50

Mazniku: Ja si bëhet transferimi nga universitetet e mbyllura

Zv.ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, priti sot studentë të institucioneve private të arsimit të lartë që ju është hequr licenca, për t’i sqaruar nga afër për shqetësimet dhe paqartësitë që ata kanë.

Mazniku theksoi se ligji dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit parashikojnë pajisjen e studentëve, pa asnjë pagesë, me dosjen e çregjistrimit, nga universiteti prej të cilit largohen.

Numri dy i Arsimit tha se vetë këto institucione të arsimit të lartë janë përgjegjëse për parregullsitë ligjore që i çuan ata në humbjen e licencës. Në emër të MAS, Mazniku garantoi se do të monitorohet procesi i transferimit të dokumentacionit, në mënyrë që lëvizja nga një universitet në tjetrin të jetë sa më e lehtë për studentët.

Një ditë më parë, Mazniku i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, ka verifikuar pretendimet e studentëve të universitetit “Vitrina”, të cilëve u ishin kërkuar para në këmbim të dokumentacionit të transferimit.

 

1) Ligj nr.9741 “Për arsimin e lartë”. Neni 44 pika 9 thotë: Licenca për fillimin e veprimtarisë së një institucioni privat përmban edhe detyrimin, që në rastin kur ai institucion ndërpret veprimtarinë e tij, të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara, për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion.

 

2) Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 6.8.2014 ku thuhet se IALP të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

http://www.legjislacioni.gov.al/?q=node/2491

 

3) Udhëzim i MAS nr.25 datë 11.08.2014. Pika 4 thuhet: Institucionet e arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, kanë detyrimin të përgatisin dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për çdo student brenda datës 1 shtator 2014, dhe t’ia vënë atë në dispozicion çdo studenti pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e studentit.

http://www.arsimi.gov.al/files/news_files/Udhezim-25-11082014.pdf

 

August 12, 2014 16:50
Komento

1 Koment

  1. argita August 13, 08:07

    ore injorante zvendesministere po te gjithe ata ne universitetet private jane injorantere dhe nuk din po kane lekune dhe sa pere dijeni kulmin dhe vendein e pare e mbante vitrinat zot na rujt car ishte ai mere vetem shkoll sbehej aty ku sa futeshe te zyrate shkruhej lekete skthehn mbase hajde hajduteri me dhune dhe injorance hajde urime o universitete 1 ne bote urime

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*